|
RIMEKEMBJA 07/ 12/ 2004 [ i ]: msg#00027politics.region.albania.shqiperia
PAPAGALLËT E SERBISË ÇIRREN NË KAFAZËT E BERISHËS Kushdo që dëshiron të bindet me prova konkrete për këtë le të hedhë një vështrim në faqet e gazetave berishiste, veçanërisht të gazetës "Tema" që quhet si "e pavarur" e Mero Bazes. Prova më e mirë dhe njëkohësisht e pështirë për të parë se si çirren papagallët e propagandës serbe në kafazet propagandistike të Sali Berishës është një fushatë me tituj të stërpërsëritur të shoqëruar me ca tekste pa kurrfarë lidhje e kuptimi që botohen në faqet e "Temës" si shkrime të një "vrasësi me pagesë në publicistikë" që tashmë njihet si "parja e kuqe" për paranojën e tij shpifarake, trilluese e provokuese. Të gjithë këta tituj përbëjnë aksionin më të madh propagandistik të "Temës çdo ditë gjatë dy javëve të fundit, Ata nuk janë gjë tjetër veçse fjali të shkëputura nga palolibri "Nacional-islamizmi shqiptar. Baleta e Feraj", botuar për herë të parë nga shtëpia botuese e Spiro Dedes në dhjetor të vitit 2001 në një shqipe arkaike kishtare, pastaj ribotuar me titullin "Kalvari i gjysëhanës" në prill në vitit 2003 nga një shtëpi botuese pirate dhe në një gjuihë të palexueshme më të shpërfytyruar kishtare. Tani për herë të tretë botohet në formë copëzash gazetareske në "Tema" pasi dikush më në fund e ka përkthyer në gjuhën shqipe. Kur e hodhën për herë të parë në qarkullim këtë palolibër me mbi 300 shpifje e qindra falsifikime e shtrembërime, autorët (një amalgan grupesh pune anonimë) e kishin "justifikuar" veprën e tyre të ndyrë me pretendimin se duhej bërë pasi përgojimet dhjetëvjeçare në shtypin e përditshëm e periodik për Abdi Baletën nuk kishin lënë aq shumë gjurmë dhe nevojitej që portetin e tij të përpiqeshin ta nxinin nga e para me një botim të qëndrueshëm e më të përdorshëm, duke e "skalitur si në mermer". Por duket se kjo nuk u dha rezultat dhe tani janë rikthyer tek propaganda gazetareske që e merr era sapo del nga kovaçhana e zezë e shpifologjisë. Ribotimi pjesë- pjesë në formë titujsh më shumë se teksti i kësaj shpifografie nga gazeta e Mero Bazes ka dhënë provën përfundimtare se bashkërendimin e punës së shtabeve të ndryshme politike, fetare, agjeturore shqiptare e të huaja për hartimin e kësaj shpifografie e ka bërë shtabi propagandistik i bazeberishizmit. Fjalitë që përzgjidhen nga gazeta e Bazes për të bërë fushatën propagandistike të titujve janë prova se kjo fushatë është në funksion të nevojave të politikës e propagandës serbe, sikurse shumë aksione politike që ka ndërmarrë PD-ja në bashkëpunim me PDK e PR gjatë këtij viti. Gjatë javës gazetareske 30 nëntor - 5 dhjetor 2004 papagallëve të mbyllur në kafazin e "Temës" u kanë mësuar të thonë me zërin e tyre të ngjirur këto shprehje:"Pse e urren Baleta luftën që bëri Skënderbeu", "Çfarë simboli kërkon Baleta për bashkimin kombëtar", "Teoria e Baletës për Islamin politik shqiptar" ,"Identiteti nacional dhe identiteti fetar", "Baleta kërkon boshtin islamik Tiranë-Prishtinë -Sarajevë" dhe "Islamofobia dhe fundamentalizmi në Shqipëri". Janë të gjitha përralla të nxjerra nga palolibri mbi "Nacional-islamizmin shqiptar" që janë hedhur poshtë me analiza e argumente disa herë. Por papagallët nuk dinë të bëjnë gjë tjetër veç të përsërisin fraza të shkëputura që ua mësojnë me zor. Kjo fushatë titujsh e përçartjesh provokuese rreth luftrave të Skënderbeut, fundamentalizmit e nacionalizmit islamik në Shqipëri është zbatim i atyre direktivave që jep politika e Beogradit dhe agjentura serbe për të ushtruar presion mbi Europën që të zemërohet sa më shumë me shqiptarët. E vumë në dukje edhe në numrin e kaluar të gazetës në shkrimin "Vetëdemaskimi i agjentëve të Serbisë" konstatimin me shumë domethënie të gazetarit kosovar Ramush Tahiri se :"Kryespiuni i Serbisë, Momir Stojanoviç ka hedhur me rroba të reja tezat e moçme për transversalen e gjelbërt nga Teherani në Sarajevë?". Vetëm katër ditë pasi i kishim vënë në dijeni lexuesit për porosinë e kryespiunit të Serbisë që shqiptarët të sulmohen se duan të bëjnë "rrethimin jeshil" islamik të Serbisë është gazeta "Tema" e Mero Bazes" që jep alarmin me një titull shkrimi "Baleta kërkon boshtin islamik Tiranë-Prishtinë-Sarajevë". Pra mbështet propagandën provokuese e mashtruese serbe, i jep municion bazeberishist artilerisë së agjenturës serbe. Për këtë problem unë kam shkruar mjaftueshëm në shumë shkrime të mëhershme. Në serialin "Kundërshpifografi" kam shtjelluar poshtërsinë e këtyre akuzave që nuk dëmtojnë Abdi Baletën, por Shqipërinë e shqiptarët sepse u bëjnë jehonë fushatave provokuese serbe. Por, papagallët e propagandës serbe nuk dinë të mbyllin squpin. Ata vetëm inatosen që nuk po ua vënë veshin çjerrjeve të tyre se e keqja e shqiptarëve qenka feja myslimane, se shqiptarët nuk bëhen Europë pa ndërruar fenë nga myslimane në katolike. Këta tipa i shqetëson shumë fakti që bashkimi kombëtar shqiptar është njëkohësisht kompaktësim i besimit mysliman në trojet etnike shqiptare dhe në Ballkan. Këta shqetësohen po aq sa serbët se bashkimi kombëtar shqiptar është faktor pozitiv edhe për shtetin mysliman të Bosnjes. Papagallët në kafazin berishist "Tema" çjerrjet e tyre i kanë të bashkërenduara edhe me propagandën e mjediseve agresive katolikocentriste shqiptare dhe europiane. Shkrimi që ka botuar zonja Elida Buçpapa në "Bota Sot" më 20 tetor 2004 nën titullin "Italia të ndalë politikën antishqiptare me karakter fetar të ushtruar nga qarqe filoserbe" i shpjegon edhe më mirë arsyet përse çirren kështu papagallët e katolikocentrizmit e të kristosllavizmit në Shqipëri. Zonja Buçpapa ka reaguar ndaj një poshtërsie që është kurdisur nga serbët, por që turpëron më shumë politikën italiane. Një gryup kineast italian paska bërë një film dokumentar sipas orekseve e sugjerimeve të propagandistëve e kishtarëve serbë për të alarmuar Europën se për shkak të shqiptarëve po rrezikohet krishterimi në Kosovë, Ballkan dhe në Europë. Dhe për turp ky dokumentar qenka shfaqur në parlamentin italian. Ja përse marrin më shumë guximn ata që në "Tema" shpallin rrezikun e krijimit të boshtit islamik Tiranë-Prishtinë Sarajevë. Gazeta "Tema" po të kishte një fije shqiptarizëm do të shqetësohej për atë që ka ndodhur në parlamentin italian nuk do të jepte alarme qesharake se në Shqipëri përgatitet rrethimi i Serbisë me një hark islamik. Sulmet kundër Abdi Baletës janë bërë poshtërsi me motive personale, por shumë shpesh edhe poshtërsi politike me qëllime antikombëtare. Është praktikë e njohur tashmë që kur duan të sulmojnë aspekte të caktuara të mendimit nacionalist, aspiratat kombëtare shqiptare vihen në shënjestër "Rimëkëmbja" dhe njerëzit që punojnë për të. Edhe kësaj radhe kështu ka ndodhur. Shtypi shqiptar ka mbajtur një heshtje të turpshme për atë që ka ndodhur në parlamentin italian me filmin italo-serb kundër shqiptarëve. Gazetat e Tiranës që nuk lënë rast pa dhënë gjithfarë sensacionesh kanë heshtur. Gazetat e gazetarët që fryjnë edhe lajmin më të vogël për veprimtari të dyshuar fundamentaliste islamike, kanë heshtur për ndodhinë skandaloze në Itali. Madje disa gazeta kanë bërë propagandë sikur këto kohë Al Kaeda e ka vendosur në Shqipëri shtabin e saj. Disa gazeta botojnë materiale të huazuara nga jashtë ku trajtohen frika nga Islami në Rusi, Europë e gjetkë. "Tema " është e papërmbajtur në renditjen e alarmeve me nëntituj "Gjeopolitika islamike shqiptare e Abdi Baletës", "Teoria e kombit islamik shqiptar e Abdi Baletës" "E vërteta e Baletës është e vërteta e Al-Qaeda-s". Si duket Mero Baze është bërë shumë ziliqar e xheloz që gazeta simotër berishiste "55" ia kishte marrë "flamurin e katolikocentrizmit" deri tani dhe po përpiqet që edhe Mero të çajë në tregun e propagandës italiane me të tilla ekzibicionizma të marrëzisë katolikocentriste e kristosllaviste në Shqipëri. Në gazetën "Sot" para disa ditësh u botua një artikull shumë shqetësues për veprimtarinë e spiunazheve serb, grek e sllavomaqedonas në Shqipëri për të nxitur përçarje fetare. Gazeta e Mero Bazes pas këtij shkrimi boton shkrime të atilla që i duhen pikërisht kësaj veprimtarie agjenturore të sheteve fqinj. Shkrimi në "Sot" është pa autor çka le të nënkuptohet se mund të jetë i ndonjë shërbimi të specializuar shqiptar që më në fund po i thotë pak të vërteta opinionit publik. Dhe pikërisht për të shuar këto shqetësime e krijuar tymnajë që i shërben agjenturave të huaja sllave e greke gazeta bazeberishiste "Tema" ia nis nga avazet e vjetra marroqe për nacionalizmin islamik, kombin islamik në Shqipëri, për mëkatin e rrethimit të Serbisë me shtete myslimane. Këtu synojnë edhe budallallëqet që shkruhen për historinë e Skënderbeut. Edhe në këtë çështje ka qenë e detyruar të reagojë ndaj provokimeve të "Temës" gazetarja Elida Buçpapa në "Bota Sot". Por, tashmë revani provokues i Bazes dhe i gazetës së tij nuk ka të ndalur sepse duket ia tërheqin fort rripat ata që kanë nevojë për kësi propagande antishqiptare. Bazen paska filluar ta zejë meraku se Baleta është kundër luftës së Skënderbeut. Po ajo luftë ka 500 vjet që ka marrë fund dhe shqiptarët ia kanë pirë edhe sherbetin kur bëhej edhe lëngun pasi u shua ajo rezistencë që bëri Skënderbeu. E kemi thënë se po të ishim në atë kohë do t'i hipnim kalit apo mushkës e të shkonim pas Princit tonë të lavdishëm, Skënderbe,ne që ishim të principatës së tij se Baze dhe luftëtarët e sotëm të Skënderbeut në "Tema" edhe sikur të ishin atëherë, nuk dihet se me çfarë do të merreshin se ishin jashtë trojeve të Lidhjes së Lezhës. Atëherë do të luftonim për vatanin tonë, fenë tonë, nderin tonë. Kështu themi se duhet bërë edhe sot: të luftojmë për Shqipërië tonë, për dinjitetin tonë shqiptar, për fetë që kemi të krishterë e myslimane. Por kalorësit e sotëm kastriotsa të "Temës" duan që të themi se duhet luftuar për fenë që kishte Skënderbeu (ai i ndërronte fetë) duhet të luftojmë për katolicizmin se ashtu paska bërë Kastrioti para 500 vitesh, për arbrin latin, duhet të luftojmë kundër turkut bashkë me sllavët si në kohën e Kastriotit të vdekur. Prandaj janë bërë kalorës të vonuar të Skënderbeut këta kalemxhinjtë kastriotmu(h)tfarsa që po shkruajnë në "Tema". Kastriotsat mbi gomerë të "Temës" i shqetëson shumë edhe meraku të marrin vesh se "çfarë simboli kërkon Baleta për bashkimin kombëtar". Po kush ua ka fajin nëse janë torollakë e nuk e kanë marrë vesh deri tani, ose janë të poshtër e duan të spekulojnë "ala bazçe". Simboli për bashkimin kombëtar është "Lidhja e Prizrenit" o derdimenë që bëni kalorësinë e Skënderbeut mbi gomerë si të Nastradinit. Skënderbeu jetoi në epokën parakombëtare të shqiptarëve. Lidhja e Lezhës ishte aleancë e disa princëve dhe jo ndonjë formacion unitar shtetëror. Kombi shqiptar u formua dhe mori fizionominë që ka sot si komb modern pas Skënderbeut, gjatë periudhës kur trojet e tij ishin përfshirë në Perandorinë Osmane dhe gjatë procesit kuturor që u karakterizua nga myslimanizimi. Këtë as Perëndia nuk e bën dot të paqenë dhe nuk ka forcë tokësore që e ndryshon. Në këtë kohë u mbrujt dhe nacionalizmi shqiptar i cili shprehjen e tij të përqëndruar politike dh organizative, si dhe fizionominë shtetërore e mori në Lidhjen e Prizrenit. Ja ku është baza dhe simboli i bashkimit kombëtar të shqiptarëve, që u konkretizua me shpalljen e pavarësisë në vitin 1912. Skënderbeu është simbol i bashkimi kombëtar të shqiptarëve në kushtet e epokës kur jetoi e veproi, por jo në kushtet e zgjidhjes së detyrave kombëtare moderne. Skënderbeun ende kërkojnë të na e përvetësojnë serbët, grekët, sllavomaqedonasit. Fatos Lubonja e ndan përgjysëm me sllavët. Kurse Lidhjen e Prizrenit asnjë nga fqinjët nuk do të na e marrë, përkundrazi duan që ta harrojmë edhe ne shqiptarët. Ata që duan ta lidhin simbolikën e bashkimit kombëtar kryesisht me Skënderbeun kanë gjetur rrugën që i bezdis më pak fqinjët tanë, që bën simbolikën kombëtare gjysënm fetare katolike dhe që duan ta zbehin sa më shumë detyrën e aspiratën shqiptare për bashkim. Janë ata që zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare e konvceptojnë si një bashkim princërish politikë të sotëm, si një konfederatë principatash politike e bashkësishë kulturore shqiptare edhe në kohën e sotme. Nacionalizmi shqiptar duhet ta kundërshtojë këtë edhe pse hileqarët dalin në mejdan hipur mbi ndonjë gërdallë teorike që e quajnë "kali iSkëderbeut" ose vishen me parzmore, ushta e heshta si në filmin "Skënderbeu" që të trembin "fëmijët e debatit politik". "Tema" i bën përsëri shërbim propagandës serbo-sllave kur i trajton në frymë mu(h)tfarse problemet e kohës së Skënderbeut. 5 dhjetor 2004 Abdi Baleta Antisemitizmi i politikës shqiptare Në ditët tona, si pasojë e influencës dhe pushtetit të madh që hebrejtë gkzojnë në botë, në mediat dhe politikën shqiptare, historiku i mbrojtjes së hebrejve nga shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore po merr përmasa përrallrore. Një klasë e tërë aparatçikësh servilë shqiptarë, shihet qartë nëpër media sesi mundohet të rrokë dhe përqafojë si të sajën, faktin e mirënjohur që populli ynë, si pasojë e trashëgimisë së vlerave të tij të larta islamike, mbrojti çifutet nga regjimi racist gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore. Megjithatë, ky precedent nuk është rasti i parë në histori kur populli ynë ka marrë në mbrojtje popullatat jo-kristjane të Europës. Rasti më i mirënjohur i shqiptarëve në mbrojtje të çifutëve dhe muslimanëve është parë në ditët e Perandorisë Osmane, kur muxhahidini shqiptar Hajredin Pashë Barbaroza shpëtoi nga Andaluzia me mijëra muslimanë arabë dhe hebrenjë, të cilët ishin kthyer në atëbotë në pre të kryqëzatës ?anti-terroriste? të histerisë katolikecentrike të Vatikanit. Por në ditët e sotme, klasa e zyrtarëve shqiptarë që tregon një dashuri të shfrenuar për Çështjen Çifute në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore nuk duket të qëndrojë mbi bazat e larta të virtyteve të popullit tonë për të shtypurit. Ajo është vetëm një shou mediatike e disa aparatçikëve të perënduar, të cilët nuk dinë as vetë se ç?të kërkojnë me servilizmin e tyre zyrtar në këtë erë kaosi global. Çifutomania mediatike mund të shihet sesi shoqëron politikanët tanë servilë në çdo sens të jetës së tyre. Kështu për shembull babagjyshi që ne kemi për president, Alfred Moisiu, shpesh dhe pa pikën më të vogël të turpit deklaron lartë e poshtë se është me origjinë çifute, edhe pse nga shumëkush ai mendohet të jetë me origjinë nga një familje e humbur çaponësh (vllehësh) kavajas. Të njëjtën gjë bën edhe kryebashkiaku jo-normal i Tiranës kur mburret që në stafin e tij ka të rekrutuar një rabin çifut. Por shou më interesant i çifutomanisë së burokratëve shqiptarë u pa më 19 Nëntor 2004, kur Akademia e Shkencave të Shqipërisë, e cila drejtohet nga vllahu Ylli Popa, në bashëëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, dhe kryetarin e Kuvendit Shqiptar, Servet Pëllumbi, organizuan një simpozium në lidhje me hebrejtë në Shqipëri dhe fenomenin e shpëtimit të tyre nga shqiptarët. Për këtë temë në fakt shkroi edhe gazeta e Koço Kokëdhimës, e cila përpara 1 jave refuzoi të botojë obituarin tim për Jaser Arafatin. Nga simpoziumi i organizuar unë mësova se për të treguar besnikërinë e tyre ndaj çështjes çifute, parlamenti jonë paskësh caktuar edhe datën 27 Janar si ditë përkujtimore apo ?Ditë Kujtese? ndaj viktimizimit që hebrejtë kanë kaluar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por ?Dita e Kujtesës? të cilën aparatçikët e regjimit tonë kanë vendosur ta kthejnë në ditë homazhi ndaj asaj që kanë hequr hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, është një veprim i padrejtë, servil dhe tepër i pasinqertë për t?u pranuar nga personat e sipërpërmendur. Arsyeja për këtë është se ?Dita e Kujtesës? për atë që hebrenjtë kanë hequr i shkon për shtat vetëm vendeve me histori antisemitizmi ndaj çifutëve. Vende si Austria, Gjermania, Italia, Greqia etj., në të cilat hebrenjtë janë persekutuar dhe vrarë kanë detyrë morale që të adoptojnë ?Ditë Kujtese? për atë që ju bën hebrenjve mbi kurriz. Por për vende si Shqipëria, shpallja e ?Ditës së Kujtesës? është një servilosje politike e atyre pak aparatçikëve tanë, të cilët, në vend që sot të çojnë zërin në Shqipëri për anti-semitizmin anti-arab që në vendin tonë demonstrohet pambarimisht, improvizojnë cirqe të kota mediatike për të përkujtuar keqtrajtimet e hebrenjve. Për keqtrajtimin e hebrenjve unë mendoj se vetëm zoti Ylli Popa mund të flasë diçka më shumë. Pasi si vllaho-ortodoks dhe kryetar i shoqatës së intelektualëve ortodoksë që ai është, dhe si mik i ngushtë i Peshkopit Grek të Tiranës, atij mund t?i pranohet të rrëfejë diçka mbi mynxyrat që grekët kanë bërë historikisht në kurriz të hebrenjve dhe muslimanëve të Selanikut dhe Çamërisë. Si kryeinteleëtual ortodoks që është, qirje Popa mund t?i dëftejë diçka më shumë publikut shqiptar edhe mbi filozofitë anti-semite të etërve të kishës dhe të sivëllezërve të tij vllehë dhe grekë. Ndërsa përsa i përket Shqipërisë dhe shqiptarëve, qirje Popa, Sinani, Lalaj dhe të tjerët që referuan në simpozium, bëjnë mirë që në vend se të lëngojnë për vuajtjet e hebrejve në Europë, të cilat nuk u shkaktuan në asnjë moment nga ne shqiptarët, të shohin më parë keqtrajtimet, abuzimet dhe terrorin mediatik dhe virtual që arabët dhe shtetasit me përkatësi islamike pësojnë në Shqipëri vazhdimisht dhe pothuajse përditë. Biles, po mundën të organizojnë edhe ndonjë simpozium mbi keqtrajtimin e sotëm të shqiptarëve në Greqi dhe Preshevë e Bujanovc. Nëse zotit Sinani i vjen keq për shembull për kristallnaktet që hebrenjtë kanë hequr mbi supe gjatë epokës së Rajhut III, ai dhe kolegët e tij do të bënin mirë të denonconin defamimet, shpifjet dhe shkeljet e të drejtave të njeriut që semitët arabë kanë përjetuar në Shqipëri këto 7 vitet e fundit. Shkrime abuzive si ai i Gazetës Shqiptare, të breshkaxhiut italian Karlo Bolino, i datës 20 Nëntor 2004, me titull ?Paratë e Xhamisë shkojnë për rroga për terroristët?, i cili shpif dhe gënjen kundër arabëve në vendin tonë kur deklaron se paratë për ndërtimin e xhamive shkojnë për terror, përbëjnë një precedent të turpshëm shpifjesh dhe shkrimesh urrejtjenxitëse që antisemitët lëshojnë pa asnjë lloj turpi kundër semitëve sot në Shqipëri. Për të ndaluar këtë valë urrejtje dhe defamimi antisemit, tarafi i akademikëve tanë ish-komunistë duhet të mendojë thellë dhe pse jo, të caktojë edhe një ?Ditë Kujtese? apo ?Pendimi? ku politikanët tanë të reflektojnë dhe kuptojnë zullumet që shpesh ju kanë krijuar pa të drejtë semitëve arabë, dhe bashkëbesimtarëve të tyre, që kanë banuar në Shqipërinë e këtyre 7 viteve të fundit dhe të lënë paradat mediatike mbi ?Solucionet Finale? të Hitlerit dhe të merren më mirë me ?Solucionet? e Bushit dhe kuislingut të tyre në Tiranë, Moisiut, ndaj Irakut dhe më gjerë. Olsi Jazexhiu ITALIA TË NDALË POLITIKËN ANTISHQIPTARE ME KARAKTER FETAR TË USHTRUAR NGA QARQE FILOSERBE Kur dy Simonat (Pari dhe Torreto) vajzat italiane mbaheshin ende peng, shpesh kishte nga ata politikanë të Italisë që derdhnin helm jo për pengmbajtësit, por për myslimanët, duke i unifikuar myslimanët me terroristët. Ky qëndrim i tyre i palogjikshëm mund të krahasohej me një absurditet tjetër sikur Brigadat e Kuqe të barazoheshin me italianët apo me katolikët. Por megjithëse politikanët italianë janë kritikuar shpesh herë sit ë paekuilibruar në qëndrimet e tyre kur konfondojnë myslimanizmin me terrorizmin, ky disekuilibër i tyre manifestohet rëndom, siç është rasti më i fundit, kur në Parlamentin e Italisë u shfaq filmi dokumentar ?Enklavat e Kosovës?, i përgatitur nga një regjizore italiane serbofile në bashkëpunim me eksponentë të kishës ortodokse serbe në Kosovë, të cilët në qendër të filmit vendosin ngjarjet e marsit për të inkriminuar të gjithë shqiptarët e Kosovës ?si të antikrishterë?. Dokumentari në fjalë është një instrumentalizim vulgar i trazirave të marsit, dhe të kujton histerinë e ish-gazetarit të RAI-t, Enzo Biagi-t, i cili edhe ky vrapoi menjëherë në Kosovën e pasluftës për të përgatitur dokumentarë po me ndihmën e eksponentëve të kishës ortodokse serbe, me qëllim falsifikimin e realitetit, për të vënë shenjën e barazimit me spastrimin dhe genocidin që Milosheviçi ua ka bërë shqipatrëve, me ato që shqiptarët ua kanë bërë serbëve. Në politikën italiane është i njohur një segment proMilosheviç dhe filoserb, duke filluar prej ish-Ministrit të Jashtëm të Italisë, Lamberto Dini, i cili doli hapur kundër sulmit të NATO-s më 1999 dhe e mbrojti Milosheviçin deri në fund. Po ashtu kur Milosheviçi kishte dëbuar gjithë gazetarët e huaj nga Beogradi dhe Serbia, Enio Remondino, gazetar i RAI-t jepte kronika nga çdo cep i Serbisë nën mbrojtjen e Milosheviçit. Pra, nuk është e vështirë që të merret vesh se si Biagi apo dokumentari më i fundit ?Enklavat e Kosovës?, janë derivate që rrjedhin nga ajo politikë, e cila në fakt, dëmton Italinë. Por skandali më i fundit, nuk lidhet me shfaqjen e dokumentarit filoserb në Parlamentin e Italisë, por ka të bëjë me konkluzionin që kanë nxjerrë paralamentarët dokumentarshikues, pra ata që e kanë parë këtë dokumentar, i cili pasi ua ka shpëlarë trutë parlamentarëve italianë i ka bërë që të dalin edhe me konkluzion sipas të cilit thuhet se ?në Kosovë është kryer në mënyrë të vazhdueshme shkatërrimi i kulturës krishtere, e cila është bazë e qytetërimit Europian dhe që Europa bashkëkohore nuk guxon të lejojë vazhdimin e dhunës që po zhvillohet para syve të tërë botës demokratike.? (!!!) Kjo botë demokratike që ka lejuar masakrat e Srebrenicës nën hundët e saj na u tronditka nga një makinacion i propagandës serbe!!! Çfarë demokracie, tamam për ta çuar në Zoopark. Të përzihen zorrët e barkut, kur sheh se si parlamentarët italianë bien kaq lehtë në grepin e propagandës serbe dhe hipnotizohen nga një film i përgatitur sipas ideologjisë së kishës ortodokse serbe, e cila njihet se është bërë strehë e Mlladiçëve dhe e Karaxhiçëve, kriminelëve serbë që kanë kryer krime kundër njerëzimit, kundër boshnjakëve, kroatëve dhe shqiptarëve, duke u nisur nga baza religjioze, sepse boshnjakët kroatët dhe shqiptarët, nuk ishin ortodoksë, por ishin muslimanë dhe katolikë. Parlamentarët italianë gabojnë rëndë kur të droguar nga propaganda serbe ?i akuzojnë shqiptarët si shkatërrues të kulturës së krishtere?, kur dihet botërisht se shqiptarët historikisht kanë qenë mbrojtësit e kulturës së krishterë. Parlamentarët italianë harrojnë se shqiptarët kanë qenë katolikë dhe u konvertuan në muslimanë vetëm pas pushtimit Otoman; Parlamentarët italianë harrojnë se Skënderbeu e shpëtoi qytetërimin e krishterë prej pushtimit të Perandorisë Otomane, e cila do të kishte dalë në Atlantik nëse nuk do të ishte Skënderbeu- shqiptar; Parlamentarët italianë harrojnë see sa Perandorë romakë dhe Papë kanë qenë me origjinë iliro-shqiptare; Parlamentarët italianë harrojnë se krijuesi i TeDeum-it, Nik Dardani është shqiptar; Parlamentarët italianë harrojnë se Nënë Tereza e Kalkutës, simboli i tolerancës fetare, kryeqytetarja Nr. 1 e Europës dhe e Botës është shqiptare. Me një fjalë, Parlamentarët italianë sikur të jenë të sklerozuar harrojnë se shqiptarët në gjithë historinë e tyre asnjëherë nuk kanë ngritur duart kundër objekteve fetare, sepse shqiptarët si komb i përkasin tre besimeve. Ndërsa Serbia është ajo që ka djegur dhe rrafshuar çdo objekt fetar musliman apo katolik. Parlamentarët e Italisë harrojnë se shqiptarët e Kosovës nuk kanë sit ë ngrejnë duart kundër objekteve fetare krishtere, sepse ato janë pjesë e trashëgimisë kulturore të tyre, se djegiet e Marsit në Kosovë i kanë bërë alienët, pasi deri më tani, policia e UNMIK-ut dhe KFOR-it nuk ka penalizuar askënd për ato djegie; ndërsa Serbia dhe kasha ortodokse vazhdon që të fajësojnë kolektivisht shqiptarët e Kosovës, ashtu siç bënë tani edhe parlamentarët italianë të hipnotizuar dhe nën hipnozën e shqiptarofobisë serbe. Por nëse një dorë paralamentarësh të Italisë bien nën hipnozën e politikës antishqiptare dhe antimuslimane të Serbisë, nën këto efekte nuk duhet të bjerë politika e Italisë. Edhe një herë po ju sjellim fjalët e Afefit, tunizianes muslimane të martuar me Marco Tronchetti Provera-n, e cila në programin e Bruno Vespës, Porta a Porta ju kujtoi se lufta kundër terrorizmit nuk bëhet duke bërë luftë kundër muslimanëve. Edhe në rastin konkret dokumentari ?Enklavat e Kosovës? i shërben kësaj politike, për të vënë përballë njëri-tjetrit në luftë dy qytetërimet, pa marrë parasysh se Serbia ka qenë masakruesja e gjysmë milioni myslimanëve në Ballkan. Kësisoj Italia të ndalë sa më parë politikën antishqiptare me karakter fetar të ushtruar nga qarqe filoserbe të kësaj politike. Elida Buçpapaj ?Bota Sot?, 20.10.2004 ZOGIZMI NUK ËSHTË ANTIBERISHIZËM Unë jam i bindur se zogizmi ekziston në bazën e elektoratit kudo në Shqipëri. Nuk besoj se ata që afrohen tek Mbreti Leka I apo rrahin gjoksin si zogistë janë vërtet zogistë. Këto vite kanë treguar se edhe jo pak nga ata që janë shpallur kampionë të berishizmit kanë ndërruar flamurin politik pa ngurruar. Nuk besoj sidomos se ata që e shikojnë zogizmin si antiberishizëm të jenë zogistë, nuk besoj gjithashtu se ata që e shikojnë berishizmin si antizogizëm të jenë berishistë. Sidomos kur e lidh këtë konkluzion me njerëz të cilët i njoh mirë dhe që kanë ndërruar pafundësisht flamuj, jam i sigurt se ata nuk luajnë as për Berishën, as për Mbretin Leka I, por për ustallarët e tyre të vjetër. Enciklopedia britanike shkruan kështu për Mbretin Zog: ?Zogu I, shqiptar, Ahmet bej Zogu (1895-1961). President (1925-1928) dhe mbret i Shqipërisë (1928-1939). Pasi kishte shërbyer në ushtrinë austriake gjatë Luftës së Parë Botërore, ai u bë udhëheqës i Partisë Popullore reformiste të Shqipërisë. Ai mbajti poste ministrore në qeveri (1920-1924) dhe ishte zgjedhur kryetar i Republikës Shqiptare më 1925. I shpallur mbret më 1925 ai ndoqi një politikë bashkëpunimi me Italinë. I pazoti t?i rezistojë kontrollit në rritje të Benito Musonit në ushtrinë dhe në financat e vendit, ai u detyrua të mërgojë, kur Italia e pushtoi Shqipërinë dhe e bëri një protektorat më (1939). Pas Luftës së Parë Botërore Shqipëria u bë republikë komuniste dhe Zogu zyrtarisht abdikoi (hoqi dorë nga froni) në vitin 1946?. Në vetëdijen shqiptare, ndërkaq, Mbreti Zog mbahet si ministry i brendshëm më i suksesshëm, kryeministri më i suksesshëm, presidenti më i suksesshëm dhe si mbreti i vetëm në historinë e shqiptarëve që sundoi Shqipërinë. Komunizmi e luftoi zogizmin me të gjitha mënyrat, më brutalet dhe më të sofistikuarat. E luftoi në Shqipëri dhe në diasporë. E luftoi si një ndër armiqtë e tij kryesorë dhe më të vjetër. E luftoi në aleancë dhe në bashkëpunim me armiqtë më të egër të Shqipërisë dhe të kombit shqiptar. Prandaj, zogizmi, në thelbin e tij, mund të shikohet vetëm e vetëm si antikomunizëm. Nga ky këndshikim ai absolutisht nuk mund të shikohet si antiberishizëm. Nëse ai është antikomunizëm, nuk mund të jetë edhe antiberishizëm. Pra, mund të jetë ose antiberishizëm ose antikomunizëm. Fakti që zogizmi i mbijetoi genocidit gjakatar të komunizmit kundër tij, është një fakt pozitiv për demokracinë shqiptare dhe për çështjen shqiptare. Meritë vendimatre për këtë ka Mbreti Leka I. Rizgjimi i ndjenjave zogiste në Shqipëri dhe tek shqiptarët në përgjithësi lidhet veçanërisht me figurën shembullore që bëri Mbreta Leka I në referendumin e vitit 1997, të cilën ia vodhën pikërisht komunistët. Në thelb, ndjenjat pozitive për Mbretin Zogu I dhe për Mbretin Leka I, janë mirëfilli ndjenja antikomuniste dhe nuk janë kurrsesi ndjenja antiberishiste. Urrejtja për komunizmin mafioz kuisling që sundon sot në Shqipëri në interes të grekëve dhe të serbëve ka ndikuar fuqishëm në rikthimin sot në modë të zogizmit në Shqipëri. Edhe opozita e dobët që i është bërë komunizmit të rikthyer në pushtet këto gati tetë vjet mund të ketë ndikuar që të luhaturit të kalojnë në përkrahje të zogizmit, në mënyrë që të mos kalojnë në prehrin e komunistëve. Në këto kushte Mbreti Leka I themeloi Lëvizjen për Zhvillim Kombëtar, lëvizje të cilën, siç thotë vetë, ai e mbështet më shumë në ndjenjat kombëtare dhe qytetare se san ë ndjenjat politike. Përpjekja për ta interpretuar zogizmin si antiberishizëm, ngado që të vijë, ka për qëllim që të përplasë në mënyrë të pashmangshme dy lëvizje të të njëjtit krah të politikës në Shqipëri dhe ndër shqiptarët. Nuk mund të besohet se Mbreti Leka I ta mendojë të fituar kauzën zogiste duke i përqendruar energjitë kundër Berishës. Nuk mund të besohet se Berisha ta mendojë të fituar kauzën e tij duke i përqendruar energjitë kundër Mbretit Leka I. fakti që Berisha u bashkua me Mbretin Leka I krah për krah në vitin 1997 tregon se ata personalisht i kanë fshirë moskuptimet dhe keqkuptimet, të shprehura në qëndrimet apo veprimet e tyre në vitet 1990-1997. Këshilltarët kontrabandë në njerëzit e afërt të njërit apo të tjetrit, tellallë të papaguar as nga njëri as nga tjetri, të tjerë të papërgjegjshëm vegla të SHISH-it dhe të shërbimeve secrete antishqiptare mund të përpiqen të ndikojnë që edhe berishizmi, edhe zogizmi të mos jenë më antikomunizëm, por të jenë përkatësisht antizogizëm dhe antiberishizëm. Mbreti Leka I ka një staf të krijuar pothuaj në mënyrë të rastësishme rrotull tij. Në këtë staf ende të papërzgjedhur është e kuptueshme që të ketë njerëz që t?ia mbajnë situatën jashtë kontrollit në lëvizjen e tij politike LZHK Mbreti Leka Zogu I. Berisha në stafin e tij ka njerëz që kanë kapitulluar me kohë përballë regjimit kuisling dhe që praninë e tyre duan ta përdorin për ta shndërruar berishizmin në gjithçka tjetër që nuk është antikomunizëm. Dhe veçanësitë e Shqipërisë bëjnë që një forcë politike, një lëvizje, një krah politik, një factor çfarëdo, pot ë mos jetë antikomunist, nuk është as demorkatik. Në këtë mënyrë, njerëz të caktuar, grupime të caktuara, andej e këndej, përdorin forma dhe mjete jodemokratike dhe të padenja për të ngjizur patjetër një kundërvënie, një përplasje, konflikt e gjithçka tjetër që të munden midis Berishës dhe Mbretit Leka I. Do të ishte e verbër ajo lloj propagande që e shikon komunizmin tek Berisha, rrëzuesi i komunizmit në Shqipëri, dhe nuk e shikon te Nano, ajo lloj propagande që i barazon apo i njëjtëson Berishën dhe Nanon. E vetmja e bashkësi ku mund të jenë Nano dhe Berisha, në të vërtetë, është fakti që ata bëjnë pjesë në të njëjtën klasë politike. Ta përdorësh këtë fakt për t?iu hedhur hi syve shqiptarëve, në fakt bën një spekulim për hir të interesave të huaja antishqiptare, në mënyrë të veçantë për hir të interesave të mafiave rajoanle dhe të mafias ndërkombëtare në Shqipëri dhe në hapësirën shqiptare. Pra, nuk çon ujë as në mullirin e Berishës, as në mullirin e Mbretit Leka I, por çon ujë në mullirin e Nanos dhe të serbëve e grekëve. Nuk mund të merret për capital fakti që zogizmi u mund apo u shpartallua nga komunistët gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Janë një mori faktorësh objektivë që ndikuan në fitoren e komunistëve, të gjithë faktorë antishqiptarë. Vitet 1997-2004 treguan se edhe vetë lëvizja demokratike antikomuniste në Shqipëri, pra berishizmi, u mund dhe në mjaft segmente u shpartallua. Komunizmi pati gati të njëjtët aleatë dhe faktorë të tjerë që e sollën në pushtet në Luftën e Dytë Botërore dhe që e lejuan të rrijë në pushtet pas Luftës së Parë Botërore. Konjukturat rajonale dhe botërore pothuaj gjithmonë kanë marrë anën e atyre politikanëve dhe atyre partive që nuk bien aspak erë nacionalizëm. Dhe kanë bërë gjithçka për t?i varrosur ata njerëz dhe ato parti që bien sadopak erë nacionalizëm. As fakti që LZHK-së i bashkohen liberalët e Laços dhe të Starovës, apo pollarët e Pollos nuk përbën arsye pse Berisha apo berishistët të zemërohen me LZHK-në, zogizmin apo zogistët. As Berisha nuk humb, as Mbreti Leka I nuk fiton gjë nga këto veprime të cilat nuk përbëjnë zhvillime politike. Me rëndësi është që as Berisha dhe as Mbreti Leka I, asnjera palë që përfaqësojnë ata, të mos humbë energji për kundërvënie mes tyre, të mos humbë kohë në prag të zgjedhjeve të vitit 2005, port ë bashkëpunojnë dhe të arrijnë fitoren kundër Nanos dhe komunistëve të tij kuislingë. Përndryshe do të meritojnë fundin që do t?ua rezervojnë ata që i hedhin në luftë mes tyre për llogari të regjimit kuisling të Tiranës. Ata që i shikojnë PD-në dhe LZHK-në, Berishën dhe Mbretin Leka I, berishizmin dhe zogizmin si kundërvënie, si armiqësi, në të vërtetë kryesisht i shikojnë këto si lëvizje apo dukuri politike njëkrahinore. Sipas tyre, meqë PS është njëkrahinore, atëhere të gjitha partitë dhe faktorët në Shqipëri dhe ndër shqiptarët duhet të jenë patjetër njëkrahinorë. Meqë Mbreti Zog I kishte lindur në Mat, kjo nuk do të thotë që të gjithë matjanët janë zogistë. Meqë Berisha ka lindur në Tropojë, nuk do të thotë që të gjithë tropojanët janë berishistë. Fakti që Bajram Curri ishte antizogist ka ndikuar që në Tropojë një kohë të mbizotërojë antizogizmi. Por në Tropojë ka pasur gjithnjë edhe një krah zogist. Fakti që Abedin Mulosmani, krahu i djathtë i Mbretit Leka I, ishte Ministër i Oborrti Mbretëror deri në vdekjen e tij, tregon se krahu zogist në Tropojë dhe ndër tropojanët ka ekzistuar gjithnjë. Por as tropojanët nuk meritojnë të fyhen pse janë berishistë, as matjanët pse janë zogistë. Do të ishte një primitivizëm i pafalshëm nëse dikush vë ndjenjat njëkrahinore mbi ndjenjat kombëtare. Unë jam i bindur se zogizmi ekziston në bazën e elektoratit kudo në Shqipëri. Nuk besoj se ata që afrohen tek Mbreti Leka I apo rrahin gjoksin si zogistë të jenë vërtetë zogistë. Këto vite kanë treguar se edhe jo pak nga ata që janë shpallur kampionë të berishizmit kanë ndërruar flamurin politik pa ngurruar. Nuk besoj sidomos se ata që e shikojnë zogizmin si antiberishizëm të jenë zogistë, nuk besoj gjithashtu se ata që e shikojnë berishizmin si antizogizëm të jenë berishistë. Sidomos kur e lidh këtë konkluzion me njerëz të cilët i njoh mirë dhe që kanë ndërruar pafundësisht flamuj, jam i sigurtë se ata nuk luajnë as për Berishën, as për Mbretin Leka I, por për ustallarët e tyre të vjetër. Skënder Buçpapaj ?Bota Sot?, 4.11.2004 ?POR, BERISHIZMI ËSHTË ANTIZOGIZËM Shkrimi i zotëri Skënder Buçpapës "Zogizmi nuk është antiberishizëm" botuar në "Bota Sot" më 4 nëntor 2004 prek një problem politiko-historik shumë interesant e të mprehtë. Ky shkrim e vlen të merret si ftesë për debat. Është kënaqësi të debatosh me shkrime që kanë mendim, përmbajtje e vizion, që të nxisin të reflektosh edhe për pikat ku pajtohesh, edhe për aspekte ku nuk pajtohesh me autorin. Këtë shkrim e quaj si një nga të rrallët shkrime me frymë të dukshme berishiste që shpalos vlera. Bashkohem në mendime, por me nuancime Jam plotësisht i një mendjeje me Skënderin se "Zogizmi nuk është antiberishizëm". Nuk ka asnjë premisë që të ndodhë kjo kundërvënie. Edhe në rast të një kundërvënie artificiale, arbitrare nuk ka si të ndodhë që zogizmi të jetë antiberishizëm, sepse sipas kronologjisë historike të dukurive zogizmi është shumë më i hershëm se berishizmi. Prandaj mund të shtrohet vetëm pyetja : a është berishizmi antizogizëm? Ajo që po e quajmë antiberishizëm ka lindur në një kohë kur zogizmi kishte një fizionomi të përcaktuar, të adhuruar nga disa, të urryer e të mallkuar nga disa të tjerë. Zogizmi kishte një traditë të gjatë e të njohur politike e shtetërore. Zogizmi mund të shërbente si sistem referimi për të vlerësuar tiparet, meritat e dobësitë e berishizmit dhe jo e anasjellta. Prandaj kur shtrohet çështja "zogizmi nuk është antiberishizëm" bëhet një gabim historik, politik e logjik; vendoset arbitrarisht një hierarki tjetër vlerash, sikur në rrethanat politike të sotme si sistem referimi duhet të merret berishizmi ende i pasprovuar deri në fund në një kohë që zogizmi është sprovuar në të gjjthë gamën e veprimeve të tij. Duket sikur si model politik kryesor e parësor në Shqipëri qenka bërë tashmë berishizmi ndërsa të tjerët maten me atë sesa afër apo larg i qëndrojnë berishizmit, Pra, zogizmi merret në funksion të berishizmit. Skënderi e kushdo ka të drejtë t'i analizojë e vlerësojë raportet midis dukurive e rrymave politike nga ky këndvështrim, sipas përcaktimit të tij ideor, politik dhe interesit të tij politik. Por vend për diskutim ka shumë. Nuk ka asnjë arsye për të mos qenë dakord me Skënderin kur thotë: "unë jam i bindur se zogizmi ekziston në bazën e elektoratit kudo në Shqipëri". Madje mund të shtohet se pikërisht kjo është arsyeja madhore, ndoshta dhe e vetmja, që berishizmi e ka afruar në anën e tij zogizmin. Jam plotësisht në një mendje me zotëri Buçpapën kur thekson: " Nuk besoj se ata që afrohen tek Mbreti Leka I apo rrahin gjoksin si zogistë të jenë vërtet zogistë".Këtu mund të shtoj një episod të disa viteve të shkuara. Kisha dëgjuar se kur sapo filluan legalistët të dalin në skenën politike në Shqipëri në fillim të viteve1990 dhe paraqiteshin nëpër tubime politike si pasues të flaktë të zogizmit e të Mbretit Leka I një plak kishte dashur t'u jepte një mësim dhe kishte thënë:"Due me ditë a asht Leka Zogu zogist". Në vitin 1997 në sallën e kinemasë "Republika" në Shkodër isha në një bashkëbisedim të organizuar nga Dega e Partisë Rimëkëmbja Kombëtare ku kishte shumë zogistë që tentonin të më shkëpusnin sa më shumë deklarime në favor të PLL e Mbretit gjatë shpjegimeve të mia. M'u drejtua edhe pyetja "Mbas kujt shkon ti?" dhe unë u përgjigja :"këtu në Shkodër shkoj mbas kryetarit të partisë ku bëj pjesë". Kur ua thashë edhe fjalët e plakut të urtë për t'u dhënë të kuptonin se jo të gjjithë ata që hiqeshin zogistë të flakët ishin të tillë, pati dhe pakënaqësi në sallë. Disa vite më vonë një ish mësuesi e miku i familjes sime, zogist nga Shkodra, më ka thënë që atë ditë kishte përgatitur një drekë në shtëpi, por nuk ma bëri ftesën nga zemërimi që citova fjalët e atij plakut.Pra më kishte pas keqkuptuar dhe një dashamir. Unë besoj se ato fjalë filozofike të plakut nuk kanë qenë sfidë për Mbretin por pikërisht për ata mbretërorë e zogistë që rrahin gjoksin vend e pa vend, sikurse e vë në dukje dhe Skënder Buçpapa. Është plotësisht e vërtetë ajo që shkruan Skënderi se :"Këto vite kanë treguar se edhe jo pak nga ata që jaë shpallur kampionë të berishizmit kanë ndryshuar flamurin politik pa nguruar".Për këtë duhet pak sqarim.Varet pse e kanë ndërruar flamurin e berishizmit. Të largohesh nga berishizmi në vetvete mund të jetë edhe gjë e mirë, edhe gjë e keqe. I larguari më i madh nga berishizmi i fillimit është,sipas meje, pikërisht Sali Berisha. E kam fjalën nga roli politik e rreth të cilit u krijua ideja apo dukuria politike e berishizmit. Disa berishistë si Imami,Zogaj, Demi etj që u larguan me bujë nga berishizmi tani që janë rikthyer në berishizëm ngjajnë shumë më mjeranë se kur u larguan. Pra, varet përse njëri apo tjetri largohet nga ai që quhet berishizëm, lagohet majtas apo djathtas, përtëqenë nacionalist apo kozmopolit, për luftë parimore apo për sherre, për një qëllim të madh apo për meskinitete personale, etj. Nuk mund të pranohet se vetëm ata që mbeten të ngjitur pas berishizmit janë kampionë të nderit, të politikës së mençur, të dinjitetit në politikë. Përkundrazi midis tyre ka fanatikë, dallkaukë, tifozë të sëmurë pa mendim politik. Ka edhe horra që më shumë prishin punë se ndreqin edhe për vetë berishizmin, por sidomos për demokracinë e për Shqipërinë. Më vjen keq që po e përmend, por jemi në debat politik. Njëri nga njerëzit që është bërë hije e Berishës është vëllai i Skënderit, Muja. Unë atë e marr si shembull se si nuk duhet pranuar për etalon i veprimtarit të mirë në politikë një njeri vetëm pse nuk i shqitet Berishës. Përsëri jam në mendje me Buçpapën kur thotë : " Nuk besoj sidomos se ata që e shikojnë zogizmin si anti-berishizëm të jenë zogistë". Edhe unë nuk kam ndeshur zogistë që ta shikojnë zogizmin si anti-berishizëm. Përkundrazi zogistët thartohen ose kudërshtojnë kur u flet për anët negative të berishizmit. Është i saktë Skënderi kur shton :"?nuk besoj gjithashtu se ata që e shikojnë berishizmin si antizogizëm të jenë zogistë". Një ndër këta jam edhe unë. Berishizmin e shoh më shumë si antizogizëm, por këtë nuk e bëj se dua të jem zogist. Këtë qëndrim e mbaj thjesht për logjikën e analizës politike që bëj unë, as për inat të berishizmit as për inat apo simpati ndaj zogizmit.. Vërej me keqardhje se midis zogistëve nuk ka nga ata që ta kuptojnë, lëre më ta thonë, se në raste e rrethana të caktuara e për probleme politike kyçe berishizmi ka qenë e mbetet anti-zogizëm, po aq sa nanoizmi e nganjëherë sa enverizmi. __________________________________ Do you Yahoo!? Yahoo! Mail - now with 250MB free storage. Learn more. http://info.mail.yahoo.com/mail_250 ------------------------ Yahoo! Groups Sponsor --------------------~--> $4.98 domain names from Yahoo!. Register anything. http://us.click.yahoo.com/Q7_YsB/neXJAA/yQLSAA/KDuplB/TM --------------------------------------------------------------------~-> Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar... Per tu anetaresuar ne liste e-mailo: shqiperia-subscribe@xxxxxxxxxxxxxxx Per ta lene listen e-mailo: shqiperia-unsubscribe@xxxxxxxxxxxxxxx ================================================================== Yahoo! Groups Links <*> To visit your group on the web, go to: http://groups.yahoo.com/group/shqiperia/ <*> To unsubscribe from this group, send an email to: shqiperia-unsubscribe@xxxxxxxxxxxxxxx <*> Your use of Yahoo! Groups is subject to: http://docs.yahoo.com/info/terms/ |
|
| <Prev in Thread] | Current Thread | [Next in Thread> |
|---|---|---|
| Previous by Date: | You've got mail--so does the FBI & How NSA access was built into Windows: 00027, Arben Nelku |
|---|---|
| Next by Date: | RIMEKEMBJA 07/ 12/ 2004 [ ii ]: 00027, Olsi |
| Previous by Thread: | You've got mail--so does the FBI & How NSA access was built into Windowsi: 00027, Arben Nelku |
| Next by Thread: | RIMEKEMBJA 07/ 12/ 2004 [ ii ]: 00027, Olsi |
| Indexes: | [Date] [Thread] [Top] [All Lists] |
| News | FAQ | advertise |