|
|
(no subject): msg#00034
politics.region.albania.shqiperia
E DUA NJË FJALOR GEGËRISHT-ANGLISHT Robert Elsie albanolog dhe përkthyes nga Gjermania Kultura e Veriut është një pjesë e kulturës shqiptare. Nuk është që bëjmë një konferencë për kulturën gege për të pushtuar apo për të luftuar kulturën e jugut. Mund të zhvillojmë vitin tjetër një ditë të kulturës toske. Nuk ka rëndësi. As unë nuk kam preferencë edhe të tjerët nuk kanë preferencë. Besoj që gjithë këto interpretime politike që janë bërë janë kot, sepse nuk kanë kuptim. Ka njerëz që janë të pakënaqur me zhvillimin e gjuhës letrare. Java: Cili është vlerësimi juaj për Ditën e Studimeve Gege? Robert Elsie: Organizimi ishte i mirë nga ana e Universitetit të Londrës. Për fat nuk kishte shumë ligjërues. Ky është shpesh problem në konferencat albanologjike që ftojnë pesëdhjetë ligjërues dhe çdo ligjërues ka vetëm pesë minuta, dhe çdo ligjërues flet për njëzet minuta dhe kalojne tri ditë. Kështu, të shtunën kishte vetëm pesë ligjërues dhe kishte kohë për çdo ligjëratë dhe për një diskutim pas ligjëratave. Besoj që kemi ndihmuar sadopak që kultura gege, kultura e Shqipërisë së Veriut, të bëhet më e njohur. Java: Pse është me rëndësi që ajo kulturë të veçohet nga kultura e përgjithshme shqiptare? Robert Elsie: Kultura e Veriut është një pjesë e kulturës shqiptare. Nuk është që bëjmë një konferencë për kulturën gege për të pushtuar apo për të luftuar kulturën e jugut. Mund të zhvillojmë vitin tjetër një ditë të kulturës toske. Nuk ka rëndësi. As unë nuk kam preferencë edhe të tjerët nuk kanë preferencë. Besoj që gjithë këto interpretime politike që janë bërë janë kot, sepse nuk kanë kuptim. Java: Në fillim të takimit u përmend një reagim nga gjuhëtarët e Tiranës, të cilët e paskan krahasuar këtë Ditë të Studimeve Gege me Konferencën e Londrës të vitit 1913... Robert Elsie: Po e kam dëgjuar se kishte një reagim, por më duket se ishte një keqkuptim nga ana e shkencëtarëve të Tiranës. Ne në Londër, pra "Konferenca e Dytë" (qeshet), kemi vlerësuar kulturën shqiptare, kulturën gege, kulturën e Shqipërisë së Veriut, dhe e kemi bërë që kjo kulturë shqiptare të bëhet e njohur. Siç thashë, vitin tjetër mund të ketë një Ditë të Kulturës Kosovare, ose Dita e Kulturës së Tiranës, apo çka di unë. Besoj se kultura shqiptare kudo që të jetë është interesante për botën e jashtme. Nuk ka ndonjë skemë, ndonjë prapavijë politike, siç mund të pretendohet në Tiranë apo diku tjetër. Kjo është absurditet. Ka qenë një ditë e kulturës shqiptare që e kemi festuar pak a shumë. Jam krenar dhe jam shumë i gëzuar që kemi patur një sukses që të tërheqim interesin e publikut anglez për kulturën shqiptare. Java: Cili është mendimi juaj, ku qëndron rëndësia e hapjes së debatit për gjuhën letrare dhe për gegërishten në këtë rast? Robert Elsie: Besoj se është diçka që mund të diskutohet dhe që duhet të diskutohet, sepse ka njerëz që janë të pakënaqur me zhvillimin e gjuhës letrare, me përjashtimin e gegnishtes letrare. Është një diçka që nuk zgjidhet menjëherë, është diçka që do të mbetet me ne një kohë të gjatë. Nuk ka një zgjidhje për këtë problem. Për veten time nuk dua të futem në debatin, nuk kam një mendim të caktuar. Mendoj se është punë e vetë shqiptarëve që do të www.elsie.de / Dr. Robert Elsie vendosin për gjuhën e tyre siç duan ata. Por, besoj se çdo njeri mund të bëjë si do. Mund të shkruaj si do, të flasë si do. Nuk shoh asnjë pengesë në rast se librat apo gazetat të botohen gegnisht. Për mua nuk e shoh asnjë rrezik për fatin e kombit, siç pretendojnë disa. Përkundrazi, nëse gjërat ndalohen, atëherë ka një rrezik, apo jo? Java: Si e shihni si i huaj, nga njëra anë botohet gazeta JAVA në gegërisht, e nga ana tjetër sulmohet nga këto këndvështrime thuajse e rrezikon gjuhën letrare? Robert Elsie: Po kaq e dobët qenka gjuha letrare sa të rrezikohet nga një gazetë që botohet gegërisht? Nuk e besoj. Nuk e besoj. Dëgjoni, ka një krahasim me gjermanishten letrare, e cila pranohet si gjuhë zyrtare kudo në botën gjermane, por në Zvicër ka një gjuhë të dytë - gjermanishtja zvicrane, që nuk kuptohet fare në Gjermani. Është një gjuhë krejt tjetër, një dialekt i gjermanishtes, apo një gjuhë tjetër, nuk e di, por zvicranët bëjnë si duan ata. Botojnë edhe gjermanisht edhe në gjuhën zvicrane. Shkollohen në të dy gjuhët. Çdo zvicran që flet gjermanisht flet dy gjuhë, të dy variantet, gjermanishten letrare dhe gjuhën e tij zvicrane. Nuk ka asnjë kufizim, asnjë pengesë dhe nuk besoj që Zvicra copëtohet në rast se gazetat botohen në dialektin e Zvicrës! Edhe këtu besoj që shqiptarët ndoshta janë tepër të ndjeshëm dhe nuk kuptoj arsyet për sensitivitetin e tyre. Sepse, gjuha letrare ekziston, pranohet nga të gjithë shqiptarët, pranohet nga e gjithë bota si gjuhë zyrtare e shqiptarëve. Është mjeti më i pranueshëm i komunikimit midis shqiptarëve, dhe nuk hidhet poshtë. Por, ka edhe hapësirë edhe për variantet e tjera, në fushën e letërsisë patjetër. Një poet nga veriu pse të mos shkruajë në gjuhën e tij, apo një gazetë, një emision në radio, apo televizion. Në Gjermani, psh. ne kemi emisione televizive edhe në dialekt. Ekzistojnë. Ka edhe gazeta, libra ka. Kush e do e merr, kush e lexon e lexon. Njerëzit bëjnë si duan, duhet të ketë liri, kjo është kryesore. Ndoshta jam tepër i largët dhe nuk i kuptoj të gjitha aspektet politike, por besoj se është kot. Gjatë konferencës në Londër u bëra një thirrje të gjithëve, u thashë që do të ishte me shumë leverdi që të ekzistojë një fjalor kosovarçe-anglisht. Kjo gjë më duket me shumë rëndësi, sepse nuk ekziston fare. Fjalor kosovarçe-anglisht, apo gegnisht-anglisht nuk ka fare. Unë e kam përmendur këtë, dhe e kam propozuar këtë në Kosovë. Reagimi i shkencëtarëve shqiptarë ishte vetëm heshtje! U dukej diçka e tmerrshme. Por për mua, thjesht për të kuptuar kosovarçe, do t'ishte mirë. Java: Si e keni interpretuar atë reagim të tyre? Robert Elsie: Nuk e kuptoj fare. Unë vetëm dua një fjalor që të kuptoj njerëzit, kaq dua. Po të jetë një skandal politik, punë e madhe, unë dua fjalorin tim. Edhe shpresoj se shkencëtarët do të më dëgjojnë edhe do të kenë guxim edhe ndonjë ditë do të hartojnë një fjalor kosovarçeanglisht. Intervistoi: Ragip Luta, BBC, Londër. [Intervistë me shërbimin shqip të BBC-së, botuar në Java, Prishtinë, 29 maj 2003 / Interview with the Albanian service of the BBC, published in Java, Prishtina, 29 May 2003.]
Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...
Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:
shqiperia-subscribe@xxxxxxxxxxxxxxx
Per ta lene listen e-mailo:
shqiperia-unsubscribe@xxxxxxxxxxxxxxx
==================================================================
Yahoo! Groups Links
|
|
|