logo       

Per Skender Krasniqin dhe Deputetin in PDK-se, Nait Hasanin: msg#00046

politics.region.albania.shqiperia

Subject: Per Skender Krasniqin dhe Deputetin in PDK-se, Nait Hasanin

Skender, sikur Nait Hasani, shikoje kush eshte kunder Kryeministerin Ramush Haradinaj:
 
Serbia's President Boris Tadic, center, bites his lip at the start of a Serbia'n government extraordinary session, Saturday Dec. 4, 2004 in Belgrade. Top Serbian officials met to discuss the appointment of Ramush Haradinaj, a Kosovo separatist leader turned politician as Kosovo prime minister. The Serb authorities accuse Haradinaj of committing war crimes against Serb civilians in western Kosovo, where he led rebel troops of the separatist ethnic Albanian Kosovo Liberation Army during a 1998-99 war. At left is Serbia's parliament speaker Predrag Markovic, at right is prime minister Vojislav Kostunica. (AP Photo/Srdjan Ilic)
 
Serbia's President Boris Tadic, center, bites his lip at the start of a Serbian government extraordinary session, Saturday Dec. 4, 2004 in Belgrade. Top Serbian officials met to discuss the appointment of Ramush Haradinaj, a Kosovo separatist leader turned politician as Kosovo prime minister. The Serb authorities accuse Haradinaj of committing war crimes against Serb civilians in western Kosovo, where he led rebel troops of the separatist ethnic Albanian Kosovo Liberation Army during a 1998-99 war. At left is Serbia's parliament speaker Predrag Markovic, at right is prime minister Vojislav Kostunica
A ta fusim fotografine i Nait Hasanit afer Predrag Markoviqit?

Skënder KRASNIQI <skenderkrasniqi1@xxxxxxxxxxx> wrote:
Nait Hasani: Rugova ka kërkuar edhe burgosjen e vëllait të Ramushit

Prishtinë, 10 dhjetor (Kosovapress)

Nait Hasani, deputet i PDK-së në Parlamentin e ri të Kosovës, në një intervistë ekskluzive dhënë Kosovapress-it flet për ndjenjën e tij që ka përjetuar në seancën e parë konstituive të Parlamentit, të cilit nuk i është dhënë mundësia që të betohet, duke iu ?falënderuar? kryeparlamentarit Daci dhe sjelljeve të tija arrogante. Hasani është i vetmi deputet që ka votuar hapur kundër bashkëluftëtarit të tij, Ramush Haradinaj, tashmë kryeministër. Pse e bëri këtë Nait Hasani? . Të votoja për formulën Rugova-Ramush do të isha pozicionuar kundër vetëvetes, lirisë, pavarësisë dhe demokracisë.? Qeveria e re nuk është e krijuar ndërmjet partnerëv e të koalicionit LDK- AAK, por ndërmjet individëve e klaneve brenda këtyre partive. Hasani thotë se në Kosovë nuk do të ndodhë asgjë dhe nuk do të ketë trazira.

Kosovapress:Ju jeni deputet i ri në Kuvendin e Kosovës. Si e ndjeni veten si një deputet që nuk e keni dhënë betimin në seancën e parë solemne të Parlamentit?

Nait Hasani: Mund të them që kur hyra në sallë të Kuvendit e pashë se në këtë vend shumë vendime janë marrë për Kosovën në të mirë të saj dhe në dëm të saj, por në kohë të ndryshme. Kuvendin e kam kuptuar si vend ku vendoset për fatin e qytetarëve të vendit nga politikanë dhe grupe politike e partiake. Megjithatë, po në këtë kuvend, por pa këto maskime e retushe, iu morën Kosovës atëherë autonomia politike nga Millosheviqi. Kurse unë si deputet i ri në këtë kuvend të dytë të çliruar e të liruar nga kthetrat e regjimit serb vetën e ndjej mirë. Mirëpo, për befasinë time, që e kam pritur një rend e rregullë të mbajtjes së seancës solemne, që në fillim më zhgënjeu prezentimi i parë arrogant i kryesuesit të parlamentit, sepse ne deputetët as nuk dhamë betim, as nuk na veti kush se a kemi imunitet apo çka jemi. Çdo gjë iku apo shkoj shpejt sikur të na ndjekë kush nga mbrapa dhe këtë e pashë se i ndiqte fodullëku i tyre feudal.

Kosovapress:Ju po këtë ditë, keni votuar hapur kundër Ramush Haradinaj që të jetë kryeministër. Pse e bëtë këtë?

Nait Hasani: Po. Këtë e bëra për hir të Kosovës. Më duket kam qenë vetëm që kam votuar kundër, shumica tjetër abstenuan. Kjo është bindje e imja politike për të votuar për apo kundër. Unë votova kundër, sepse nuk munda të votoj për Ramush Haradinaj kur e pashë në krah të Rugovës. Kur i pashë Rugovën dhe Ramushin ashtu më dolën para syve shokët e mi e të Ramushit dhe vëllëzërit e tij e shokët e mi Luani e Shkëlzeni, Ademi (Jashari) e Muja (Mujë Krasniqi- Komand. Kapuqi), Zahir Pajaziti e Ilir Konushevci, më dolën para dëshmorët, invalidët dhe veteranët e luftë s. Mua më kapluan ethe, trupi m?u dridh kur pashë përqafimin e atyre që s?kanë pasur në të kaluarën të përbashkët asgjë. Thash me votu Qeverinë e Ramushit dhe Rugovën kryetar më vret gjaku i dëshmorëve.

Ky Rugovë më 26 janar 1997, në kohën e fuqizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishte kërkuar interpolin me na arrestu dhe na pat qujtur terroristë, njerëz të Serbisë, njerëz të frustruar, etj.,po ky Rugovë kur ne në burgjet e Serbisë shihnim vdekjen nën dajakun e xhelatëve serbë gjatë bombardimeve bashkë me prof. Ukshin Hotin, etj., Rugova vazhdonte takimet kryexhelatin e shqiptarëve Sllobodan Millosheviqin e Millutinoviqin dhe kërkonte ndaljen e bombardimeve (më 26 prill 1999 ) që mos t?ia prishim ?paqen e pavarësinë në barakën e tij,? në barakën e njohjes së Marshezedekut.

Prandaj të votoja për formulën Rugova -Ramush do të isha pozicinuar kundër vetëvetes, lirisë, pavarësisë dhe demokracisë së Kosovës.

Kosovapress:D.m.th. sipas jus h Rugova ka kërkuar edhe burgosjen e vëllait të Ramushit, Luanit?

Nait Hasani: Po, absolutisht.

Kosovapress: Ju njiheni si një njeri i dëshmuar kombëtarisht dhe njëherit edhe një njeri qe keni bërë ndryshime të rrjedhave edhe historike. A do të shohim ndryshime me punën tuaj edhe në Kuvendin e Kosovës?

Nait Hasani: Mendoj dhe besoj se do ta jap kontributin tim politik në kuadër të grupit parlamentar të PDK-së, që kjo legjislaturë ta jepë maksimumin e vet për të realizuar objektivat politike për Kosovën. Jam për ndryshime pozitive që të ndodhin në Parlament, por jam edhe që të punohet më shumë për një angazhim më të madh të të gjithëve për nxjerrjen e ligjeve që Kosovën ta bëjmë me ligje demokratike e legjislaturë evropiane.

Kosovapress:Këtyre diteve janë formuar edhe institucionet e reja të Kosovës në bazë të një marrëveshje të koalicionit. Çka mendoni për Qeverinë e koalicionit dhe sa mund të jetë ajo e suksesshme duke mar rë parasysh profilet që i janë ndarë ministrave dhe e kalura e zv.kryeminstrit?

Nait Hasani: Tash kemi dhe një qeveri të krijuar nga një marrëveshje ndërmjet kreut të LDK-së dhe atij të AAK-së. Mendoj se kjo marrëveshje në këtë formë në kohën dhe rrethanat politike nëpër të cilën po kalon Kosova është vështire të ketë sukses.

Kjo qeveri nuk është e krijuar ndërmjet subjekteve politike të LDK-së dhe AAK-së, por ndërmjet individëve e klaneve brenda këtyre partive. Dhe si qeveri klanore dhe po t?i ketë të gjitha kompetencat nuk mund të ketë sukses duke pasur parasysh formulën e bërjes së saj dhe njerëzit që e përbëjnë këtë qeveri.

Kosovapress: Ramush Haradinaj gjatë një bisede me kreun e PDK-së ka thënë se "po du me u ba i madh?. A mendoni se me një praktikë çfarë e ka aplikuar ai, vërtet do ta bëjë të madh Haradinajn?

Nait Hasani: Në takimet që patëm unë dhe zoti Thaçi me Ramush Haradinajn, ai pat thënë ?se po du m?u bë i madh? dh e du m?u bë kryeministër, kam arsye për këtë. Kjo thënie e tij për mua jo që e bënte të madh Ramushin po e ulte, e bënte të vogël, shumë të vogël. Sepse më i madh se në luftë nuk ka mundësi me u bë asnjëherë në jetë Ramushi, ngase ishte komandant zone. Ne ishim me z.Thaçi në vizitë në shtëpinë e tij për të shprehur shqetësimin tonë për të pasi i kishte adhur ftesa për intervistë nga prokurorët e Tribunalit. Aty e kam parë se ai ishte në emocione të thella negative dhe fliste pa kontroll.Aty e pashë se ai me veprimet e veta të pamenduara, që e kanë shti në kurth, do ta bëjë veten të vogël që një ditë ai të mos jetë as për vetëveten.

Kosovapress:Kush janë ata?

Nait Hasani: Strukturat parapolitike të LDK-së dhe të vetë AAK-së.

Kosovapress:Po ashtu, po përmend edhe një fakt tjetër. Këshilltari i lartë i politikës i Ramush Haradinajt është emëruar edhe Mahmut Bakalli. Sa mund të jetë i suksesshëm një njeri i tillë në këshilldhënie, kur di het se ai tashmë është harxhuar dhe duke marrë parasysh të kaluarën e tij?

Nait Hasani: Grekët e moçëm kanë thënë :ai që kqyr prapa edhe do të shkojë prapa. Prandaj, afrimi i njerëzve të tillë që e kanë dënuar veten me politikën e tyre të dështuar, e i ka dënuar koha, është dështim kohor dhe politik i Ramush Haradinajt. Politika e tillë është e gjykuar të dështojë, sepse këshilltarë të tillë e disa të tjerë që ka rreth vetes, na çojnë për Beograd. Kosova do të ecë drejt evropianizimit dhe koha nuk kthehen prapa.

Kosovapress:Çka ka humbur Kosova dhe çka ka fituar me një marrëveshje të koalicionit të tillë?

Nait Hasani: Kosova me këtë marrëveshje të kësaj natyre të koaliconit ka humbur shumë, jo duke i lënë jashtë 30 deputetë, por duke krijuar izolim politik nga bashkësia ndërkombëtare për Kosovën. Mendoj se është mirë që ka ndodhur kështu, por Kosova ka fituar opozitën e dinamizmin e jetës politike dhe thyrjen e tabus se jemi të gjithë njëj të. Tani kemi pozitë dhe opozitë. Tani kemi ata që luftuan për pushtet nën çfarëdo shteti e pushteti dhe nën Serbi dhe atyre që luftuan e punojnë për shtet të Kosovës e të qytetarëve të saj të inkuadruar me shtetet evropiane. Ndërsa PDK-ja duhet e do të mbrojë interesin e elektoratit e votuesve të saj dhe qytetarëve të Kosovës në Parlament e të punojë për ndërtimin e shtetit.

Kosovapress:Gjatë këtij mandati të institucioneve të Kosovës do të fillojnë bisedimet edhe për statusin politik të vendit. A mendoni se drejtuesit aktualë të institucioneve të Kosovës vërtet mund ta zgjidhin çështjen e statusit politik dhe cilat do të jenë përgjegjësitë e PDK-se në këtë çështje fundamentale?

Nait Hasani: Së pari mendoj se për statusin e Kosovës nuk do të fillojnë bisedimet ose do të ndodhë një Vjenë sa për fotografi. Politika e izolimit të Kosovës që e ka zgjedh koalicioni qeverisës LDK-AAK nuk jep mundësi për të shpresuar e lëre më për të besuar se do të plo tësohen të gjitha ato parakushte e standarde për të mbërrirë deri te bisedimet për status të Kosovës.Tani janë drejtuesit e koalicionit politik që nuk dinë çka kërkojnë, sepse asgjë nuk kanë të përbashkët mes vete, as programin e statutin, por vetëm xhepat dhe interesat e ngushta i kanë të përbashkët.

Mendoj se ky koalicion nuk ka mundësi jo të vendosë apo të zgjidhë, por as të mbërrijë deri të çështja e statusit për Kosovën. PDK mendon se çështja e statusit politikë të Kosovës nuk është çështje partiake apo individuale, por kombëtare. Dhe ne PDK-ja do të veprojmë konform përgjegjësive politike që na takojnë si parti politike dhe opozitë ndaj pozitës së sotme diferencuese. Çështja e statusit kërkon angazhim kombëtarë e profesional të të gjithëve dhe raporte të mira me bashkësinë evropiane e ndërkombëtare, por edhe plotësimin e standardeve, etj.

Kosovapress:Çfare imazhi do të krijohet për Kosovën me një kryeministër të tillë për të cilin Brukseli ka thënë se është i padëshirueshëm?

Nait Hasani: Çfarë imazhi do të krijohet me një kryeministër e president të tillë për Kosovën, do të ishte më mirë që të pyesni. Bashkimi Evropian dhe dje NATO-ja e ka thënë se varet nga qeveria juaj se a do të fillojnë bisedimet për statusin politik të Kosovës, pra a do ta bëjmë Kosovën shtet apo jo. Ata thanë, ju mund ta zgjidhni kë të doni, por dhe ne do të veprojmë, pra do t?ju izolojmë. Dhe zgjedhja në këto rrethana të krijuara është papërgjegjësi e shantazhim politik koalicionit në raport me bashkësinë ndërkombëtare.

LDK që nga themelimi i saj ka qenë e papërgjegjshme dhe të njëjtën fjalor e retorikë e përdor qe 15 vjet, këtë e tha edhe Doris Pak para do dite për Rugovën. Ne kërkojmë ndihma nga Evropa dhe veprojmë nganjëherë kundër Kosovës.

Kosovapress: Dhe krejt në fund, nëse ndodh një ngritje e akuzës ndaj Haradinajt, a mendoni se do të ketë trazira në Kosovë?

Nait Hasani: Çfarëdo që të n dodhë dhe nëse ngritet një akuzë nga Tribunali ndaj Ramush Haradinajt, në Kosovë nuk do të ndodhë asgjë, nuk do të ketë trazira. Kosova nuk ka nevojë për trazira tani dhe ?marrëveshja e koalicionit është bërë për mos me pas trazira?. Ata që kanë mundur të mbështesin dhe mbrojnë janë ftohur me veprimet e tij me marrëveshjen për koalicionin. Ne duhet të dëshmojmë se duam të ndërtojmë shtet dhe të gjithë para ligjit të barabartë.


Ky artikull vjen nga Agjencia e Lajmeve e Kosovës - Kosova News Agency
http://www.kosovapress.com


Express yourself instantly with MSN Messenger! MSN Messenger Download today it's FREE!

Na dërgoni vërejtjet dhe sugjerimet tuaja, që QIKSH Albeuropa të jetë më e pëlqyeshme, më efikase dhe më e dobishme - në shërbim të Mërgatës, të mbarë kombit dhe të atdheut tonë - Shqipërisë Etnike.

Nëse e sheh të arsyeshme dhe të dobishme, dërgo shkrimet e ALBEUROPËS në E-mail-et e miqve tuaj dhe i regjistro ata në:

albeuropa-subscribe@xxxxxxxxxxx

Nëse don të çregjistrohesh nga ALBEUROPA, dërgo një Email në:

albeuropa-unsubscribe@xxxxxxxxxxx





Do you Yahoo!?
Yahoo! Mail - 250MB free storage. Do more. Manage less.

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe@xxxxxxxxxxxxxxx

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe@xxxxxxxxxxxxxxx

==================================================================





Yahoo! Groups Links

<Prev in Thread] Current Thread [Next in Thread>
Google Custom Search

News | FAQ | advertise