logo       

Shqiptaret e Sllatines dhe nje recension mbi librin e Sali Bashotes: msg#00029

politics.region.albania.shqiperia

Subject: Shqiptaret e Sllatines dhe nje recension mbi librin e Sali Bashotes



Baki Ymeri <bukureshti@xxxxxxxxx> wrote:
Familje të shquara shqiptare
Shqiptarët e Sllatinës
Para katër vitesh, hasim në faqet e Shqiptarit një
dokument historik: Shkëlqesia e Tij, James C.
Rosapepe, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të
Amerikës në Rumani, së bashku me bashkëshorten e tij
në gjirin e familjes shqiptare Memishi, në Sllatinë të
Oltenisë (23 shtator 2000). Cilët janë shqiptarët e
Sllatinës? Janë do ëmbëltorë të rëndomtë me rrënjë
shqiptare nga Liseci i komunës së Shipkovicës, pronarë
të nënshtetsisë shqiptare, që nga koha e Mbretërisë.
Së bashku me veteranë të tjerë të komunitetit,
Memishallarët janë themeluesit e Bashkësisë Kulturore
të Shqiptarëve të Rumanisë, sponsorizuesit dhe
shpërndarësit e revistës Shqiptari. Meritën elementare
për ruajtjen e shpirtit shqiptar në gjirin e kësaj
familjeje, e ka Dada Gjulie, bashkëshortja e ndjerë e
Dautit të ndjerë, Gjulie Skënderi (1904-1990),
patriote e flaktë me prejardhje nga zemra kreshnike e
Sharrit, është zonja që ua ka mësuar gjuhën shqipe
fëmijëve të vet në mërgim. Gjulia jetoi 86 vjet. "Në
Lisec rakisë i thonë "xhak asllani", na thoshte para
ca vitesh i biri i saj, shqiptari më i dashur i kësaj
familjeje, Xhavit Memishi (1942-1997), babai i ndjerë
i Xhemalit dhe Rahimes, kjo e fundit studente në
Konstancë.
Ata që erdhën në kohën e Ismail Qemalit në këtë skaj
të Oltenisë, ishin Sabiti dhe Dauti. Derisa Sabiti
ishte i madh sa një mal, Dauti e kishte shpirtin e
madh sa havaja. "Xhaviti ishte një shkëmb i pathyer.
Gjithmonë fliste shqip, mbante mustaqe` dhe një kësulë
të bardhë matjane. Me një fjalë, ishte një zemër e
zhuritur për shqiptari", na thot Hashimi 65 vjeçar,
vëllau i Enverit, ky i fundit: ëmbëltor dhe piktor.
Insiston me të madhe që nipërit e tij, të cilët i janë
afruar moshës 30 vjeçare, të martohen me vajza
shqiptare. Po këtë dëshirë e ka edhe për të mbesat e
tij. Për hirë të rrezikut nga asimilimi, nuk i
parapëlqen martesat e përzjera. Është kjo një e drejtë
dhe bindje e tij personale, edhepse kontribut për
fisnikërimin e shpirtit shqiptar, janë duke dhënë edhe
ata që kanë marrë për grua, ndonjë gjermankë, ndonjë
rumune, apo ndonjë femër me përkatsi tjetër etnike e
konfesionale. Derisa ishte gjallë, njëmijë km larg
Lisecit të saj, Dada Gjulie i mblidhte fëmijët Ditën e
Luleve, dhe nga përmallimi ndaj vendlindjes, u
thoshte: "Hajde se do shkojmë te Kodra e Lisecit, të
mbledhim lule!". Kështu na thot sot në Bukuresht, e
bija e saj, zonja Fatime Aliu, motra e Nazmies dhe
Hamdies, mamaja e Xhemiles, shqiptarja që s'e ka
braktisur kurrë nënshtetsinë shqiptare, gruaja që ia
pat thënë presidentit Alfred Mojsiu: "Edhe në kohën e
komunizmit, me gjithë persekuti met e përjetuara, ne
kemi luftuar si Skënderbeu për ta mbajtur gjallë
gjuhën hqipe dhe shpirtin shqiptar në Rumani".
Ka kodra e kodra mes kopilave të kombit që na
turpërojnë nëpër botë, dhe shqiptarëve të mirëfilltë.
S?e haron zonja Fatime, as ambasadorin Hasan Alimerko,
që i ftoi para 30 vitesh 300 shqiptarë, në Sallën e
Mermertë të Shtëpisë së Armatës, për të kremtuar Ditën
e Flamurit, as Osmanin, diplomat shqiptar që shkonte
në orët e hershme të mëngjezit, portë e në portë të
banesës, për t?i pyetur në kanë shpëtuar shqiptarët
nga tërmeti që shkatërroi godina të panumërta të
Bukureshtit (1977), as Idriz Shehun, Nikolla Profin,
Lazim Rexhepin dhe Eqerem Petoshatin, që digjeshin
për Shqipërinë, dhe as Leonidha Mërtirin, që i tubon
shqiptarët për të kremtuar Ditën e Flamurit, në Klubin
Diplomatik të Bukureshtit. I këtillë ishte edhe i
vëllai i saj i ndjerë, Xhaviti. Digjej i gjori për
Shqipërinë. Në fotografi e kemi pranë i sh-ambassadorit
Fran Zef Çukaj. Është duke folur në ambasadën
shqiptare të Bukureshtit me rastin e Ditës së
Flamurit. Shkoi Xhaviti i gjorë, shkuan Nik Pema dhe
Eqerem Petoshati, që të dy diplomatë, shkoi Dhimitër
Kristesku dhe Dhimitër Polena, Nikollaq Zoi dhe
Nikolla Xhamo, profesor universitar dhe enciklopedi e
gjallë. Shkoi dr. Vangjush Kondi, Anton Antoni,
Pandora Kondi, Vangjel Shuka, Luka Gjini, Dan Zografi,
dhe shkuan dhjetra bij e bija tjera rilindasish, pa
qenë të imortalizuara kujtimet e tyre përmes ndonjë
filmi dokumentar, që mund ta bënte Televizioni
shqiptar. Kanë mbetur edhe dhjetra pleq e plaka, bij e
bija rilindasish, me shpirtin e tyre të florinjtë, dhe
me kujtimet e tyre të shtrenjta për komunitetin. Sot i
kemi e nesër s?i kemi. Me shuarjen e tyre shuhet një
fragment i historisë sonë.
"Nuk vdes kjo gjuha shqipe, derisa të jetë dynjaja"
Thonë se dashuria përhapet me shpejtësinë e dritës.
Dashuria e Hashim Sllatinës ndaj Shqipërisë dhe gjuhës
shqipe është e hatashme. "Nuk vdes kjo gjuha jonë deri
sa të jetë dynjaja", na thot, dhe thot se atje ku kanë
lindur prindërit e tij, në malet e Sharrit, qëndrojnë
perënditë e Shqipërisë. Shqiptarët sipas tij janë
trima, gjaknxehtë, besnikë, të ndershëm dhe punëtorë.
Ata që s'i kanë këto cilësi hyjnore, hajdutët dhe
mashtruesit, gënjeshtarët dhe kurvarët, inkorporohen
në spektrin e kopilave të kombit. Lidhje gjaku me këtë
familje fisnike, kanë shqiptarët e Ajudit, disa
familje shqiptare në Stamboll, Vehap Taipi me familjen
e tij në Amerikë, Burhan Skënderi dhe ishkampioni i
skitarisë ballkanike, Jahi Jahiu në Tetovë,
bashkëfshatarë të shumtë nga Liseci, Ollovjani dhe
Rasadishta, Izmit Bajrami në Vlorë, Asllan Kadriu në
Mogoshoaja. Për ta janë xhiruar filma dokumentarë, dhe
janë botuar qindra artikuj, jo vetëm në Bukuresht, por
edhe në Prishtinë, Shkup e Tetovë. Për ta ka shkruar
edhe A lush Kamberi, poet, gazetar, dhe reporter i
Televizionit të Shkupit. Ëmbëltoren historike të
shqiptarëve të Sllatinës, e kanë frekuentuar figura të
shquara, shkrimtarë, diplomatë dhe dijetarë, këngëtarë
dhe aktorë, që nga Nikolla Jorga e Ibrahim Temo, e
deri te Marin Minku dhe Niku Konstantini. Të parët e
tyre kanë njohur njerëzit e Ismail Qemalit dhe Bajram
Currit. Ata kanë lidhur krushqi, edhe me një pjestar
të familjes së madhe të Ibrahim Temos (Naxhi Aliu,
babai i Xhelalit dhe Xhemiles). Naxhiu dhe Fatimja
kanë respekt të madh ndaj Zotit. Naxhiu flet me
admirim të veçantë për gjyshen Gjulie: "Kur vjente
fjala për fenë, gjyshja ime na thoshte: "Mos u
përzjeni në punët e Zotit!".
Korektësia, dashuria ndaj punës dhe atdhedashuria e
kësaj familjejej, kaplon përmasa hyjnore. Në gjirin e
saj fshihen rrëfime që të bëjnë krenar pse ke lindur
shqiptar. "Kemi dëshmi se jemi këtu prej vitit 1724",
na thot një pjestar i familjes së madhe të
memishallarëve, dhe shton faktin se prej atëherë e
deri më tani, askush asnjë gabim nuk e ka bërë". Tejet
interesante janë edhe rrëfimet e Ymer Enverit, si dhe
ato të Izmitit nga Vlora, madje edhe të vetë Hashimit.
Jo vetëm që ua kanë nacionalizuar tokën, por disa
pjestarë të kësaj familjeje, babain e Sabitit,
Fetahun dhe Ramadanin me djemtë, i kanë vrarë
partizanët jugosllavë në Monopol të Tetovës (1945).
Daut Memishi (1896-1970) jetoi 74 vjet. U lind në
Ollovjan dhe vdiq në Sllatinë. Erdhi për herë të parë
në Rumani te vëllezërit e vet, më 1912. Qëndron këtu
një kohë, kthehet në vendlindje, dhe vjen përsëri,
sëbashku me Gjulien. Dauti ka marrë pjesë në luftën e
parë botërore, ndërsa më 1916 ka qenë komandant i
shqiptarëve në një kamp përqëndrimi. Memishallarët
kanë depërtuar në kujtesën e historisë, për
sinqeritet, korektësi dhe atdhetarizëm. Emri i tyre
figuron edhe në kuadrin e një Apeli të shqiptarëve të
Rum anisë, drejtuar Presidentit Wilson, përmes të cilit
i bëhet më dije e vërteta e statistikore, se "në
trojet Shqiptare të okupuara nga Serbët dhe Grekët
(Kosova dhe Çamëria - shën.yni ), elementi shqiptar
përbën 80% të popullatës, e cila është e ndëshkuar me
eksterminim, po qe se kjo zgjedhë do të vazhdojë". Në
shtyllat e kësaj Thirrjeje, e nënshkruar më 1919 nga
disa mijë anëtarë të kolonisë, shquhen edhe
nënshkrimet e shqiptarëve të Sllatinës: Ramadan
Memishi, Beqir Xhemaili, Mustafa Abdul Halimi,
Zulfiqar Memishi, Ramadan Tahiri. Çka thonë shqiptarët
për ta? Në shtypin shqiptar të Bukureshtit jepen edhe
konsideratat e liderit shpirtëror të shqiptarëve të
Rumanisë (prof. Xhelku Maksuti), ndaj Shteteve të
Bashkuara të Amerikës, ndaj shqiptarëve të Rumanisë
dhe familjes Memishi, e cila edhe në kohën e
totalitarizmit komunist, e ka ruajtur me shenjtëri:
gjuhën shqipe dhe traditat e të parëve tanë.

"Albanezul nostru"- "La atle tul albanez"
Sipas Alush Kamberit: "në qytetin e Sllatinës që
gjendet ndërmjet Krajovës dhe Bukureshtit, na
sugjerojnë ta vizitojmë familjen Memishi, njërën ndër
familjet më të vjetra shqiptare, e vendosur në Vllahi,
qysh para 200 vitesh. Njeriu i parë i kësaj familjeje,
që kishte shkelur në truallin mikpritës të Rumanisë,
ishte Sabit Memishi. Ai erdhi këtu ta ushtrojë zanatin
e pastiçerisë, të cilin e kishin si traditë familjare,
edhe më herët. Sabiti ishte një burrë i pashëm dhe i
shëndoshë, plot energji rinore. Në atë kohë, rrugës
për në Gjermani, kishte ardhur një ekipë turke e
pehlivanëve, të cilët, me të shkelur në këtë qytet, i
provokojnë të rinjtë rumunë, se kush do ta mposhtë
pehlivanin më të fuqishëm të tyre në arenën e mundjes,
do të fitojë 250 dukatë floriri. Këto fjalë i ranë në
vesh edhe Sabitit, i cili vendosi të dalë në log të
burrave. Askush përveç tij, nuk guxonte t'i dalë
përpara pehlivanit turk, një goxha burr ë, i njohur në
atë kohë, i cili askund dhe prej askujt nuk kishte
përjetuar disfatë.
Kjo gjë i frikësonte të rinjtë rumunë që t'i dalin
karshi. Ishte ky një azgan, që siç e përshkruanin,
edhe për nga pamja fizike ta shtinte frikën: një kolos
me një trrup të gjatë e të ngjeshur si shkëmbi, me
ecje të rëndë e plot krenari, me një shikim që të pret
e mposht para kohe. Por, kështu nuk mendoi edhe
Sabiti. Me një të parë, dhe me një të dëgjuar, arnauti
i Sllatinës ia priti: "Unë jam ai që do ta mposht këtë
çallamxhi!". Të gjithë që e njihnin dhe s'e njihnin,
ia ngulën shikimin, dhe një heshtje e madhe mbretëroi
gjatë kohë. Pas pak, para se të fillojë përleshja,
filluan të dëgjohen zërat e rumunëve që e ngritën deri
në qiell, moralin e shqiptarit, forcën, qëndresën dhe
trimërinë e tij: "Albanezul nostru! Albanezul nostru!"
(Shqiptari ynë. Shqiptari ynë!). Në të vërtetë, Sabiti
në këto momente mbronte emrin shqiptar, dhe ngjyrat e
Sll atinës rumune. Tërë atmosfera para se këto dy
kolosë të delnin në arenën e stadiumit, përcillej me
muzikë ushtarake, të cilën e kishte organizuar
Prefektura e qytetit.
Dhe loja nis me emocione të mëdha. Në këto çaste,
frika dhe guximi u bënë një: Derisa dëgjoheshin
ovacionet "Sabit albanezul! Albanezul nostru!", Sabiti
do të akumulojë tërë forcën e vet dhe shkathësinë e
sportit të mundjes, dhe për një çast, e përmbys
kundërshtarin e vet përtoke. Tërë stadiumi ngritet në
këmbë, e rrokin mbi supe Sabitin qytetarët rumunë, dhe
parakalojnë rrugëve të qytetit, të përcjellë me
fanfarën ushtarake. Ekipi turk mban fjalën: ia dhuron
250 dukatët, ndërsa ai pjesën dërmuese të tyre ia fal
Bashkisë së qytetit, për të themeluar një fondacion
për të rinjtë. Prej atëherë e deri më sot, kjo familje
shumëanëtarëshe, gëzon nderime dhe respekt të madh, në
mesin e banorëve të Sllatinës. Kjo ngjarje e madhe,
brez pas brezi përcillet gojë në gojë, pran daj edhe
s'ka njeri në Sllatinë, që nuk e njeh këtë familje.
Shqiptarët e Sllatinës nuk janë vetëm ëmbëltorë. Janë
shqiptarë që digjen nga malli ndaj Atdheut. As tërmeti
nuk i shemb".

Skënderbeu në odë
Si e përshkruan Ymer Jaka këtë familje fisnike?
"Familja Memishi, në Sllatinë të Oltenisë, ndonëse e
vetmja familje shqiptare në këtë qytet, qe dy shekuj
vazhdon jo vetëm të krenohet që i takon pasardhësve të
njërit ndër popujt më të lashtë të Ballkanit, por ruan
me këmbëngulje traditat shqiptare, gjuhën shqipe dhe
lidhjet me farefisin në rrethinën e Tetovës, prej ku
është shpërngulur në Rumani, dhe ku anëtarët e saj
ushtrojnë zejen e ëmbëltorit. Anëtarët e tanishëm të
kësaj familje, tre vëllezër e dy motra, të gjithë kanë
lindur në Rumani, mirëpo jo vetëm që e flasin për
bukuri shqipen, por kjo është e vetmja gjuhë
komunikimi midis tyre. Kur hyra në shtëpinë e tyre
kisha përshtypjen se isha në Gostivar, në ambientin e
dh omës së ditës, ku na priti i zoti i shtëpisë,
Hashimi.
Nuk shkoi shumë kohë e në dhomë erdhën edhe anëtarët
e tjerë të familjes, vëllezërit e Hashimit, Enveri e
Xhaviti, motrat, gratë dhe fëmijët. Për një çast
harrova se isha në Rumani. Këtij ambienti i jepte vulë
të posaçme, edhe portreti i Skënderbeut, i varur në
mur, dhe busti i tij mbi televizor. Mikpritja ishte
ajo e jona, tradicionale, kontakti i drejtëpërdrejtë.
Kontaktet me shqiptarët e Sllatinës janë të rralla,
prandaj vizita jonë për familjen Memishi konsiderohej
si një nder i madh që po i bënim. Ndonëse marrëdhëniet
me vendlindjen janë mjaft të rralla, burrat e kësaj
familjeje, e në një shkallë të konsiderueshme edhe
gratë, janë të njoftuar për çdo gjë që ndodh te
bashkatdhetarët e tyre: në Çamëri, Maqedoni, Kosovë,
dhe Shqipëri".
Baki Ymeri




__________________________________
Do you Yahoo!?
Yahoo! Mail - You care about security. So do we.
http://promotions.yahoo.com/new_mail

> ATTACHMENT part 2 application/msword name=shqiptaret e sllatines (rumani).doc


> ATTACHMENT part 3 image/jpeg name=albanzii din slatina (1956).jpg


> ATTACHMENT part 4 image/jpeg name=xhaviti-fatimja-xhelku-pjetri.jpg


> ATTACHMENT part 5 image/jpeg name=xhemilja ne ambasade.jpg


> ATTACHMENT part 6 application/msword name=bashota sipas aurelian chivu-t.doc


VitoreStefaLeka


Do you Yahoo!?
Jazz up your holiday email with celebrity designs. Learn more.

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe@xxxxxxxxxxxxxxx

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe@xxxxxxxxxxxxxxx

==================================================================





Yahoo! Groups Links

<Prev in Thread] Current Thread [Next in Thread>
Google Custom Search

News | FAQ | advertise