logo       

STATUSI I KOSOVES NUK MUND TE ZGJIDHET KURRE ME NJEREZ TE KORRUPTUAR: msg#00032

politics.region.albania.shqiperia

Subject: STATUSI I KOSOVES NUK MUND TE ZGJIDHET KURRE ME NJEREZ TE KORRUPTUAR

Edhe shqiptaret perfshihen ne kerkesat e amerikaneve per dorheqjen e Sekretarit te Pergjitheshem te OKB-s, dr Kofi Annan
 
statue.jpg
 
STATUSI I KOSOVES NUK MUND TE ZGJIDHET KURRE ME NJEREZ TE KORRUPTUAR
 
Nga BEQIR SINA ( Nju Jork - SHBA)
 
MANHATTAN NY : Nje nga skandalet me te medhat e shekullit, eshte zbuluar se qendron brenda nderteses se qelqet ne Nju Jork, Organizates se Kombeve te Bashkuara. Skandali, qe ka shperthyer kerkon te dije mire se cilet jane pergjegjesit e personat pergjegjes, tani pas skandalit per vdekjen e femijeve irakiane nga ilaçet e skaduara dhe nga ushqimet e prishura per mese nje dekade ! Per kete skandal akuzohej me pare Amerika, se perse i beri embargo Irakut, por embargoja vertetohet se ka qene e aprovuar, e miratuar dhe administruar vetem nga OKB-ja, qe me 14 prill 1995, me ane te Resolution 986. Kjo rezolut, e para e ketij lloji dhe disa te tjera me pas saj, i jepte te drejten ish diktatorit te rrezuar irakien Sadam Hysein, te shiste 1 billion dollare amerikan nafte, ne çdo 90 dite kalendarike. Per t'i perdorur fitimet nga ky eksport, si ndihma humanitare ne Irak, ushqime, ilaçe dhe sherbime te tjera sociale.
 
    
 
   ---- Mirpo skandali po perhapet, ai ka vene ne shenjester tani edhe djalin i vogel te Sekretarit te Pergjitheshem te OKB-s, dr Kofi Annan. I cili, mesohet se ka qene njeri prej drejtuesve te komisioneve qe kontrollonin se ku shkonin parate e programit "Oil-for-Food" -qe natyrisht nje pjese perfundonte ne llogarite personale te Sadam Hyseinit, i cili llogaritet te ket perfituar rreth 10 billoin dollare amerikan. nga ky skandal. Sekretari i Pergjithshem dr Kofi Annan, eshte bere tani hapet objekt sulmesh per te meta ne mbikqyrjen e programit nafte per ushqim. Zyrtaret e Kombeve te Bashkuara, e kane pohuar se i biri i zotit Annan, Koxho Annan ishte i punesuar deri para disa muajsh nga nje firme zviceriane qe ishte ngarkuar me mbikqyrjen e programit.
 
 
 
        ---- Por, edhe ne llogarite e kompanive naftesjellese franceze, ruse, gjermane etj po gjenden fitmet e programit "Oil-for-Food" . Pasi, ne skandal jane "ortake" edhe zyrtare te OKB-se, franceze, ruse, kinez dhe kompani qe u sherbejne interesave te tyre. Ata po akuzohen se me vetedije te plote e dinin se irakianeve i'u jepeshin ilaçe te skaduara , ushqime te prishura, dhe se kurdeve te Irakut, nuk u jepej asnje cent. Ne kete kontekst edhe kongresi amerika e ka ngritur zerin. Kryetari i Komitetit te Marredhenjeve me Jashte, z. Henry Hyde (R-Ill.) tha se ky komitet i kryesuar nga nje gru avokatesh po heton ne Nju Jork(OKB) zyrtarisht se ku ka shkuar fitimi i rreth 100 bilion dollarve te programit "Oil-for-Food"
 
 
 
 
         --- Nderkaq, Gjenerata e Re Shqiptare, ne faqen e itenrnetit ka leshuar nje deklerat zyrtare ku thuhet se: jemi duke ndjekur me vemendje te veçante dhe me nje shqetesim shume te madh te çeshtjes sone Kombetare( statusit se Kosoves) per vite me rradhe Bordi drejtues i Gjenerates se Re Shqiptare ne lidhje me strukturat e Kombeve te Bashkuara, si dhe rolin e kesaj te fundit ne zhvillimet ekonomike dhe politike ne Kosove ka arritur ne konkluzionin e meposhtem:
 
 
 
      ----- I kerkojme shkelqesise se tij Ambasadorit te Shqiperise ne OKB, qe ne emrin e te gjithe Shqiptareve te shprehi rezervat si edhe mos sigurine tone per ti besuar fillimin e bisedimeve ne lidhje me statusin e Kosoves kryetarit te tanishem te OKB-s, zotit Kofi Anan.
Zoti Anan dhe institucioni qe ai drejton nuk gezojne kredibilitetin e duhur per te ndermjetesuar kete proces jetik per popullin Shqiptar. Pas skandaleve te njepasnjeshme qe po dalin ne drite mbi Korrupsionin “Oil for Food” qe shikohet si nje nga me te medhenjte ne Historine Boterore, si edhe disa te tjereve, ne si Qytetare te ardhur po thuajse nga e njejta Histori Komuniste Diktatoriale( pothuajse e njejte me popullin Irakian) nuk duhet ne menyre absolute t’ia besojme kete porces te paperseritshem ketij Individi apo insitucioni deri ne pastrimin e tij.
 
 
http://photo.veazeys.com/nyc/P1010006?full=1
 
 
Bordi drejtues i NAG, kekron doreheqjen e menjehershme te zotit Kofi Anan nga posti i Kryetarit te OKB-s, me qender ne Nju Jork.
 
         ---- I kerkojme shkelqesise se tij Sekretarit te pergjithshem te marrdhenieve me Jashte te Shtetve te Bashkuara te Amerikes, zotit Colin Pauell, qe ne emrin e te gjithe taksa-paguesve Amerikan te kerkoje doreheqjen e parevokueshme te Zotit Kofi Anan.
I kerkojme Presidentit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, zotit Geoge W Bush qe fushaten per perhapien e Demokracise ne Bote, luften kundra korrupsionit t'a fillojme nga OKB-ja, me qender ne Nju Jork, duke kerkuar doreheqjen e menjehershme te zotit Kofi Anan dhe te gjithe personave te implikuar ne kete vjedhje kolosale.
 
 
         ----- Ne menyren me absolute nuk mund ti besojme ketije institucioni te shume perfolur dhe te falimentuar te vendose per fatet e popujve te Botes. Le te mendojme qe shume shpejt vijne Zgjedhjet e para Demokratike ne Irak si edhe fillimi i bisedimeve rreth te ardhmes se Kosoves. I gjithe populli Kosovar e din se si po zvarrriten proceset e intergrimit te Kosoves neper strukturat Boterore nga burokratet dhe zyrate OKB-s.. Me Respkt, Bordi Drejtues i Gjenerates se Re Shqiptare ( The New Albanian Generation) dt. 3 Dhjetor 2004
Ndonse kritikant dhe zerat per doreheqjen e tij jane shtuar nga te "kater anet", Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, Kofi Annan, thote se nuk ka ne plan te jape doreheqjen dhe ne dy vitet e fundit te mandatit te tij do te perqendrohet tek reformimi i OKB-se.
 
 
         ---- Sekretari i Pergjithshem i OKB-s, z. Annan hodhi sot poshte ne Nju Jork thirrjet e disa ligjvenesve amerikane qe ai te jepte doreheqjen per shkak te problemeve me programin nafte per ushqim te Irakut. Ai tha se do te udheheqe Kombet e Bashkuara ne trajtimin e çeshtjeve te rendesishme te programit te saj ne vitet e fundit.


Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe@xxxxxxxxxxxxxxx

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe@xxxxxxxxxxxxxxx

==================================================================





Yahoo! Groups Links

<Prev in Thread] Current Thread [Next in Thread>
Google Custom Search

News | FAQ | advertise