logo       

A kemi nje shoqeri civile te emancipuar ?: msg#00042

politics.region.albania.shqiperia

Subject: A kemi nje shoqeri civile te emancipuar ?

A kemi nje shoqeri civile te emancipuar ?

 

  Nga Fran Cukaj

 

Ne komunizem as qe patem shoqeri civile. Pas renies se tij u krijua shoqeria civile qe ne pergjithesi perbehet nga njerez te lire dhe te pavarur. Por , shqetesimi eshte se ne ç`nivel kjo shoqeri civile eshte e emancipuar .Sepse , vlerat e veta nje shoqeri civile I shfaq vetem kur ajo ka nje nivel te kenaqshem emancipimi . Dhe , vetem kur e ka kete nivel emancipimi , ajo demonstron nje ndjeshmeri te larte demokratike .

 

 

Pikerisht kete element thekson zoti Arben Brace ne gazeten Koha Jone te dates 6 nentor 2004 .Po kete shqetesim shfaq edhe zoti Apollon Baçe kur thote “si ka mundesi qe Fatos Nano ben ç`ti teket , shet edhe kombin , dhe shoqeria civile nuk reagon ne perputhje me krimin e Nanos ?!” Pra , shoqeria jone civike nuk ka ndjeshmerine e duhur demokratike nga qe nuk eshte e emancipuar . Sigurisht qe nuk eshte faji I saj .

 

 

Pse shoqeria jone civile nuk eshte e emancipuar ?

 

 

Jane te shumta arsyete , do te them ndonje prej tyre .

Ajo nuk u emancipue pasi mbeti gjithnje e varfer. Te gjithe e pranojne se nje shoqeri civile e varfer nuk mund te emancipohet .

Po keshtu shoqeria civile ne keto vite eshte gjendur nen presionin e dhunes fizike dhe verbale . Ne.te tilla kushte nuk ka emancipim .

 

 

Por , nje nder shkaqet me te medha dhe e realizuar me djallezi te madhe , eshte fakti se shteti , me gjithe mungesen e sukseseve qeverisese , ka kerkuar dhe arritur te siguroje autoritetin e vet duke mbajtur shoqerine gjithnje te varur prej vete shtetit . Pra , tek ne , autonomia sociale eshte shume e kufizuar .

 

 Bujqesia dhe fshati I varfer dhe I prapambetur , shendetesia dhe arsimi I rrenuar , administrate shteterore plotesisht e politizuar dhe e varur , papunesia , kur polici I fshatit dhe drejtuesi I bashkise konsiderohen si autoritete supreme , kur shoqeria nuk ka ne dispozicion shtypin per te shfaqur mendimet , kur shteti duke vjedhur voten ka bere qe individi te mos jete I interesuar per zgjedhjet , kur shteti nuk konsultohet me shoqerine civile e te tjera si keto , kane bere qe shoqeria jone civile te jete e varur nga shteti gje qe perben pengesen kryesore per emancipimin e saj . Ne Shqiperi mungon esenca e demokracise , pjesemarrja e qytetarit ne punet e vendit .

 

 

Pranohet se kur mungon shteti , por mungon edhe drejtesia e policia , atehere behen te domosdoshme organizmat joqeveritare per te mbrojtur moralin e shoqerise civile dhe per te siguruar ushtrimin e kontrollit mbi gjthshka , perfshire edhe kontrollin mbi zgjedhjet .

Fatkeqesisht keto organizma tek ne kane munguar ne kete rol , bile ato kane ndihmuar me shume qeverine se sa emancipimin dhe perfaqesimin e shoqerise civile

 

 

Kohet e fundit kete rol ka kerkuar ta kompensoje levizja MJAFT e cila ka te rinje te emancipuar dhe me deshire te mire e te pergatitur .Keto cilesi I japin asaj superioritet ndaj organizmave tjera qytetare  . Kjo duhet shfrytezuar . MJAFT-I do te duhej te organizohej me mire , te terhiqte prane vetes organizmat tjera joqeveritare , te siguronte me shume njerez te kultures dhe shkences , te zgjerohej dhe forcohej organizativisht dhe te formulonte objektiva pune . Ne balle te ketyre objektivave do te duhej te vihej pikerisht emancipimi I shoqerise civile duke luftuat ne te gjitha hallkat qe e sigurojne ate .

 

 

Ndoshta nje nder objektivat me urgjente te Mjaft-it do te ishte te ndermerrte nje levizje te emertuar eventualisht  “per nje parlament te paster”. Per kete do te duhej te organizohej nje dialog intensive dhe emancipuas me shoqerine civile , zgjedhesit ne pergjithesi dhe partite per te siguruar parlamentare me vlere dhe per pasoje nje parlament me nivel te larte pa te cilin asgje nuk mund te filloje per se mbari ne kete vend

Shoqeria civile duhet te kete perfaqesuesit e vet qe mendojne dhe aktivizohen , per ndryshe kjo shoqeri perfundon ne nje mase lehtesisht te manovrueshme siç eshte rasti I shoqerise tone civile te tanishme .

 

 

Sigurisht , tema e emancipimit te shoqerise civile eshte shume e gjere ne konceptim dhe rruget e zgjidhjes  , dhe per kete duhet e mund te ndihmojne mjaft analistet duke analizuar aspekte te ndryshme te ketij emancipimi jetik per shoqerine tone .

 

 

                                    9 dhjetor 2004                        

 

 

 



Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe@xxxxxxxxxxxxxxx

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe@xxxxxxxxxxxxxxx

==================================================================





Yahoo! Groups Links

<Prev in Thread] Current Thread [Next in Thread>
Google Custom Search

News | FAQ | advertise