logo       

RIMEKEMBJA 07/ 12/ 2004 [ ii ]: msg#00028

politics.region.albania.shqiperia

Subject: RIMEKEMBJA 07/ 12/ 2004 [ ii ]


Berishizmi është fanolizmi i sotëm, pra objektivisht
antizogizëm

Berishizmi sot është një fanolizëm në traditat e
shkartisura të politikave të Bajram Currit e të Hoxhë
Kadrisë,por më pak folklorik se fanolizmi i Bajram Begut
para 80 vitesh. Nuk është aspak i saktë vlerësimi që jep
Skënder Buçpapa se berishizmi qenka antikomunizëm safi kur
shkruan :"Vitet 1997-2004 treguan se edhe vet lëvizja
demokratike antikomuniste në Shqipëri, pra berishizmi, u
mund dhe në mjaft segmente u shpartallua". Nuk duhet
harruar se Sali Berisha antikomunizmin e ka përdorur më
shumë për demagogji politike në luftën për pushtet sesa si
filozofi politike. Nuk duhet harruar se Sali Berisha
filozofinë e tij politike e përmblodhi qësh në fillim në
parrullat " bashkëfajtorë e bashkëvuajtës" me komunizmin,
"opozitarë , por vëllezër" me komunistët, "nuk ka të vonuar
në demokraci". Antikomunizmi i Berishës ka qenë kryesisht
retorikë politike.
Në një nga ato pamjet e përditëshme në ekranet televizive
ku paraqitet Berisha me të folmen bubulluese e
gjestikuluese dinamike e dëgjuam më 4 nëntor 2004 Saliun të
mburrte aleancën e tij politike me Fatmir Mediun e Partinë
Republikane. Berisha më në fund e bëri fare hapur dallimin
midis aleatëve të vet. E dinim prej kohësh se Berisha
përgjërohet vetëm për Mediun (Godon) e republikanët,sepse
kështu ka nisur karriera politike e Saliut në ortakëri me
Sabri Godon, sepse të dyve u janë përputhur shumë pipëzat
politike, karakteret, huqet e ambiciet politike dhe lidhjet
njerëzore me të tjerët; sepse të dy kishin marrë porositë
politike në të njëjtin vend dhe ishin ngarkuar me misione
që plotësonin njëri tjetrin në skenën politike shqiptare
qysh nga viti 1991.
Por lidhja e Saliut me repubikanët përfaqësonte dhe një
vazhdimësi historiko-politike më të hershme se Lëvizja
demokratike për rrëzimin e sistemit komunist në Shqipëri.
Baza ideore e lidhjes së ngushtë të Berishës me Godon e
republikanët është fanolizmi. Partia Republikane u krijua
nën skeptrin ideor e politik të nolizmit dhe vetëm sa ka
spekuluar me mantelin e djathtë që hidhte krahëve mbi
kostumin politik majtist-nolist. Nuk mund të ketë parti të
djathtë me ideologji e simbolikë të majtë. Nolizmi është
ideologji e majtë Në muret e zyrave të Godos e shokëve të
tij të tjerë qysh në vitin 1991 u varën portrete të mëdha
të Fan Nolit.
Edhe Partia Demokratike që është vetëreklamuar fuqishëm si
e qendrës së djathtë mbeti gjithmonë një parti e qendrës së
majtë, edhe ajo noliste. Në mendimin politik të Berishës që
nga fillimi nolizmi ishte doktrina sunduese. Berisha kur ka
përkujtuar 70-vjetorin e "Revolucionit Demokratik" (shto
fjalën"anti" para demokratik) në vitin 1994 është treguar
edhe më nolist se vet Noli në fjalimin e tij ditirambik për
këtë kryengritje që prodhoi e solli një pushtet të
paligjëshëm në Shqipëri, njësoj si pushteti që rrëzoi
Berishën në mars-qershor të vitit 1997.
Në rrethin e ngushtë të këshilltarëve të Berishës gjithnjë
kanë mbizotëruar nolistë të deklaruar dhe antizogistë
inatçorë, pinjollë të armiqëve më të deklaruar politikë të
Ahmet Zogut. Nëse mbledhim bashkë gjithë elementët ideorë,
politikë, njerëzore, tradicionalë që karakterizojnë lidhjet
e PD të Berishës dhe PR të Godos e Mediut, atëherë duhet
thënë se do të ishte më normale që PR të përfshihej në PD
ose PR të emërtohej PR. Prandaj Berisha i flak me aq
lehtësi e pa sëkëlldi aleatët e përkohëshëm dhe
shumëvjeçarë për hir të Mediut e të PR-së, duke përfshirë
dhe klane balliste të caktuara, apo trashëgimtarë të
politikës së Elez Isufit që radhitej në krahun nolist të
politikës shqiptare në vitet 1920.

Berishizmi paraqitet si bashkim i politikave antizogiste të
para vitit 1924

Është sylesh në politikë kush nuk e ka vënë re se vitet e
fundit Berisha aleancë të vërtetë quan dhe do që të ketë
atë me PR dhe Partinë demokristiane, sepse PD ka marrë
formën e forcave politike të para vitit 1924, janë nolistët
vazhdues të trashëgimisë së Nolit dhe politikanët katolikë
vijues të trashëgimisë politike të Luigj Gurakuqit.
Berisha është në traditën krahinore pasues i Bajram Currit.
Vet Skënderi pohon se : "Fakti që Bajram Curri ishte
antizogist ka ndikuar që në Tropojë në një kohë të
mbizotërojë antizogizmi. Por në Tropojë ka pasur gjithnjë
një krah zogist". Dhe përmend të ndjerin Abedin Mulosmani
si krahu i djathtë i Mbretit Leka I. Berisha dhe klani
berishian tropojan në PD kanë dhënë shumë prova se i
përkasin pikërisht krahut antizogist, atij të Bajram
Currit.
Mjafton të kujtojmë sesi Berisha Leka Zogun në vitin 1991 e
paraqiste në shtypin e Kosovës si agjent të Milosheviçit në
politikën shqiptare që po e përgatisnin të vendoste
diktaturën e djathtë në Shqipëri për qejf të Serbisë.
Mjafton të kujtojmë si e dëboi presidenti Berisha Mbretin
Leka I,bashkë me Abedin Mulosmanin brenda 24 orësh nga
Shqipëria në nëntor të vitit1993. Pastaj në vitin 1994
Berisha bëri ceremonira e deklarata ditirambike për
nolizmin dhe sulme të ashpra kundër zogizmit që nuk
bëheshin as në kohën e Enverit. Berisha i bëri thirrje
Kongresit të XIII të PLL të distancohej nga trashëgimia
zogiste, Gazeta më e zellshme berishiane në Shqipëri "Tema"
në tetor të vitit 2004 ka bërë sulmet më të fëlliqura
kundër Ahmet Zogut, Leka Zogut duke i paraqitur si
bashkëpunëtorë të komunistëve e armiqëve kombëtarë të
shqiptarëve. Kur tentohen analiza serioze, ndryshe
nga"analizat"e Mero Bazes,.gjëra të tilla nuk duhet të
lihen në harresë e të thuhet se berishizmi nuk qenka
antizogizëm.
Prandaj tani merr formë aleanca Fatmir Mediu (lexo Sabri
Godo)- Sali Berisha- Nikoll Lesi ( lexo edhe Jozefina
Topalli, Pjetër Arbnori, Preç Zogaj). Të tjerët (Arben
Imami, Jemin Gjana, Bamir Topi, Leka Meksi etj,) janë si
Rexhep Shala apo Kasem Qafzezi me shokë në "revolucionin
demokratik". Nuk ështË jashtë rregullit as bashkimi i Ilir
Metës me Sali Berishën, sepse kur shkoi një herë për vizitë
në Tropopjë IlirI u mundua t'i qetësonte tropojanët e
zemëruar me fjalët : " kam ardhur si burri tek burri, si
Riza Cerova (i Skraparit) tek Bajram Curri". Kur thoshte
këto fjalë Iliri në krah kishte Namik Doklen dhe kërcënimi
ishte për Berishën. Tani Iliri është shqitur nga Dokle dhe
po ngjitet me Berishën.

Berisha i mori zogistët argat në arën e fanolizmit

Në këto zallAmahira të viteve të tranzicionit legalistët e
monarkistët kanë qenë më shumë si bishti i sqeparit të
berishizmit Legalistët e zogistët më shumë kanë konsumuar
dhjamin historik e kapitalin politik që u la Ahmet Zogu dhe
nuk kanë qenë të zotët as deshën të vinin dhjamin e vet e
kapitalin e tyre politik në Shqipërinë paskomuniste.
Legalistët e zogistët janë treguar gjitHmonë më eklektikët
që kemi takuar në politikën e Shqipërisë, madje duke
filluar qysh nga Konferenca e Pezës e vitit 1942. NjerëZ me
vullnet politik të papërcaktuar e të lëkundur. Diçka duan
të marrin por nuk dinë çfarë e as nuk zgjasin dorën. Diçka
presin gjithmonë nga të tjerët, sidomos nga ndonJë mrekulli
politike ndërkombëtare që do t'i vejë drejtpërsëdrejti në
qoshe të oxhakut të politikës e të pushtetit.
Prandaj, berishizmi e ka pasur shumë lehtë ta kthejë
zogizmin në rezervë politike të vetën, t'i bëjë legalistët
e zogistët argatë të mirë për të punuar për berishizmin në
arën politike të fanolizmit.Sa herë Ekrem Spahia ka bërë
ndonjë gjest të vogël për të treguar se ka edhe ai mendjen
e vet menjëherë bazeberishizmi i është vërsulur nëpërmjet
gazetave "55" e "Tema" me akuzat se është bashkëpunëtor i
Sigurimit të Shtetit, se e paska zënë jesir Gramoz Ruçi, se
e paska blerë Fatos Nano.Pastaj përsëri e kanë renditur
pranë Berishës. Berishizmi nuk ka pikë respekti për
zogizmin. Këtë e tregoi më së miri me sulmet vulgare, të
poshtra që u bënë në gazetën "Tema" të Bazes para një muaji
e gjysëm kundër tërë brezave të familjes Zogolli. Shkuan aq
larg në marrëzitë e tyre sa ta shpallnin Ahmet Zogun edhe
frikacak, edhe komunist. Ky të jetë vallë antikomunizmi i
berishizmit? Kur Berisha vë njerëz të tillë si Kastriot m?
të përgojojë Ahmet Zogun merret lehtë me mend sesa i madh
është antizogizmi i tij.

Berishizmi e shpërfytyron më shumë thelbin e zogizmit

Berisha e berishizmi e zhvleftësojnë atë përfundim ku ka
arritur Skënder Buçpapa se "antizogizmi në thelbin e tij
mund të shikohet vetëm e vetëm si antikomunizëm".Pikërisht
berishizmi po e paraqet zogizmin si komunizëm edhe pse
sipas vlerësimit të Skënderit : "nëse ai është
antikomunizëm nuk mund të jetë antiberishizëm". Duhet një
shpjegim atëherë përse bazeberishizmi e paraqet zogizmin si
komunizëm, pra e dashka vet që të jetë kundër berishizmit!.
Skënderi në këtë pikë nuk është i qartë ose nuk ka dashur
të jetë i qartë. Ai i ka rënë rrotull një teme të tillë për
të bërë predikimin e logjikshëm, por jo sqarues
:"përpjekja për ta interpretuar zogizmin si antiberishizëm,
ngado që të vijë, ka për qëllim që të përplasë në mënyrë të
pashmangshme dy lëvizje të të njëjtit krah të politikës në
Shqipëri dhe ndër shqiptarët". Kush vallë e bën këtë?
Lëvizja e Mbretit Leka nuk ka shpallur objektiv të tillë.
Ajo duket më shumë një lëvizje heterogjene, madje amorfe që
po kërkon një identitet, që kërkon një vend në politikën
shqiptare pasi në bisht të PD-së e të berishizmit as ka
mundur ta tregojë veten, as është respektuar për partnere.
Si lëvizje armiqësore atë e ka paraqitur vetëm propaganda
bazeberishiste e "Temës" që vepron pas urdhërave të
Berishës, i cili zakonisht i lëshon këto urdhëra nëpërmjet
veqilit të tij propagandistik, Mujë Buçpapës.

Kur Leka çorienton Godon bëhet shumë mirë

Berishizmi kërkon "partnerë" pa identitet të spikatur, pa
dinjitet të respktuar, pa individualitet, kërkon vetëm
shegertë. Prandaj berishizmi është bërë shumë idhnak me
LZHK-në. "I mençuri, i duruari" i fanolizmit e berishizmit
Sabri Godo kur u shpall LZHK bëri deklarata për të frenuar
beniaminin e tij, Fatmir Mediun, që nisi menjëherë sulmet
kundër Lëvizjes së Leka Zogut. Por tani Sabriu po bëhet
flamurtar i idhnimeve e zemërimeve me Lekën duke e akuzuar
se nuk marrka vesh nga politika, se veprimet e Lekës qenkan
çorientuese për të lënë në fuqi socialistët. Ah sikur të
ndodhte që veprimet e Leka Zogut të çorientonin politikën e
Sabri Godos që ndihmoi në vitin 1997 të vinin në fuqi
socialistët si fanolistët në vitin 1924 ! Shqipëria do të
fitonte shumë nga ky lloj "çorientimi". Shqipëria ka humbur
nga që kryerepublikani Godo, trashëgimtari jo vetëm
gjenetik i armiqësisë së Totajve kundër Ahmet Zogut, ka
arritur për shumë vite të çorientojë legalistët e zogistët.

Kush e ka fajin që Saliu e Leka rrethohen nga të këqinjtë"?


Skënderi u drejtohet me një thirrje për bashkëpunim e
mirëkuptim berishizmit e zogizmit kur shkruan : " Nuk mund
të besohet se Mbreti Leka I ta mendojë të fituar kauzën
zogiste duke i përqëndruar energjitë kundër Berishës. Nuk
mund të besohet se Berisha ta mendojë të fituar kauzën e
tij duke përqëndruar energjitë kundër Mbretit Leka I".
Kujtesa është e mirë. Po a nuk e dinin vallë Berisha e Leka
këtë gjë? E dinin, si jo. Kush po i përqëndron energjitë
kundër tjetrit? Hë për hë këtë po e bën vetëm Berisha,
sepse çdo gjë është ende në sferën e propagandës.
Berisha ka përqëndruar energji të shumta nëpërmjet
gjuhëhidhurve të tij për të plagosur sa më rëndë zogizmin?
Melhemi që tenton të vejë Buçpapa mbi këto plagë që i kanë
hapur zogizmit egërsirat propagandistike të bazeberishizmit
bëhet djegës edhe pse është vënë me dëshirën e mirë. A do
ta dëgjojë vallë këtë këshillë të mirë të Skënderit vëllai
i tij, Muja, që të ndihmojë Berishën të lidhë egërsirat
propagandistike që zhurmojnë lehaqençe kundër zogizmit?!
Deri tani duket se Berisha e berishizmi po sillen sipas
metodës së tyre hipokrite: mënjanë lëshojnë egërsirat më të
tërbuara të kafshojnë me fjalë gazetash miqtë e aleatët, në
anën tjetër sajojnë dhe ndonjë këshillë të mirë. Por
gjithmonë synimi është tëj veprohet sipas urdhërit " në
gjunj para Berishës". Zogistët e kanë pranuar shpesh këtë
shantazh politik. A do ta pranojnë edhe kësaj radhe?!
Fajtorët për këtë përballje berishizëm -zogizëm Skënder
Buçpapa i ka treguar vetëm në grup, pa emra, duke shkruar :
" Këshilltarë kontrabandë në njerëzit e afërt të njërit apo
tjetrit, tellallë të papaguar as nga njëri as nga tjetri,
të tjerë të papërgjegjëshëm , vegla të SHISH-it dhe të
shërbimeve sekrete antishqiptare mund të përpiqen që të
ndikojnë që dhe berishizmi, edhe zogizmi të mos jenë më
antikomunizëm, por të jenë përkatësisht antizogizëm dhe
antiberishizëm".
Është një realitet i dukshëm se në të dy krahët ka njerëz
të kategorive të tilla që bëjnë atë për të cilën Skënderi
vetëm hamendëson. Ka kohë që po luftojmë për të treguar me
emër e mbiemër disa nga këta, për të treguar se si ata
veprojnë për të kryer shërbime të këqija. Ka, pra, mjaft të
vërteta në paragrafin e sipërcituar, por ka edhe shumë
dykuptimësi, gjëra të lëna gjysëm në dritë, gjysëm në
errësirë. Mujë Buçpapa është njeriu më i lidhur me atë
mjedis e veprimtari ku mund të sqarohen, madje të ndalohen,
ato poshtërsi për të cilat hamendëson Skënderi.
Këtë bindje na e përforcon edhe thënia e Skënderit :
"Mbreti Leka ka një staf të krijuar pothuaj në mënyrë të
rastësishme rrotull". Është dobësi e madhe për rolin që ka
marrë përsipër. Kësaj dobësie me siguri do t'ia shohë
sherrin shumë. Por fatkeqësisht Mbreti Leka ua ka parë
shumë sherrin edhe stafeve të mëparshëm rrotull tij që nuk
ishin krijuar me ngut e në mënyrë të rastësishme. Kurse
Berisha ka pasur mjaft kohë e mjete të gjithfarshme për të
krijuar si i ka dashur qejfi stafet rreth tij. Pse pra edhe
Berishës t'i jenë rrasur deri në prehër e nën sqetulla
"këshilltarë kontrabandë", "tellallë të papaguar";
"daullexhinj pa talent'', " intrigantë pa karar",
"provokues të pacipë"?. Ka vetëm një shpjegim :Berishës i
pëlqen ta bëjë punën kryesisht me njerëz të tillë.
Berisha i ka ngritur atje ku janë grupet më të neveritëshme
të propagandës në Shqipëri. Berisha e ka krijuar
përbindëshin e shpifologjisë e të provokimit gazetaresk,
Mero Bazen. Berisha e ka kthyer përdorimin e "vrasësve me
pagesë në publicistikë" në një dukuri të shëmtuar në
Shqipëri. Nuk është aspak e rastësishme që në propagandën
bazeberishiste u hapet rruga tipave të tillë shpifës e
provokues si Kastriot Myftaraj. Bëhet një libër me gati
1000 faqe materiali denoncues që kam shkruar unë në
"Rimëkëmbja" për të treguar se kush është ky tip dhe kush
fshihet prapa tij. Berisha i ka dhënë hapësira gjithnjë më
të mëdha. Mujë Buçpapa është tutor e mentor i këtij soj
anti-njeriu që tani vepron në bashkëpunim të hapur me Mero
Bazen. Këta janë prodhime të berishizmit dhe pjesë e
makinerisë së berishizmit
Berishizmi nuk mund të shfajsohet vetëm duke e shpallur
antikomunizëm, çka nuk është më e vërtetë në realitet.
Skënderi thotë në mënyrë të përgjithëshme : "njerëz që i
noh mirë dhe që kanë ndërruar pafundësisht flamuj, jam i
sigurt se ata nuk luajnë as për Berishën, as për Mbretin,
por për ustallarët e tyre të vjetër". Edhe unë kam një
bindje të ngjashme. Madje kam folur dhe më konkretisht për
këtë temë. Nga ana tjetër e di që Berisha pikërisht njeërz
të tillë ka dashur të ketë rreth vetes gjithmonë. Ndryshe
nuk do të ngazëllohej aq shumë që pranë tij u rikthyen
Zogaj, Imami apo që u radhit me të Nikollë Lesi, i
përkëdheluri i Fatos Nanos. Për ata ustallarët e vjetër më
shumë po luan Berisha vetë. Këtu ndryshoj rrënjësisht
mendimin tim nga ai i Skënderit. Prandaj luajnë lirshëm
edhe ata të tjerët rreth tij. Prandaj bëhet "dash këmbore"
i berishizmit Nikollë Lesi, Preç Zogaj, Arben Imami e shokë
të tyre. E kam të vështirë ta besoj pa e parë të shkruar që
Skënder Buçpapa e quan në rregull berishizmin edhe tani që
atij po i prijnë desh të tillë këmbore që u kanë prirë
tufave të propagandistëve e skuadroneve të andartëve që
dogjën Shqipërinë në vitin 1997.

5 dhjetor 2004
Abdi Baleta



Marrë nga ?Bota Sot? e datës 29 nëntor 04, faqja 3


Replikë

Mero Baze të mos merret me gazetën kombëtare ?Bota Sot?!

Kështu, provincialja e Mero Bazes, në numrin e djeshëm të
saj, shpif për dritën e diellit duke shkruar se gazeta
kombëtare ?Bota Sot? është bërë në vitin 2001, (kohë kur
Mero Baze botonte pothuaj çdo ditë në faqet e saj), fushë
beteje kundër Skënderbeut. Kjo është një nga shpifjet më
idiote dhe të pacipa që përdor Mero Baze, pasi kombëtarja
?Bota Sot? që ditën kur lindi, më 1995, figurën e
Skënderbeut e ka si emblemë, të fiksuar që në ballinën, pra
faqen e parë të gazetës. Në atë kohë Mero Bazen dhe
Kastriot Myftarajn nuk i njihte askush, ndërsa Skënderbeu
ende nuk kishte shkuar në Prishtinë. Skënderbeut i parapriu
dhe ia hapi rrugën për në Prishtinë dhe në Kosovë, gazeta
kombëtare ?Bota Sot?. Sa për Mero Bazen, i kujtojmë se
gazeta ?Bota Sot? nuk i ka asnjë faj që ai vazhdon të
mbetet me çorape të zezë në kokë. Nga ana tjetër si thotë
populli, durimi ka kufij.

Shkruan: Elida Buçpapaj

Mero Baze ka filluar të hedhë helm kundër gazetës kombëtare
?Bota Sot?, duke i hequr gështenjat nga zjarri me duart e
të tjerëve. Këto janë metoda antishqiptare, janë metoda
fshatareske të Mero Bazes. Në sulmin më të fundit kundër
?Botës Sot?, Mero Baze ka përdorur Kastriot Muftarajn. Edhe
Mero Baze, edhe Kastriot Myftaraj që kanë bashkëpunuar me
gazetën ?Bota Sot?, nuk kanë pasur asnjë të keqe prej saj,
veç të mirave, sepse janë mediatizuar dhe kanë përfituar
prej reputacionit të gazetës kombëtare me tirazhin më të
madh në të gjithë shtypin shqiptar, me një shitje në
Kosovë, Maqedoni, në Europë dhe SHBA.
Nga ana e tij, më pëlqen ta ripërsëris se Mero Baze ia ka
mbyllur derën e fletushkës së tij provinciale autorëve të
gazetës ?Bota Sot?, të cilët nga ana e tyre nuk u bëhej
vonë aspak për këtë, sepse u dukej e pamoralshme që
shkrimet e tyre të botoheshin në një gazetë ku botojnë
ish-sigurimsat e shtetit, ata që e kallën në flakë
Shqipërinë më 1997.
Asnjëherë gazeta ?Bota Sot? nuk e ka sulmuar Mero Bazen, as
Kastriot Myftarajn, sepse në atë mungesë të shtypit të lirë
që ekziston në Shqipëri, na është dukur e papërshtatshme të
merremi me Mero Bazen, aq më tepër kur Mero Baze e
pretendon veten si pjesëtar të shtypit opozitar, megjithëse
në fakt, pragmatizmi i tij vulgar është shumë i dyshimtë.
Gazeta kombëtare ?Bota Sot?, nëse do të kishte ndërmend që
të merrej me Meron, nuk kishte fare se përse të nxiste
penën e saj, pasi do të mjaftohej që të ribotonte ciklin e
pafund të portreteve-karikatura që i botonte gazeta
?Republika? duke e denoncuar aktivitetin e dyshimtë të Mero
Bazes. Edhe këtë cikël ?Bota Sot? e ka në dispozicion dhe
mund ta botojë në çdo kohë dhe për momentin nuk e ka bërë,
sepse është gazetë kombëtare dhe jo province si ajo e Mero
Bazes që botohet në 100 kopje tirazhin, siç pohon gazeta
?Albania?.
?Një njeri me çorape të zezë në kokë, një nga monstrat më
perverse që ka prodhuar tranzicioni shqiptar me emrin Mero
Baze ka vite që me ndihmën e çorapes del në rrugën e gjerë
dhe sulmon çdo njeri që i del prapa?, shkruan ?Albania?.
Fjalia e mësipërme është shkëputur nga cikli që kjo gazetë
ia dedikon ?çorapes së zezë?, siç e quan ?Albania? Mero
Bazen. Ju siguroj se kjo fjali është nga më të sheqerosurat
dhe është e vetmja që unë e shkëputa nga qindra kilometra
rreshta të zinj me të cilat ?Albania? portretizon Mero
Bazen, të cilin e njeh mirë, pasi e ka pasur gazetar të
saj.
Siç e thashë që në krye, arsyeja që na bëri t?i nxjerrim
nga arkivi i ?Albanisë? bëmat e Meros është mosmirënjohja e
Bazes ndaj gazetës ?Bota Sot?, i cili të mirën që i ka bërë
gazeta kombëtare ia kthen me fushata shpifjesh. Këto metoda
fshatareske që përdor Bazeja nuk e rrisin dot tirazhin e
provinciales së tij, veçse e fundosin përfundimisht.
Kështu, provincialja e Mero Bazes në numrin e djeshëm të
saj shpif për dritën e diellit duke shkruar se gazeta
kombëtare ?Bota Sot? është bërë në vitin 2001 (kohë kur
Mero Baze botonte pothuaj çdo ditë në faqet e saj) fushë
beteje kundër Skënderbeut.
Kjo është një nga shpifjet më idiote dhe të pacipa që
përdor Mero Baze, pasi kombëtarja ?Bota Sot?, që ditën kur
lindi, më 1995, figurën e Skënderbeut e ka si emblemë, të
fiksuar që në ballinën, pra faqen e parë të gazetës. Në atë
kohë Mero Bazen dhe Kastriot Myftarajn nuk i njihte askush,
ndërsa Skënderbeu ende nuk kishte shkuar në Prishtinë.
Skënderbeut i parapriu dhe ia hapi rrugën për në Prishtinë
dhe në Kosovë, gazeta kombëtare ?Bota Sot?. Sa për Mero
Bazen, i kujtojmë se gazeta ?Bota Sot? nuk i ka asnjë faj
që ai vazhdon të mbetet me çorape të zezë në kokë. Nga ana
tjetër si thotë populli, durimi ka kufij.


QEMAL VELIJA


"ÇLIRIMI 1944" - NJË FIKSION IDEOLOGJIK


Kurthi i datës së "çlirimit" të nëntorit 1944 funksionoi
edhe në këtë vit jubilar. Madje u shty më tej deri në
përpjekjet mendjeçartura për ta zgjidhur këtë çështje në
gjykatën europiane. Efektet e jashtme dhe propagandistike
të dy palëve që mbrojnë data të ndryshme (28 dhe 29) u
krijuan edhe ditëve festive që kaluam. Dhe përsëri të dyja
palët si akt të "çlirimit", pavarësisht datës, vijojnë të
njohin "këmbën e fundit të gjermanit në Shkodër". Pra,
davaja për tu zgjidhur janë përsëri "mustaqet e Çelos".
Madje edhe forcat tradicionale të djathta të skenës
politike shqiptare, edhe pse nuk e miratojnë këtë maskaradë
të paskrupullt e të padinjitet, përsëri qëndrojnë në
heshtje dhe nuk përpiqen ti gjejnë rrënjët e kësaj
"mosmarrëveshje" të shtirur. Themi të shtirur pasi akti
njihet prej dy palëve, por nuk njihet data, pra një detaj i
pavlerë nëse nuk do të ekzistonte edhe një "mollë sherri"
siç është përkimi me festën e Jugosllavisë.


Simbolika e kësaj date

Një shoqëri i ka të nevojshme simbolet dhe piketat
historike mbi të cilat ngre më pas aureolën e identitetit
dhe të vijimësisë si e tillë. Por duhen dalluar në këtë
simbolikë, vlerat unifikuese, që i takojnë të gjithë
shoqërisë, dhe që marrin status përhershmërie, nga vlerat e
pjesëve, grupimeve, klasave të po kësaj shoqërie që janë
vlera të përkohshme, kalimtare, shpeshherë edhe të
kontestuara nga pjesët e tjera. Në këtë rrafsh duhet parë
edhe data e "çlirimit", jo më si datë kalendarike, por si
përmbajtje. Çfarë shënon ajo, në cilat rrethana është
fiksuar, çfarë mbart si kumt, kujt i përket si vlerë.
Dhe nëse debatet idiote vazhdojnë pafundësisht, kjo do të
thotë se në të vërtetë ajo përfaqëson një vlerë kalimtare,
të një pjese të shoqërisë, për më tepër injoruese e vlerave
të qënësishme tërësore, një vlerë padyshim ideologjike.
Spekullimi për ta përfshirë më tej në kuadrin e "festës
kombëtare" përbën edhe një akt subversiv ndaj institucionit
të shtetit të shqiptarëve. Propaganda 60-vjeçare e ka
ngulitur tashmë këtë si një postulat të pakundërshtueshëm
dhe kujt i bie të dëgjojë kontestime për këtë datë si akt
"çlirimi" nuk ka sesi të mos habitet apo të rrudhë buzët në
mosmiratim. Vetë fakti se 28 nëntori i vitit 1912 pranohet
nga të gjitha palët në mënyrë të pakontestueshme, ndërsa
28-29 nëntori 1944 është kthyer në "shashkë" festive,
përbën një tregues për këtë. Pasi e para qëndron mbi vlerat
e palëve, partive, ideologjive, grupimeve e klasave, duke
shënuar krijimin e shtetit politik (jo kombëtar) shqiptar,
ndërsa e dyta mbart vetëm ngarkesa pjesore.


Datë "çlirimi" apo datë pushteti

Për të kthjelluar qëndrimin dhe gjykimin kritik mbi këtë
ngjarje historike (se në të vërtetë përbën një ngjarje
historike) mjafton të analizohen ngjarjet dhe faktet në tre
parametra themelorë: -statusi juridiko-konstitucional i
shtetit shqiptar në vitin 1944, -hapësira territoriale në
jurudiksionin e këtij shteti; -cilësia e pushtetit që
administronte këtë periudhë. Kjo mund të arrihet qoftë edhe
duke iu referuar librit "Revolucioni popullor në Shqipëri
dhe çështja e pushtetit" të vitit 1977 të profesor Luan
Omarit, kuptohet duke e zhveshur nga ngarkesa dhe
këndvështrimi krejtësisht ideologjik i tij. Prej tij mund
të zbulohet se çfarë mbulonte realisht e ashtuquajtura
Lëvizje nacional-çlirimtare e udhëhequr nga Partia
Komuniste Shqiptare gjatë vitit 1944, dhe se çfarë
pregatitej në të vërtetë me fuqinë e armatosur të saj.
Duke iu referuar fakteve le të rendisim përmbledhtas. Më 7
prill 1939 ndodh agresioni ushtarak italian mbi Shqipërinë,
për shkak të të cilit pushon së funksionuari shteti
shqiptar i pavarur, ndërsa në 12 prill Asambleja
Kushtetuese shpall rrëzimin e regjimit të Ahmet Zogut dhe i
"ofron" kurorën e Shqipërisë Viktor Emanuelit III. Pra,
kemi një akt të mirëfilltë pushtimi, i cili duhet thënë u
pranua në heshtje nga fuqitë e mëdha të kohës, dhe sidomos
nga Anglia që kishte lidhur dhe traktate me Italinë. Edhe
pse nga një pikëpamje oportuniste për interesat kombëtare,
bashkimi i territoreve të tjera shqiptare (Kosova) trungut
amë bëhej në kushtet e inekzistencës së shtetit të pavarur
shqiptar dhe nuk përfaqësonte ndonjë aspiratë të përmbushur
plotësisht. Kjo i jepte arsye grupimeve politike (kryesisht
majtiste) që të demaskonin, dhe mbas vitit 1941, edhe të
organizoheshin në një luftë çlirimtare kundër pushtuesit.
Ndërkohë duhet theksuar se kjo luftë çlirimtare apo
rezistencë e armatosur kishte rënë nën drejtimin faktik të
fqinjëve (kryesisht jugosllavë, por edhe grekë, për këtë
mjafton të lexohen aktet dokumentare të kohës së luftës),
pasi vetë PKSH ishte një krijesë politike me këtë orientim.
Megjithatë, vetë mospërkimi me forcat e tjera politike të
kohës për një qëllim të përbashkët çlirimi, flet për
motivet e vërteta të kësaj lëvizjeje politiko-ushtarake që
ishin padyshim revolucioni social (apo popullor si shprehet
prof. Omari) dhe marrja e pushtetit nëpërmjet këtij
revolucioni. Pra, nën maskën e luftës nacional-çlirimtare
punohej realisht për të marrë pushtetin dhe për të ngritur
një shëmbëlltyrë sovjetike në Shqipërinë e pasluftës.
Gjithsesi gjithçka duket e përligjur përderisa kemi një akt
pushtimi të vitit 1939 dhe mungesën e parametrave të një
shteti sovran e të pavarur.
Por më 8 shtator 1943 shpallet kapitullimi i Italisë. Më
14 shtator u mblodh në Tiranë Komiteti Kombëtar prej 22
vetësh që mori inisiativën e rishpalljes së pavarësisë së
Shqipërisë, akt që do të legalizohej nga një Kuvend
Kombëtar. Ky Komitet Kombëtar formoi një Komitet Ekzekutiv
të Përkohshëm prej 6 vetësh të kryesuar nga Ibrahim Biçaku.
Njëkohësisht më 16 shtator 1943 në Prizren u mblodh
Kongresi II i Lidhjes së Prizrenit që shpalli vendosmërinë
e popullit të Kosovës për bashkimin me Shqipërinë. Dhe ky
bashkim territoresh tashmë bëhej me të vërtetë i ligjshëm
dhe i vërtetë në bazë të një vetëvendosjeje të lirë, dhe jo
në kuadrin e një bashkimi nën kushtet e një pushtimi
italian si deri më atëhere. Aspirata kombëtare shqiptare
merrte kuptim në këtë rrjedhë ngjarjesh.
Ndërkohë brenda pak ditësh prej formimit të Komitetit,
qeveria e Berlinit me anë të ministrit fuqiplotë për
Europën Juglindore Herman Nojenbaher e njeh këtë Komitet,
dhe nëpërmjet tij vendimin e tij për rishpalljen e
pavarësisë së Shqipërisë dhe juridiksionin territorial që
përfshinte edhe pjesë të tjera jashtë shtetit politik të
1913.
Në vijim të ngjarjeve institucionale, më 16 tetor në
Tiranë u mblodh Kuvendi Kombëtar për ti dhënë një karakter
kushtetues vendimeve të Komitetit Ekzekutiv të Përkohshëm.
Kuvendi shpalli rrëzimin e vendimeve të përdhunta të
Asamblesë së vitit 1939 për bashkim kurorash me Italinë,
dhe shfuqizoi vendimet dhe marrëveshjet e ndryshme që
saksiononin këtë bashkim. Gjithashtu abrogoheshin edhe të
gjitha ligjet që binin ndesh me frymën e vendimeve të
Kuvendit Kombëtar. Pra, vjeshta e vitit 1943 rikthen
funksionimin e shtetit të pavarur shqiptar të para vitit
1939, me specifikën se hapësira territoriale ishte tashmë
shumë më e gjerë, dhe në përputhje me aspiratat kombëtare
dhe të drejtën e vetvendosjes së popullsisë shqiptare në
trevat e Kosovës.
Po ky Kuvend shpalli edhe kursin e asnjëanësisë së
shtetit shqiptar në gjendjen e luftës së përbotshme. Në
këtë mënyrë u kthyen institucionet politike dhe ligjet
kushtetuese të shtetit shqiptar të periudhës para 7 prillit
1939 dhe u rivunë në fuqi dispozitat e Statutit të
monarkisë të 1 dhjetorit 1928. "Në krye të mekanizmit
shtetëror u vendos Këshilli i Lartë që ishte dhe kryetari i
shtetit, kishte komandën e forcave të armatosura, emëronte
të gjithë nëpunësit e lartë të shtetit, nxirrte dekretet
dhe rregulloret e nevojshme për zbatimin e ligjeve,
përfundonte traktate e marrëveshje që duheshin miratuar nga
parlamenti, shpallte luftën me pëlqimin e parlamentit,
përveç rastit të mbrojtjes..." - duke iu referuar
tekstualisht prof. Omarit, faqe 48, të librit të përmendur.

Pas zgjedhjes së Këshillit të Lartë të Regjencës (Mehdi
Frashëri, Lef Nosi, Patër Anton Harapi dhe Fuat Dibra) u
formua qeveria e Rexhep Mitrovicës, dhe mbas votëbesimit të
qeverisë, Kuvendi Kombëtar u kthye në Parlament (duhet
përmendur kreu i këtij Parlamenti Mihal Zallari, i harruar
dhe i papërmendur nga historiografia zyrtare). Më tej
organizimi shtetëror u shtri edhe në pushtetin lokal me
këshillat bashkiakë dhe komunalë dhe pleqësitë e fshatrave.

Edhe profesor Luan Omari e pranon se Gjermania dha
mbështetjen për krijimin e një Shqipërie etnike të pavarur,
pavarësisht interpretimit se kjo ishte thjeshtë një taktikë
e tyre. Ne e kuptojmë arsyen e këtij interpretimi infantil
kur z. Omari kërkon të përligjë pushtetin që doli prej
revolucionit popullor dhe ti japë atributet e çlirimtarit
ardhësve në pushtet "me grykën e pushkës" -siç thotë vetë
ai. Por logjika e rrëzon tërësisht këtë interpretim, kur
kemi parasysh faktin se në ato kohë lufte kur Gjermania
kishte shpallur aktin e pushtimit të Francës, Polonisë,
etj., kur i kishte shpallur luftë mjaft shteteve të tjerë
të fuqishëm, nuk po kishte turp të deklaronte edhe
"pushtimin" e Shqipërisë nëse do ta kishte si qëllim të
vetin. Të jemi të ndërgjegjshëm se një shteti dhe fuqie
ushtarake si Gjermania e luftës që përballej me rezistencën
e shteteve më të fuqishme të kohës as "nuk ia ndjente hiç"
të mashtronte apo ti frikësohej Xhelal Gjeçovëve & co. (të
cilët mburren se kanë asgjësuar 70 mijë trupa
nazi-fashiste, dhe se kanë angazhuar 700 mijë trupa në
territorin shqiptar). Pra, nëse njohu rishpalljen e
pavarësisë dhe Shqipërinë etnike të asaj kohe, kjo do të
thotë se Gjermania dëshironte këtë gjë dhe se realisht
shteti shqiptar funksiononte si i tillë edhe në kushtet e
luftës. Për sqarim duhet të shtojmë se një shtet i pavarur
dhe i rritur në përmasa territoriale si Shqipëria, ishte i
dëshirueshëm në këtë rajon prej Gjermanisë pasi
ballafaqohej me shtete armike si Greqia dhe Jugosllavia (që
duhet thënë se ishin edhe armiqtë natyralë të vetë
Shqipërisë). Pra këtu kemi një përkim interesash, pa
harruar qëndrimin tradicional të Gjermanisë (dhe
ekskluzivisht të Austro-Hungarisë në krijimin e një shteti
të pavarur shqiptar në fillimshekullin e 20).
Pra, statusi i Shqipërisë në vjeshtën e vitit 1943 ishte
shtet i pavarur; hapësira territoriale optimale;
administrata krejtësisht shqiptare dhe funksionale;
mbështetja e jashtme ishte dhënë prej Gjermanisë, dhe
njëkohësisht ishte e garantuar dhe e mbrojtur prej fuqive
të tjera ballkanike që mund tia mësynin territorit
shqiptar. Për çfarë luftohej më tej?


Vendosja e pushtetit të dalë prej revolucionit

Me kapitullimin e Italisë dhe me restaurimin e
institucioneve të shtetit të pavarur shqiptar, forcat që
prej vitesh po pregatisnin revolucionin social nën petkun e
çlirimit prej pushtuesit italain realisht dolën zbuluar.
Njëkohësisht dolën zbuluar edhe aleatët (apo më mirë me
thënë tutorët) e tyre të jashtëm që parashikonin më së paku
ndikimin e tyre të fuqishëm mbi Shqipërinë e pasluftës.
Megjithë organizimet e këshillave-bërthama të pushtetit të
ardhshëm, nuk ishte arritur ende organizimi optimal për të
shtënë në dorë këtë pushtet. Në qytetet kryesore dhe
sidomos në veriun e vendit protagonizmi dhe influenca e
këtij pushteti të ri (tip sovjetesh) ishte përtokë. Atëhere
duhej kohë për të shtrirë më tej këtë organizim. Kjo
arrihej vetëm nëpërmjet vazhdimit të luftës kundër trupave
gjermane që nëpërmjet territorit të shtetit shqiptar mik
kalonin për në frontet e tyre të veriut (Jugosllavi apo
edhe më tej). Duke e paraqitur atë si një luftë
"çlirimtare" nëpërmjet ngatërrimit propagandistik të
aleancave të dikurshme italo-gjermane apo faktorit
ideologjik të nazi-fashizmit.
Në të vërtetë lufta e mbas vjeshtës 1943 ishte thjeshtë
një revolucion i brendshëm (me ndikime të fuqishme padyshim
të jashtme) për marrje pushteti. Jo më kot shumë zëra e
kanë artikuluar si luftë civile. Në fakt veprimet luftarake
drejtoheshin në thelb kundër institucioneve të shtetit të
restauruar shqiptar, kundër shtetit kombëtar shqiptar. Dhe
nuk ka sesi të mos ishte kështu, përderisa direktivat për
këtë luftë dhe bashkëpunimet e ngushta vinin nga pala
jugosllave që ishte më e prekura nga kjo situatë
shtetformimi të shqiptarëve. Nëse lexohen me kujdes
dokumentat kohës që i përkasin asaj lëvizjeje që
spekullativisht mbante emërtesën "nacional-çlirimtare" (kur
ishte thjeshtë një revolucion social-komunist) edhe mbas
rishpalljes së pavarësisë më 1943, do të vërejmë se në të
vërtetë punohej për interesat e "popujve të Jugosllavisë
dhe Greqisë" që vuanin nën "çizmen e pushtuesit gjerman".
Kjo është e vërtetë, ata ishin pushtuar prej Gjermanisë,
por kjo nuk përligjte veprimtarinë minuese kundër
interesave shqiptare në favor të këtyre popujve. Kjo nuk
vlen as në pikëpamjen e frymës së "internacionalizmit" pasi
edhe kjo nuk parathotë mohimin tërësor të interesave
vetjake.
Po ti referohemi përsëri prof. Omarit "PKSH vepronte në
kushtet konkrete të Luftës Nacional-çlirimtare në përputhje
me mësimet e markisizëm-leninizmit se çlirimi i vërtetë i
punonjësve nuk mund të arrihet pa shkatërruar njëkohësisht
aparatin e vjetër shtetëror, se detyra e çdo revolucioni me
të vërtetë popullor është shkatërimi i makinës së vjetër
shtetërore. Ky realitet i Luftës sonë Nac-çl. gjeti
pasqyrim në vendimin e Konferencës së Labinotit mbi heqjen
e të gjitha organeve të vjetra shtetërore...". Ndërsa më
tej sillet një letër e KQ të PKSH të 1 tetorit 1943 për
Gjirokastrën, ku mesa del, jepet realisht qëllimi i vërtetë
i kësaj lufte (apo revolucioni): "...me forcë e me armë të
marrim pushtetin në dorë, ta qërojmë vendin nga
bashibozukët... të ngrehim përnjëherësh pushtetin e
këshillave... Nuk duhet të kufizohemi vetëm me punë
politike, por kjo punë politike duhet të forcohet me
veprime ushtarake dhe veprime energjike deri sa të mos ketë
tjetër pushtet atje veç tonit".
Pra, flitet për marrje pushteti dhe jo për çlirim. Madje
në këtë kontekst do të kontestoja edhe deklarimet e sotme
që përkundër atyre që e quajnë "çlirim", vendosin ta quajnë
"pushtim" nëntorin e vitit 1944. Në të vërtetë, 28 apo 29
nëntori (pak rëndësi ka në thelb) është vendosja e
pushtetit të dalë prej revolucionit të armatosur majtist,
pas përmbysjes së institucioneve mirëfilli kombëtare të
shtetit shqiptar.


Shkodra si kufi verior?

Në një analizë të ftohtë, pranimi i Shkodrës për kufi
verior të territorit të shtetit shqiptar, që del si
rrjedhojë prej datës së "çlirimit", mirëfilli përbën edhe
një tradhëti ndaj interesave kombëtare. Pasi juridikisht
shteti shqiptar i nëntorit 1944 kishte kufij veriorë
Mitrovicën. Pra pushteti i ri "popullor" tkurri me
vetëdashje kufijtë shtetërorë realë që gjeti kur mori
fuqinë. Argumenti spekullativ është se ato kufij të
zgjeruar ë shtetit shqiptar na i kishte dhuruar "pushtuesi"
dhe se ndërkombëtarisht njiheshin kufijtë e vitit 1913.
Historiografia dhe njerëzit e së drejtës, duhet të hedhin
dritë mbi këtë aspekt në mënyrë të kthjellët dhe të
pandikuar nga politika dhe ideologjia. Pasi ne na duket
absurde të hidhen argumenta të tillë. Së pari, kufijtë, si
një aspiratë e ligjshme kombëtare, siç theksuam edhe më
lart, ishin realizuar dhe konfirmuar me vulllnetin dhe
vetvendosjen e shqiptarëve të Kosovës. Së dyti, kufijtë e
vitit 1913 ishin vënë në dyshim nga Aleatët që kërkonin të
shpërblenin aleatët e tyre ballkanikë, Jugosllavinë dhe
Greqinë, me pjesë të territorit shqiptar të pasluftës,
madje edhe një inkuadrim eventual i territoreve shqiptare
në një Konfederatë jugosllavo-greke (projekti anglez). Për
këtë mjafton të vështrohen dokumentat britanike të kohës së
luftës në lidhje me këtë. Pra, kufijtë ishin në diskutim,
dhe secila palë në diskutim ka të drejtën të kërkojë dhe të
realizojë në interes të vet.
Atëhere kufijtë e zgjeruar janë po aq të ligjshëm (dhe
përkues me aspiratën kombëtare dhe të drejtën e
vetvendosjes) sa ç'janë të paligjshëm edhe projekte të
tilla në kurriz të Shqipërisë. Të këmbëngulësh edhe në
ditët e sotme për Shkodrën si kufi verior të Shqipërisë së
vitit 1944, as më shumë e as më pak, veçse përligjet
zyrtarisht "e drejta" jugosllave mbi Kosovën, pranohet dhe
përligjet zyrtarisht copëtimi i trojeve shqiptare në të
gjitha ngjarjet kyçe të historisë së shekullit 20. Aq më
tej kur kjo datë "çlirimi" serviret si "festë kombëtare"
edhe në këto kohë. Po shqiptarët e Kosovës a mos duhet ta
festojnë si të tillë pra si "kombëtare" rianeksimin e tyre
prej Jugosllavisë mbas nëntorit 1944?


Interpretimet ideologjike vazhdojnë

Po në këtë kuadër duhet thënë se gjuha e propagandës
ideologjike nuk rresht, pavarësisht se ka ndërruar sistemi
dhe pushteti që doli prej atij revolucioni në nëntorin e
vitit 1944. Konotacioni ideologjik shihet edhe në
interpetimet dhe frazeologjitë shabllone që mveshin
trajtimin e atyre ngjarjeve. Edhe nga kjo mund të nxirret
konkluzioni se çfarë përbën në të vërtetë lufta
nacional-çlirimtare e vitit 1944. Termat "fashist e nazist"
që përcjellin përcaktorin e pushtimit flasin për qëndrim
ideologjik. Në vitin 1939 Shqipëria u pushtua nga shteti
italian, dhe jo nga fashizmi, pasi fashizmi është një
sistem teorik vlerash, dhe lufta çlirimtare s'kishte pse
merrte ngjyresa të tilla që të shtyjnë drejt pyetjes: "Po
sikur të ishte Italia demokratike që do ta pushtonte
Shqipërinë në vitin 1939?". Kurse me kapitullimin e
Italisë, ngjyresa ideologjike u bë flamuri përligjës, pasi
nuk kishte argument tjetër. Pra luftohej kundër nazizmit si
sistem, në mbështetje të sistemit socialist me prejardhje
nga Bashkimi Sovjetik, dhe jo për "çlirim kombëtar" i cili
ishte realizuar në shtatorin e vitit 1943. Po nëse trupat
gjermane që kishin kërkuar rrugë-kalimi nëpër Shtetin
kombëtar shqiptar të asaj kohe do të vinin nga një Gjermani
sovjetike si do të përligjej lufta, apo më tej, a do të
kishte luftë kundër tyre?
Në këtë kontekst propaganda iu ka servirur shqiptarëve të
gjykojnë të mirën dhe të keqen mbi kriterin ideologjik.
Pra, jugosllavët dhe grekët, e mbas tyre sovjetikët, ishin
të mirë pasi luftonin nazi-fashizmin, ndërsa gjermanët
ishin të këqinj sepse luftonin komunizmin dhe
liberal-demokracinë. Po në këtë linjë dhe shtetet si Anglia
që luftonte "nazizmin" quhen aleatë vetëm pse të tillë i
quante Bashkimi Sovjetik, Jugosllavia dhe Greqia,
pavarësisht se interesat shqiptare nuk përkonin me këtë
linjë. Por kriteri i vlerësimit të së mirës dhe së keqes në
një shoqëri duhet të jetë në raport me interesat e veta dhe
jo me interesa ideologjike internacionale apo më keq me
interesa të ngushta të palëve të tjera.


Dy fjalë mbi kolaboracionizmin

Duket se pothuaj të gjitha palët në lojë ditëve të sotme
bien dakort (qoftë edhe me heshtje apo harrim) për
interpretimin dhe etiketimin e "kolaboracionizmit". Në këtë
kategori janë futur kryesisht ata që përfaqësuan shtetin
kombëtar shqiptar të viteve 1943-44, pra ata eksponentë që
realisht përfaqësonin interesat kombëtare dhe jo
ideologjike të shqiptarëve. Përndryshe nuk mund të
përligjej dhe aktiviteti revolucionar i pushtetarëve të
ardhshëm që kishin orientim ideologjik. Mveshja që iu bëhet
atyre është kolaboracioni (bashkëpunimi) me pushtuesin. Por
nëse do marrim parasysh çka trajtuam më lart, akuza që
qëndron mbi ta është e kundërt: -Ata akuzohen pse
bashkëpunuan me shtetin gjerman në realizimin e aspiratave
kombëtare e shtetërore shqiptare, dhe penguan për njëfarë
kohe realizimin e "çlirimit shoqëror" të nëntorit 1944,
-ata akuzohen tërthorazi se dëmtuan interesat e
greko-jugosllavëve.
Po në këtë aspekt të kolaboracionizmit (bashkëpunimit)
duhen parë tre grupimet e mëdha të kolaboracionistëve që
vepruan në kohën e luftës.
-Kolaboracionistët e mësipërm, që në bashkëpunimin e tyre
udhëhiqeshin nga interesa mirëfilli kombëtare, dhe që
konotacioni negativ i "kolaboracionit" duhet përkthyer si
politikë e jashtme optimale në këndvështrimin nacional.
-Kolaboracionizmi me Aleatët, që siç thamë nuk ofronin
asgjë të mirë për interesat kombëtare shqiptare të
pasluftës
-Kolaboracionizmi me sllavo-grekët, që sillte vetëm dëme
ndaj interesave shqiptare. Në këtë lloj kolaboracionizmi
renditet e ashtuquajtura lëvizje antifashiste
nacional-çlirimtare nën udhëheqjen e komunistëve.
Shtrohet pyetja se cili lloj kolaboracionizmi duhet
demaskuar apo ndëshkuar më tepër duke marrë parasysh
atributet e secilit? A duhet të vazhdohet të quhet armik
Mehdi Frashëri, Mihal Zallari, Lef Nosi, etj., (qoftë edhe
me anë të harresës), dhe të ngrihen në piedestal të
historisë kombëtare kolaboracionistët e jugosllavëve,
grekëve, sovjetikëve, apo më tej edhe ato të
anglo-amerikanëve e francezëve?...

Në mbyllje duhet thënë se historiografia shqiptare, si në
periudha të tjera historike, ka mëkatet më të mëdha në
trajtimin e kësaj periudhe në mënyrë ideologjike. Nëse
kriteri vlerësues dhe interpretativ i historisë do të jetë
ai kombëtar dhe të ngrihet në vlerë shteti si institucion
dhe jo si konotacion idelogjik, do kishin rënë shumë
shtylla që e mbajnë më këmbë banderolën e madhe të
"çlirimit". E kemi të nevojshme një ditë "çlirimi" si
simbolikë shtetërore, por jo të tilla me ngarkesë
revolucionesh, pushtetesh e ideologjish. Nëse ende nuk jemi
të pregatitur të njohim dhe të shpallim shtatorin e vitit
1943 si rishpallje të pavarësisë dhe si çlirim të njëmendtë
prej pushtimit italian, le të reflektojmë më tej se çfarë
kanë sjellë këto ngjarje historike të vona. Vetëm mos
bëhemi qesharakë dhe të akuzohemi se nuk njohim shtetin dhe
nuk dijmë të vetëqeverisemi. Do fillojmë të respektohemi
atëhere kur do arrijmë të njohim institucionet e shtetit.

QEMAL VELIJA





__________________________________
Do you Yahoo!?
Yahoo! Mail - You care about security. So do we.
http://promotions.yahoo.com/new_mail


------------------------ Yahoo! Groups Sponsor --------------------~-->
$4.98 domain names from Yahoo!. Register anything.
http://us.click.yahoo.com/Q7_YsB/neXJAA/yQLSAA/KDuplB/TM
--------------------------------------------------------------------~->

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon
ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine,
besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe
i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe
shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder
shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe@xxxxxxxxxxxxxxx

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe@xxxxxxxxxxxxxxx

==================================================================
Yahoo! Groups Links

<*> To visit your group on the web, go to:
http://groups.yahoo.com/group/shqiperia/

<*> To unsubscribe from this group, send an email to:
shqiperia-unsubscribe@xxxxxxxxxxxxxxx

<*> Your use of Yahoo! Groups is subject to:
http://docs.yahoo.com/info/terms/







<Prev in Thread] Current Thread [Next in Thread>
Google Custom Search

News | FAQ | advertise