|
|
Subject: Te dashur bashkeatdhetar - msg#00081
List: politics.region.albania.shqiperia
Te dashur bashkeatdhetar kudo ku ndodheni Te dashur moderator te listave shqiptare Ju pershendes nga Tetova e bukur dhe historike , ku qe prej nje jave ndodhem e ftuar ne festivalin nderkombetar te poezise "Ditet e Naimit Ne lidhje me mbresat dhe , emocionet si dhe pershtypjet nga keto dite historike , ku ne kete manifest merr pjes gjithe qyteti, do te shkruaj kur te kthehem ne Itali Tani do t'ju lutesha te rregjistroni ne listat tona, pronarin e kafe -internetit nga ku dhe po shkruaj ,studentin e juridikes Rami Mislimi Me e-mail, r_mislimi@xxxxxxxxx , studentin tjeter te Universitetit Tetoves ne fakultetin e Anglishtes Lirim Shabani me e-mail i_liri_m@xxxxxxxxxxx dhe studentin e fakultetit po anglishtes
Gezim Mahmuti me e-mail ximi_pac1422@xxxxxxxxx Njekohesishte dhe nje student qe sapo erdhi dhe ka shume deshire te komunikoj me te gjithe ne Dashmir Xhelili me e-mail dx00409@xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
Nje pjese e shkrimeve te listave ju vjen dhe jane shume te interesuar te ken komunikim direkt me listat tona dhe jo vetem keta qe i kam afer , po dhe shume studenta te tjer me te cilet pata nje takim dje ne Universitet Pershendetje per te gjithe Vitorja VitoreStefaLeka
Nuovo Yahoo! Messenger E' molto più divertente: Audibles, Avatar, Webcam, Giochi, Rubrica? Scaricalo ora!
Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...
Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:
shqiperia-subscribe@xxxxxxxxxxxxxxx
Per ta lene listen e-mailo:
shqiperia-unsubscribe@xxxxxxxxxxxxxxx
==================================================================
Yahoo! Groups Links
Was this page helpful?
Thread at a glance:
Previous Message by Date:
click to view message preview
RIMEKEMBJA 19 TETOR 2004 [ ii ]
PO TOP CHANNEL, SA BLUZA SHITI?
Ditën kur kombëtarja shqiptare e futbollit, grup i cili po kthehet në promovues origjinal të vlerave kombëtare shqiptare, shumë media dhanë lajme të ndryshme mbi atmosferën që zotëronte rrugëve të Tiranës dhe mjediseve të tjera sportdashëse. Disa njoftuan për intervistat që trajnerët dhanë, disa të tjerë për statistika dhe informacione, disa për shpërblimin që kryeministria dhe Dhoma e Tregtisë ofronin në rast suksesi. Kurse kanali televiziv Top Channel na habiti kur lajmin e radhës në kronikat e tij të lajmeve e shtjelloi në parametrat e bluzeve që kishin shitur tregtarët gjatë atyre ditëve para ndeshjes me Danimarkën. Me intervistat e realizuara nga gazetarët e tij, Top Channel arriti të bëjë edhe dallimet dhe krahasimet me bluzat e shitura të kombëtares në pra
g të ndeshjes me Greqinë. Madje titrat që njoftonin lajmin për bluzat e shitura dhe simbolet e
tjera ishin të tipit ?Tregtarët kanë shitur më shumë bluza kundër Greqisë?. A është ky një profesionalizëm mediatik? Çështë ky kanal televiziv i cili çirret kur nuk fiton dot të drejtat televizive, të cilat pastaj i degdis në rrjete dixhitale me pagesë, dhe që nuk merret me lajmin mbi ndeshjen e futbollit, por me xhepat e tregtarëve shpesh spekulantë që mbushin trotuaret e Tiranës? Madje qëllimi i kronikës pa vlera mediatike ishte se sa kishin fituar tregtarët gjatë ditës apo sa xhiro kishin bërë. Një tregtar i intervistuar, ndoshta i habitur, u shpreh se ishte normale që kishin shitur më shumë me Greqinë sesa me Danimarkën, sepse njerëzit kishin ruajtur ato që blenë në prag të ndeshjes me Greqinë.
Një kronikë më dinjitoze, në përputhje me parametrat e zhvilluara që Top Channel pasqyron në përgjithësi, do të ishte një temë mbi një fjali që gazetarja përmendi, sipas së cilës ndeshjet e kombëtares shqiptare po kthehen në festa kombëtare, ku njerëzit e thjeshtë blejnë gjithnjë diçka simbolike, thjesht, për të festuar atë ditë familjarisht apo me miqtë. Pse ndodh kjo, duke pasur parasysh se ky grup sportiv nuk na ka dhuruar ende një trofe prestigjioz ndërkombëtar të tillë për t?i shndërruar në festa kombëtare të gjitha ditët kur kjo kombëtare luan futboll, edhe ndeshje miqësore? Pse gazetarët, që janë të gatshëm të fusin hundët edhe në xhepat gjysmë të shqyer të ndonjë tregtari që ruhet nga policia e gjobat, nuk na sjellin një kronikë analitike se pse ky grup s
portistësh përfaqëson dhe mbledh qindra e mijëra shqiptarë brenda një ore, aq sa nuk bëjnë dot
politikanë dhe pushtetarë pasanikë benda një viti? Në ç?mjedise të tjera do të këndohej kaq fort himni i të gjithë shqiptarëve të bashkuar në një stadium, shesh, apo klub? Apo i hedh në rrugë pronari i televizionit nëse ?nxisin nacionalizmin në etikën profesionale?? Shumica e gazetarëve sot në Shqipëri shohin si kulmin e arritjes profesionale blerjen e veshjes më të shtrenjtë ?firmato? dhe i ofrojnë publikut jo kronika, por episode filmike a shkrimore pa lidhje, sa për të mbushur verbërinë e syve tanë të lodhur.
Elvis Alla
P O P U L L I T
I fortë, o popull, ky qëndrimi yt,
Si Gjergj Elez Alia në mejdan.
Më e fortë dhimbja,
Si kocka që të mbyt,
Si plaga kanceroze
Pa ilaç e pa derman.
Po, shqiptarë,
Nga trupi, vërtet,
Nëna na lindi të shëndoshë,
Por shpirti klithi
Me zërin si tërmet
E na tha:
?Të rrosh a të mos rrosh!?
Në do të rrosh,
Duro copa gurësh fati të tmerruar
Nga bijt? e vëllezërit tuaj
Që s?njohin nënë, baba, motër, vëlla,
Ata të mallkuar,
Por do t?ju klithin si bisha:
?Vuaj!?
Sikur i madhi Shekspir
Atë varg enkas
Ta kish bërë për ne,
Stërnipërit e gjyshërve ilirë,
Që vuajtëm e vuajmë
Më shumë se çdo popull
Mbi dhe?
Po pse bijt? tanë
U bënë plangprishës,
Apo dhe më shumë,
Oh kob, tradhëtorë,
Si të ishin pjella të bishës
E jo të një trulli punëtor?
Kanë nga dhjetëra vjet
Që gjë s?po lënë pa bërë,
Këta stërvina,
Nga shitja e nënës Shqipëri,
Nga shitja e nëna-motrave
E gjer te nafta, benzina,
Nga shitja e vocërrakëve
E gjer te heroina.
Dhe njohëm në k?to vite
Një emër-varr, gomonin,
Që mbyti në thellësi të detit
Njerëz me mijë,
Binjak bërë me milionin,
Trinjak me pjellën-monstër
Të parti-shtetit:
KORRUPSIONIN.
S?kam ndërmend, o Popull,
Të përsërit në vargje
Atë që jotja jetë
Aq dhimbshëm me daltë
Në ballë ka gdhendë.
Po dhembja e shpirtit,
Për ty,
O Populli im,
Që heq t?zit? e ullirit,
Më bëri t?i lyp ndihmë
Muzës së Eliksirit.
Që me vargun tim të varfër
Së pari të t?falenderoj
Që e ndiej veten shqiptar,
O popull vuajtjeshumë,
Por dhe përgjigje t?kërkoj
Për një pyetje
Që më lë pa gjumë:
Pse s?iu drejtove Aligierit
T?i fusje këta kriminelë
Në rrethin e nëntë të Ferrit
Si kryepeshkopin Ruxher?
A pse emri i ndonjërit
Nga kryepeshkopët tanë
Rimon me të
Në rimë klasike,
Apo tehu thike,
Si përshembull, Skënder?
Skënder qoftë ky nëmërëndë,
Fatos-grek me t?korbit pendë,
Një kolltuk-sajuar Moisi
Që veç firma po na di,
Leka Meks e Gramoz Pashko
Që e dogjën kët? Shqipëri,
Me Nikollë, Frrok e Ben
E me dhelprën kurvë Sabri,
Komunizmin Socialist
Nga e para për t?ia nisë
Nën udhëheqjen e Salisë
N?emër të Ramiz Alisë.
?Të gjithë pa asnjë dallim,
Në të Ferrit oborr,
Të kryejnë të përjetshmin
Dhe të llahtarshmin dënim!
Se të ishin dy a tre,
Dy a tre e s?ka gjë më,
Do qe e keqja më e vogël.
Por çeta e tyre numëron
Një të tillë lukuni,
(Sa ajo e Ali Babës
Do të dukej sa një gogël)
Futur këtu edhe krerët
E pushtetit Drejtësi!
E ne mjeranëve
Këto hiena na thonë:
?Zoti ju dhashtë!?
Tek zdërhallen mejhaneve
Frikës së dënimit
Kurrë pa ju drashtë.
Më fal vëlla shqiptar,
Në u zgjata,
Duke shkel? premtimin,
Po ti vëlla e di vetë
Që nata
Pambarim na zgjatet
Pa na dhanë pushimin.
E një pyetje më krijohet
Në buzë:
?Gjer kur, gjer kur
Do të vazhdohet
Të zgjatet tërkuzë
E mjera jeta jonë?
Kur do të mund të bëhet
Akuzë?
E këtë vend
Nga këto mbetje
Ta zbrazë??
MUSTAFA KALAVREZI
Tragji-komizmi i një tjetërsimi
Përplasja e qytetërimeve dhe plasja e Zhades
Qysh kur ideologu sionist Samuel Huntington nxori në pah tezën e tij se ky shekull do të jetë ai i përplasjes së qytetërimit të përparuar perëndimor dhe atij arkaik ?islamik?, gjithë bota mbarë është përfshirë nga një pështjellim ciklonik ngjarjesh nga më të çuditshmet, makabret e gjakataret.
Ngjarjet e pazakonta të 11 shtatorit shërbyen si një lakmues që ?bazikët? të ndaheshin nga ?acidët?, që bota të ndahej në Polin N ( Ne) dhe Polin A (Ata). Madje, nuk besoj se e teproj kur mendoj se Samuel Huntingtoni parafliste pikërisht për ditën e njëmbëdhjetë të muajit të gjetheve të rëna.
Që nga ky çast, hantingtonizmi përfshiu edhe botën politike ( Bush, Berluskoni, Nano, Godo, Berisha), atë letrare ( Falaçi, Kadare, Surroi, Drashkoviç, Mustafaj), akademike ( Adler, Fukajama, Ruli, Lani, Plasari), atë mediatike ( Balliu, Baze, Fevziu, Braçe, Lesi, Çupi), e deri atë spiunologjike ( Myftaraj e sozitë e tij). Por jo gjithshka u mjaftua me kaq. Normalisht që përplasja e qytetërimeve do të ekspozohej edhe në gjininë kinematografike. ?Kloni? është filmi më tipik ku qytetërimet përplasen, ku njerëzimit, për shkak të erës së ndryshimeve ?progresiste?, i predikohet ( më saktë: i kerkohet me ekzigjencë) të lëvizë nga Poli A në Polin N, nga bota e hixhabit, në botën e gjethes së fikut.
Zhadja është jo vetëm një rast i përveçëm, por i përgjithshëm, ku krijesa tenton që nga një botë të kalojë në tjetrën, nga bota Islame në atë Laike. Por, recetat që përdoren në raste të tilla, ?konvertim? apo ?kthim në identitet?, rezultojnë aspak efikase. Zhadja gjendet mes dy botëve, pa qënë e pranishme as në njërën e as në tjetrën, ajo është thjesht ?novae?. Zhadja nuk është as muslimane ( me të drejtë muslimanët i mbahen qëndrimit se duke mos qënë e pesështyllëzuar islamisht, ajo nuk rezulton e tillë), por ajo nuk është as moderne-perëndimore ( nëse e krahasojmë me personazhe si Kim Basinxher, Xhulia Roberts, Xhuliana de Sio, Brixhit Bardo etj), ajo nuk është as progresive e as regresive, prandaj edhe shfaqet agresive, ajo i ngjan atij
shoferit, që për shkak se nuk di se cilën korsi të ndjekë, nuk përdor as marshin përpara e as atë
mbrapa, por atë afoljo.
Kjo është pra krijesa e klonuar, transvestit, që edhe pse kërkon ngutshëm të tjetërsohet, mbetet pa identitet e për pasojë pa dinjitet. Zhadja është pjella që lind nga përplasja e qytetërimeve ( qofte edhe nga ?fekondimi?), prandaj tek ajo evidentohet plasja ,njëlloj si te kafshët.
Këto lloj efektesh anësore duhet të kenë parasysh recetuesit progresistë si hantigtonët dhe fukajamat, ashtu edhe tellallët e tyre intelektualë ojëqarë e ojëfarë, pseudoshqiptarë.
Konvertimi i frymorëve nuk mund të bëhet fakt i kryer, ahtu si ai i jofrymorëve. Krijesat shpirtërore, natyrshëm që reagojnë ethshëm, madje edhe dhunshëm, nëse përballen me një proces të përshpejtuar ndryshimi të katërcipshëm. Ato nuk i përngjajnë aspak atyre ?programeve kompjuterike? të krijuara nga Bill Gate, i cili edhe me një ENTER mund të ndryshojë dhe të konvertojë program pas programi.
Për të bërë apo zhbërë një ?ENTER? ( HYRJE) në qënien shpirtërore, duhen jo vetëm vite, por ka raste nuk mjaftojnë as breza, sepse qënia njerëzore ende mbetet e panjohur thelbësisht nga dora, syri e mendja njerëzore.
Zhadja, Rezoluta 1244 dhe Marrëveshja e Ohrit
Në Shqipëri, edhe pse opinioni i gjërë ka një përfytyrim të gabuar se femrat muslimane shqiptare jane zhade, përpara se t?i etiketojnë shamimbajtëset si të tilla, duhet t?i dëgjojnë këto të fundit se janë ato të përfaqësuara nga ajo, ashtu si edhe në rastin tjetër, nëse muslimanet shqiptare mendojnë t?ja faturojnë Zhaden botës jofetare, do ta kenë të vështirë apo thuajse të pamundur që t?i bindin këto të fundit se ajo është mishërimi i jofetares, dhe kjo për një arsye mjaft të thjeshtë:
Zhadja nuk është as sinonim i Islamit dhe as antonimë e tij, ajo thjesht është anonime. Ajo është një personazh tragji-komik. Tragjik pasi jeta e saj shkon për dhjam qeni dhe komike, pasi nuk i takon askujt dhe asgjëje. Prandaj i duhet vënë gishti kokës për të mos u sjellë si xhade ndaj një ?zhade?, e cila gjithnjë mbetet udhëkryq në xhade, pasi në rastin me fatmirë do të kishim konflikte sociale.
Dyzimi është ajo lloj ndjesie e papërcaktuar që të lë pa gjë, as parë e as njohur, as mish e as peshk. Shqiptarët nuk duhet të bien pre e këtyre dyzimeve shkatërrimtare që nuk kanë fund dhe që sëfundmi po iu serviren politikisht e mediatikisht, qofshin këto servise rajonale, kontinentale apo transkontinentale. Nga më tipizueset mund të përmenden ato: allafalaçjane( sikur të isha amerikane), allahakistërmilljane (sikur të isha djalë), allapiromishjane ( sikur të isha shqiptar), allacekiste ( sikur të kisha një krevat për një serb), allakaderiane ( sikur të ishim katolikë) , allajanullatiste ( sikur të ishim grekë), allapresidenciale ( sikur të ishim të njëfetarizuar), se pastaj do të na ndodhë siç i ndodh Zhades që mbetet femër anonime dh
e siç po i ndodh Kosovës me rezolutën 1244, ku serbët
e konsiderojnë si varësi nga Beogradi e shqiptarët varësi nga Prishtina, madje edhe ashtu siç po u ndodh edhe shqiptarëve në ish-Maqedoni me Marreveshjen e Ohrit, ku maqedonasit e trajtojnë si trofe dhe shqiptarët si fitore aforfe.
Shqiptarët etnikë, femra apo meshkuj, muslimanë apo jo të tillë, duhet të jenë të natyrshëm në përzgjedhjen e besimit apo zgjedhjen e mosbesimit e tyre, por të njësuar në etninë e tyre, pasi më shumë se kundërshtarët, një komb dhe besimin e tij të natyrshëm e shkatërrojnë të dyzuarit, dyzimet dhe hipokritët. Shkurt, të klonuarit.
P.S. Xhadë, xhadi,~ a f. bised., 1)grua shumë grindavece, llafazane dhe ngatërrestare, 2)shtrigë. ( Fjalor i gjuhës së sotme shqipe- Tiranë 1980)
Zamir Gjurgji
?BRAÇJA I SALIUT? ZBULON SE PD ËSHTË ÇYRYK
Tashmë është bërë e njohur ?dukuria Braçe? në PS që pasqyron e paralajmëron :
1- dinakërinë e kryetarit të partisë, Fatos Nanos, për të kërcënuar drejtuesit e tjerë partiakë se erdhi ?ora e fshesës? për ta;
2- ambicien e ?ujqërve të rinj? në parti, si Erion Braçe, për t?u ngjitur në majat e hierarkisë partiake (këtë përshtypje e përforcojnë dhe lajmet nga Vlora se socialistët e atjeshëm kërkojnë ?kooptimin e Edi Ramës në kryesinë e PS-së?, paçka se Edi nuk u zgjodh as në kryesinë e Tiranës);
3- gjendjen rrumpallë që vazhdon në gjirin e PS-së edhe pas Kongresit të ?asociim stabilizimit? dhe largimit të plangprishësve të udhëhequr nga Ilir Meta;
4- sherret e mëdha që do të bëhen për të hyrë në një listë kandidati për deputet gjatë zgjedhjeve të ardhëshme parlamentare.
Por ?dukuria Braçe? nuk mbetet e kufizuar vetëm brenda për brenda Partisë Socialiste. ?Ujqërit e rinj? ka kohë që ulërijnë edhe në Partinë Demokrate të Pollos, ku ?dukuria Braçe? kishte filluar edhe më parë me Kreshnik Çollakun, por në ndyshim nga PS-ja në kundërshtim me politikën e ?shefit të madh?. Sipas lajmeve nga Berati edhe në PSD-në e Gjinushit, në kundërshtim me politikën e ?shefit të madh?, flamurin e ?dukurisë Braçe? po e ngre Gaqo Apostoli.
Kurse imitimin më besnik të ?dukurisë Braçe? e shohim në PD-në e Berishës. Shkrimi me titull ?Prapaskenat e politikës së mejhaneve?, i botuar në gazetën ?Sot? të datës 15 Tetor 2004, dëshmon se Saliu ka hedhur në veprim ?Braçen e tij?, po imiton Nanon në paralajmërimin e kolegëve të tij udhëheqës pëdëistë se duhet të bëhen gati të lëshojnë postet partiake.
Autori i shkrimit të mësipërm, Bislim Ahmetaj, është prej vitesh bashkëpunëtor i ngushtë i Sali Berishës, intelektual i ri i lidhur me ?shefin e madh? partiak më shumë se Braçja me Nanon, më i besueshëm për të qenë zëdhënës i planeve politike të Saliut se Erioni për planet e Fatosit. Dhe pikërisht Bislim Ahmetaj ka marrë përsipër ( nuk është pa vend të mendojmë se është ngarkuar nga Saliu, si Braçja nga Fatosi) të zbulojë në publik kalbësinë e brendshme të PD-së, sidmos të halleve të saj drejtuese në qendër e në rrethe. Ashtu si Nano edhe Berisha duket është bindur se pa pastruar mollën e tij partiake nga pjesët e kalbura e të krimbura nuk ka gjasa të dalë mirë në zgjedhjet e ardhëshme. Sa më shumë që shahen Nano e Berisha aq më shumë hedhin shikimin nga taktikat e njëri tjetrit për
të përballuar hallet e njëjta që i kanë zënë në luftën për pushtet. Berisha duket u bë xheloz se
mos Nano nëpërmjet ?dukurisë Braçe? i pastronte më shpejt hauret partiake. Prandaj i duhej dhe Saliut një ?Braçe demokratik?.
Qysh më 8 Shtator 2004 nëpërmjet shkrimit ?PD, parti e qëndrestarëve? ( gazeta ?Sot?) ishin bërë kritika të forta se PD-ja :? shkaqet i kërkon vetëm jashtë saj, tek kundërshtarët politikë?.qysh nga viti 1997 e deri sot në parti janë po ato figura ( që mund të jenë ?qëndrestarë? por nuk mund të jenë fitimtarë?. Shkruesi i këtij artikulli shumë të ashpër për PD-në Anastas Pjetri ( për ne i panjohur) e sfidonte edhe tezën e Berishës për hapjen e partisë duke theksuar : ?Hapje që për fat të keq ka rezultuar vetëm me ardhjen e ?dushkarëve? Zogaj dhe Imami. Pra nga Parti Demokratike, PD-ja është kthyer në parti të ?qëndrestarëve? e të ?dushkarëve?. Këto janë fjalë shumë të rënda kur mburrjes berishiane për hapjen e partisë e për përqafimin e tij me Zogajn e Imamin. Prandaj më 8 Shtator nuk
mund të mendonim se Berisha kishte vënë në lëvizje ?dukurinë Braçe ?në PD dhe se Anastas Pjetri ishte ?Braçja i Saliut?.
Por kishte dhe disa kritika të forta që Anastasi i bënte tamam sipas oreksit të tanishën politik të Saliut për të nisur njëfarë ?operacioni Braçe? jo në gjirin e PD-së, por në gjirin e aleancës partiake ?Bashkimi për fitore?. Anastasi e qortonte PD-në se ishte bërë ?hyzmeqarja e partive të tjera? ( që është e vërtetë deri në njëfarë mase). Por kjo ka ndodhur atëherë kur Berisha për interesa të politikës personale ua ulte vlerën udhëheqësve të PD-së duke rritur aksionet politike të drejtuesve të partiçkave aleate sidomos të Fatmir Mediut, Ekrem Spahisë, Teodor Laços e për njëfarë kohe dhe të Shpëtim Rroqit.
Anastasi i bënte PD-së dhe një varg qortimesh të tjera se nuk duhet të paraqitet shumë si antifashiste, si parti e të përndjekurve politikë, të mos jetë parti klasore, krahinore, klanore. Madje dukej që Anastasi ishte një kritik i përgatitur shumë mirë teorikisht se i kujtonte PD-së të mos binte as në pozitat e bakuninizmit ?lëvizja është gjithçka, qëllimi asgjë?, të mos bëjë shumë zhurmë për apartamentin e Nanos se për kaq gjë shqiptarët nuk marrin kend inat. Anastasi kishte kapur një gafë të rëndë të nënkryetares së PD-së, Jozefina Topalli, që kishte shprehur përbuzjen e saj ?aristokratike? për fshatarsinë shqiptare dhe i kujtonte kësaj përfaqësueseje të hidalgove të Shqipërisë se ?50% e shqiptarëve janë popullsi shqiptare?,
Pra ky shkrim për Berishën personalisht ishte thikë me dy presa, sepse kishte qortime që Saliut i leverdisnin për të shqelmuar ndonjë aleat ose koleg pëdëist, por kishte dhe qortime që vinin në siklet vet Saliun. Ishte një shkrim që nuk e krijonte ende ?dukurinë Braçe? të PD-së.
Ndërsa shkrimi i Bislim Ahmetajt ?Prapaskenat e politikës së mejhaneve? në datën 15 Tetor 2004 tregon qartë se kemi të bëjmë me ?dukurinë Braçe? në PD dhe se Saliu e ka përzgjedhur tashmë edhe ?Braçen e tij?. Bislim Ahmetaj gjithçka e ka shkruar për të vërtetuar se në PD burrë me vlera ka mbetur vetëm një Sali Berisha. Të gjithë të tjerët janë hileqarë, frikacakë, hipokritë, dallkaukë që bëjnë politikë meskine nëpër mejhane. Bislimi përshkruan një mbledhje të Këshillit Kombëtar të PD-së ku pas udhëzimeve që lëshojnë kryetari me sekretarin e përgjithëshëm nuk bëhet asnjë diskutim. Asnjë nuk kërkon fjalën. Asnjë nuk jep ndihmesë. Të gjithë duken të tulatur dhe mbledhja mbyllet. Ahmetaj nuk thotë se kur krijohet atmosferë e tillë në forumin partiak faji është i
drejtuesve që kanë shtypur deri në pikën e fundit demokracinë, ose me politikën e tyre ua kanë
hequr çdo dëshirë anëtarëve të këshillit të merren më tej me politikë partiake.
Më pas Ahmetaj përshkruan atmosferën e gjallë që krijohet po nga këta njerëz që mblidhen grupe-grupe nëpër kafenera e restorante, kur dhe uljet në tryeza u bëkan sipas rangjesh. Atje bëhet mbarë e mbrapsht politikë, madje përgojohet si në mejhanet e pijanikëve vet kryetari i partisë. Pra na del se forumi më i lartë i PD-së qenka një grumbullim thashethemexhinjsh, sarhoshësh, mynafikësh, qelepirxhinjsh, që me ndojnë vetëm si të tallen me kryetarin , si të xhvasin ndonjë copë pushteti. Mjerim për PD-në!
Mjerim për Shqipërinë! Por mjerim edhe më i madh për Salinë!
Bislimi nuk na thotë nëse e di apo jo Saliu këtë gjendje, nëse e njeh pse e ka toleruar. Mos vallë meqenëse i është krijuar kjo gjendje në parti vrapon tani pas Preç Zogajt, Arben Imamit, Nikoll Lesit, të përjashtuarve nga Gjinushi, të dalëve jashtë radhëve nga parti të tjera dhe pas atyre që dalin nga guacka e ?shoqërisë civile? vetëm kur nuhasin se mund t?u zerë dhëmbi ndonjë copë kërmë pushteti ose karriere politike pa i pas bërë hyzmetin?!
Edhe ?ujku i ri? i PD-së, Bislim Ahmetaj, ulërin si ??ujku i ri? i PS-së, Erion Braçe ;?Brenda forcës më të madhe të opozitës ka nevojë urgjente për ripërtëritje, këtë nuk mund ta mohojë kërkush, as politikanët e rendit të parë, as ata të rendit të dytë?. Kur puna mbërrin në këtë pikë do të thotë se partia është sklerotizuar plotësisht dhe ripërtëritja nuk është gjë që bëhet me urdhër të peshkut. Në këto raste ripërtëritja shabllone, mekanike është vetëm një operacion i menduar mirë që më shumë e ve në rrezik sesa e kuron organizmin. Ose përndryshe ripërtëritja është vetëm maskë e një operacioni të keq që kryetari dhe një klan i ngushtë rreth tij e bëjnë për të shpëtuar pozitat e veta, për të krijuar një shtresë t
ë re noviciatësh në servilizëm pasi servilët e mëparshëm nuk durojnë dot më të qëndrojnë në atë
pozitë.
Kur lexon fjalinë e mësipërme të ?Braçes së Saliut? të duket se Berisha po nis ?perestrojkën gorbaçoviane? dhe ?ripërtëritjen ramiziane? që dihet si përfunduan, si për Gorbaçovin dhe për Ramiz Alinë. Kritikët e fushatës gorbaçoviane tregoheshin ironikë por të saktë kur bënin për ?perestrojkën? një shpjegim të tillë : ?kjo do të thotë vetëm që zëvendësit të zënë vendin e shefave?. Dhe meqenëse ishte kështu ?perestrojka? doli ?një vrimë në ujë?.
Edhe ?Braçja i Saliut? këtë perspektivë parashtron për PD-në? :?ujqërit e rinj? në vend të ?ujqërve të plakur e të rrjepur?. Ja si ka shkruar ai : ?Në PD ka qindra intelektualë dhe specialistë të klasit të parë me të cilët brenda një ore mund të krijosh 50 kabinete qeveritare dhe nja 5 apo 6 parlamente disa herë më cilësorë se ky i sotmi dhe për këtë nuk duhet të kemi kurrfarë dyshimi?. Kush merr guximin të shprehet kështu publikisht tregon se nuk jeton edhe pse baret çdo ditë mbi këtë tokë shqiptare. PD as ka qenë e as është në gjendje të bëjë një qeveri të saktë e j
o më 50 siç na garanton?pa pikë dyshimi? Bislim Ahmetaj. Për shembull vet Bislimi që merr
përgjegjësinë të na japë këtë mësim nuk ka dhënë asnjë provë deri sot se është në gjendje të drejtojë jo më një dikaster por një drejtori në një dikaster. Merreni më ngadalë o ?trima berishianë? se e pamë në vitin 1997 sa të zotë jeni të qeverisni Shqipërinë!
Edhe Ramiz Alia kur e kishte marrë ferra uratën në pushtetin e PPSH mburrej se partia mund të nxirrte disa komitete qendrore. Nëse PD paska kaq shumë intelektualë pse u bënë kaq shumë lutje atyre të shoqërisë civile që ngurojnë të hapin gojën edhe kur u thua se do t?u hedhësh llokumin.?!
Tërë këtë mburrje të madhe ?Braçja i Saliut? e bën që të mposhtë deputetët e sotëm të PD-së e të zgjedhur të tjerë të sktrukturave partiake të lëshojnë vendin. Pra Bislim Ahmetaj po bën për Saliun në PD atë që bën Erion Braçja për Fatosn në PS. Nga të dy palët ?tralala zura një galë, por gala ishte e çalë?.Ahmetaj, Mustafaj dhe të tjerë nga klani i njohur berishian tropojan dhe shegertët e tyre në propagandë tani kanë praktikisht vetëm një objektiv, të çirren natë ditë me parullën ?gjithçka për Berishën, të gjithë nën Berishën? (djathtistë e majtistë, nacionalistë e kozmopolitë, monarkistë e republikanë, idealistë e dallkaukë etj.etj).
Berisha nuk ka ndërmend ta ndryshojë aspak ambicien e sjelljen e tij për të qenë ?faraon?? i politikiës në Shqipëri, edhe sepse është bërë personifikimi i dështimit politik, njësoj e mbase në disa drejtime më shumë se Nano. Prandaj edhe Saliu si Nano qëndrimin e mëtejshëm në politikë kërkon ta mbështesë mbi skartimin e kotë të bashkëpunëtorëve të vet, në shoqërinë e fantazmave të politikës së shkuar. A do të jenë të shumtë fanatikët e Berishës që do të mbeten të përkushtuar ndaj ?faraonit? të tyre deri në ?varrosjen e tij plitike??!
17 Tetor 2004 Abdi Baleta
Të mbiligjshmit dhe demokracia
Ndër shqiptarët, veçanërisht në Shqipëri, ka kohë që zhvillohet një mendësi dhe praktikë që vendos gupe të ndryshme sociale e profesionale mbi ligjin, u jep një ?status? të përjashtuar nga veprimi i ligjit mbi ta. Kjo është në kundërshtim me thelbin e demokracisë liberale që barazinë e koncepton pikërisht si barazi para ligjit.
Kështu që në fillim, në vitet ?90, bëhej një propagandë e madhe se gazetarët nuk duhet të dënohen për asgjë që shkruajnë e botojnë pavarësisht nëse ka ndonjë ligj që ndëshkon shkrime e botime të atilla. Për gazetarët e gazetarinë është thënë se ligji duhet të ketë vetëm një nen: ?gazetaria është e lirë?; është thënë se gazetari është lajmëtar dhe se lajmëtari nuk ndëshkohet pavarësisht nga lajmi që jep; është qortuar Berisha sa herë ka marrë ndonjë masë ndaj ndonjë gazetari se po mbyt fjalën e lirë, se është diktator, komunist etj. Në këtë qortim ndaj Berishës bashkoheshin shoqata gazetarësh, ?intelektualë?, shoqëria civile, partitë politike kundërshtare, shkrimtarë etj., etj. Kur Xhoana Nano paditi Fato
s Lubonjën për shpifje, dhe tani Nikoll Lesin, kundër Nanos u ngritën gazetarë, ?shoqata
gazetarësh?, ?intelektualë?, shkrimtarë, shoqëria civile, partitë politike kundërshtare, dimensione të faktorit ndërkombëtar dhe deputetë të veçantë etj. Nano qortohet se mbyt fjalën e lirë, është diktator, mafioz etj., etj.
Një grup tjetër për të cilin është mbajtur i njëjti qëndrim, qëndrimi se nuk duhen ndëshkuar pavarësisht se çka shkruajnë e thonë, janë shkrimtarët. Për shkrimtarët është thënë se janë ndërgjegja e kombit, se duhet të jenë krejt të lirë në idetë e ndjenjat e veta ashtu si i botojnë, se janë gjithnjë kritik ndaj çdo shoqërie, se shkrimtari është racë e veçantë dhe se raca e shkrimtarëve nuk mund të futet në kornizat e shoqërisë e ligjit etj., etj. Me këtë shkrimtarëve u jepet një status mbi ligjin edhe kur nuk ndëshkohen në cilësinë e shkrimtarit, por të politikanit. Sepse shkrimtarët shqiptarë kanë shumë dëshirë të hyjnë në politikë. Sepse shkrimtarët shqiptarë, nga njëra anë, kërkojnë që politika të mos ndërhyjë në art, në letërsi
dhe, nga ana tjetër, vetë ndërhyjnë në politikë. Natyrisht do të ishte mirë që politika të mos
ndërhyjë shumë në art, por do të ishte po aq mirë që edhe artistët, shkrimtarët të mos ndërhyjnë shumë në politikë. Sidoqoftë, kur shkrimtarët merren me politikë dhe ndëshkohen për veprimet politike, atëherë bëhet një presion i fortë të mos veprohet mbi të sepse është shkrimtar dhe shkrimtarët janë ?mbi ligjin?. Kur ndonjë shkrimtar qortohet ose madje dërgohet në gjykatë për veprim të kundraligjshëm në mbrojtje të tij ngrihen gazetarë, ?shoqata gazetarësh?, ?intelektualë?, shkrimtarë, shoqëria civile, partitë politike kundërshtare, dimensione të faktorit ndërkombëtar etj.
Një grup tjetër që vihet mbi ligjin, për të cilin kërkohet që ligji të mos veprojë janë kryetarët e partive politike, veçanërisht të opozitës dhe madje politikanët përgjithësisht. Berisha ka qenë qortuar shumë se ka arrestuar dhe dënuar me burg kryetarin e një partie politike opozitare, Fatos Nanon. Nga ana e tij, Nano qortohet se po linçon opozitën për çdo deklaratë se mund të kërkoj ndëshkim ligjor ndaj ndonjë politikani-gazetari opozitar. Kur ndonjë kryetar partie-politikan-gazetar-publicist etj., etj., njoftohet se do të përballet me një proces gjyqësor për veprimet që supozohen të kundraligjshme në mbrojtje të tij ngrihen gazetarë, ?shoqata gazetarësh?, ?intelektualë?, shkrimtarë, shoqëria civile, partitë politike kundërshtare,
dimensione të faktorit ndërkombëtar etj.
Një grupim tjetër që përjashtohet nga veprimi i ligjit mbi ta janë drejtuesit fetarë ose thjeshtë të veshurit me petkun fetar. Po të dërgohen para gjykatës për një veprim të supozuar të kundraligjshëm për ta thuhet se janë dërguar në gjykatë si përfaqësues të fesë, se feja është e lirë, se personat që përfaqësojnë fenë janë të lirë, se sulmi është sulm ndaj fesë etj. Berisha ka qenë qortuar shumë se përzuri një prift grek si agjent dhe veprimtar politik i shovinizmit grek, qeverisja e sotme se po u vë dinamit kryqeve (të ngritur pa leje ndërtimi) etj. Kur një person me petk fetar lajmërohet se do dërgohet në gjykatë për veprimet e tij jofetare të kundraligjshme në mbrojtje të tij ngrihen gazetarë, ?shoqata gazetarësh?, ?intelektualë
?, shkrimtarë, shoqëria civile, partitë politike kundërshtare, dimensione të faktorit ndërkombëtar
etj.
Kështu nga veprimi i ligjit janë përjashtuar dhe mbi ligjin janë vënë një numër i madh i grupeve sociale e profesionale si grupi i gazetarëve, grupi i shkrimtarëve dhe artistëve, grupi i politikanëve, grupi i fetarëve. Ligjit ka mbetur t?i nënshtrohen, ose ligji bëhet vetëm për pjesën tjetër të mbetur të popullsisë që nuk ka arritur që në ndonjë mënyrë të bëhen ?person publik? ose të lidhen me ndonjë prej bandave qeverisëse në pozitë ose opozitë.
Mbasi konstatohet ky fenomen faktik empirik reflektimi rreth tij zbulon fakte më shqetësuese:
1. Krijimi i individëve dhe madje grupeve sociale që përjashtohen nga veprimi i ligjit dhe që qëndrojnë mbi ligjin është në kundërshtim me parimet dhe kërkesat më themelore dhe fillestare të demokracisë: barazia e të gjithëve para ligjit. a) Meqenëse barazia para ligjit është kërkesë dhe parim themelor e fillestar i demokracisë do të thotë se ata që e shkelin e dinë (kjo duket në faktin se e thonë vetë çdo ditë) se po veprojnë kundër demokracisë; b) meqenëse kundër demokracisë kanë dalë personat dhe grupet kryesore publike si gazetaria, shoqëria civile, politikanët, fetarët, shkrimtarët etj., kjo do të thotë se demokracia në Shqipëri është një shoqëri shumë e largët; c) kjo do të thotë po ashtu se kundër demokracisë në Shqipëri janë
politikanët, përfaqësuesit e shoqërisë civile, gazetarët, shkrimtarët dhe fetarët me të njohur në
vend të cilëve popullsia u shkon pas, i mbështetë, i voton. Përfundimi që del prej këtej është: derisa kundër parimeve më themelore e fillestare të demokracisë liberale kanë dalë aktorët kryesorë politik e shoqëror dhe popullsia që i mbështet atëherë ndërtimi i shoqërisë demokratike në Shqipëri është i pashpresë. Rrugëdalja mbetet: këta politikanë, parti politike, publicistë, intelektualë, shkrimtarë, përfaqësues të shoqërisë civile etj., në pozitë dhe opozitë të mos mbështeten nga popullsia, votuesit. Derisa kjo duket e pamundur, ndërtimi i një shoqërie demokratike duket i pamundur.
2. Krijimi i individëve dhe madje grupeve sociale që përjashtohen nga veprimi i ligjit dhe që qëndrojnë mbi ligjin nuk bëhet për hir të ndonjë parimi moral ose demokratik, por mbi bazë banditeske. Kjo duket në dy fakte. I pari, mbrojtja nga ballafaqimi me procesin gjyqësor ofrohet vetëm për ata që janë të lidhur me interesa private a pushteti privat pavarësisht nga grupimi social a profesioni dhe u refuzohet të tjerëve pavarësisht nga grupimi zocial a profesioni. I dyti, për të njëjtin veprim që kur e bëjnë vetë argumentojnë se është i drejtë, kur e bën kundërshtari argumentojnë se është i padrejtë.
Për të mos u zgjatur, se lexuesit mund të dinë e të gjejnë vetë mjaft raste, këtu mund të përmenden për ilustrim vetëm nga një rast për secilin pohim.
Mbi një vit më parë kur në gjykatë nga Aleksandër Meksi u dërgua Abdi Baleta për veprën e fyerjes publike sepse kishte cituar shumë burime publike që pohonin se babai i Meksit ka qenë oficer grek asnjë nga aktorët politik, mediatik, social a të shoqërisë civile nuk u ngrit në mbrojtje të tij megjithëse formalisht Baleta i përmbushte të gjitha kriteret për t?u marrë në mbrojtje: Baleta është publicit dhe gazetar (boton gazetën ?Rimëkëmbja? dhe shkruan aq shumë sa i thonë ?grafoman?), është politikan, kryetar i një partie opozitare (i të vetmes parti opozitare në Shqipëri, ?Rimëkëmbja Kombëtare?), është person publik, është intelektual në kuptimin e kritikut shoqëror etj. Rreth një vit më parë kur nga Xhoana Nano u shpall se do të dër
gonte në gjykatë Fatos Lubonjën sepse kishte cituar burime publike që sipas saj përbënin fyerje
publike nga ana e Lubonjës, në mbrojtje të Lubonjës u ngritën gazetarë, shkrimtarë, parti politike (sidomos partia Demokratike), organizata të shoqërisë civile etj., me argumentimin se Lubonja është publicist, intelektual, shkrimtar, veprimtar politik etj. Tani e njëjta mbrojtje i ofrohet Nikoll Lesit dhe me të njëjtat argumente se është publicist, politikan, opozitar etj. Analiza e këtyre rasteve tregon se Baletës nuk iu ofrua mbrojtje nga askush sepse është publicist, gazetar, politikan, opozitar dhe intelektual i vërtetë (realisht) dhe koherent parimor, ndërsa Lubonjës e deri tek Lesi u ofrohet mbrojtje me argumentin se janë publicist, politikanë etj., sepse gjithnjë i janë bashkuar një grupimi kundër tjetrit, pastaj tjetrit kundër të parit sa herë u është dhënë mundësia të shkaktojnë trazira sociale e politike pa asnjë qëndrim parimor e koherent. Pra, kanë qenë pjesë të bandave qeve
risëse herë të pozitës, herë të opozitës.
Në kohën kur u arrestua dhe dënua Nano nga Berisha, PD dhe aleatët e tij argumentohej se ligjit nuk i shpëton askush, pavarësisht nëse është ose jo politikan, kryetar partie, opozitar, gazetar, publicist etj. Tani që dërgohet në gjykatë Nikollë Lesi, Berisha, PD dhe aleatët e saj argumentojnë se nuk duhet dërguar para ligjit një publicist, gazetar, politikan, opozitar etj. Në kohën kur u dërguan para ligjit Nano ose keqtrajtohej ndonjë gazetar, vetë ai, PS dhe aleatët e saj argumentonin se nuk duhet dërguar para gjyqit publicistë, gazetarë, politikan, opozitar etj. Tani që Nano vet padit një publicist, gazetar, politikan, opozitar argumenton se të gjithë janë të barabartë para ligjit. Kështu, të njëjtët aktorë politik, të njëjtët pe
rsona herë argumentojnë se të gjithë janë të barabartë para ligjit, herë argumentojnë se kategori
të caktuara sociale e profesionale nuk duhen dërguar para ligjit edhe kur rastet janë të ngjashme në elementë thelbësor.
Përkundrazi, Baleta, ashtu si për vete kishte argumentuar se është e padrejtë të paditet për fyerje vetëm pse ka cituar burime publike të papërgënjeshtruara nga Meksi, ka argumentuar se është e padrejtë të paditet në gjykatë edhe armiku i tij politik dhe mendor, Fatos Lubonja, vetëm pse ka cituar burime publike ende të papërgënjeshtruara. Po ashtu Baleta është shprehur kundër dënimit të Kastriot Myftarajt, njeriut që ka shkruar një libër të tërë me shpifje kundër vetë Baletës, sa kohë që mbetet në shprehje mendimi (shpifës).
Ky është qëndrim parimi moral e politik. Njeriu mund të jetë kundër këtij parimi të Baletës që është për një liri të shprehjes së mendimeve pa kufizime ligjore, që nga nazizmi deri te komunizmi sa kohë nuk shkelin ligjet e tjera, ose mund të pajtohet më të; por mbasi përcaktohet e zgjidhet parimi, atëherë është e palejueshme të zbatohet në mënyrë përzgjedhëse, të njëanshme politikisht, emocionalisht apo banditisht. Kështu p.sh., në SHBA për të cilën nuk dyshohet se është shoqëri demokratike liberale (në mos shëmbëlltyra e demokracisë) janë të lejuara të gjitha ideologjitë, duke përfshirë edhe ato që quhen si ekstremiste, si nazizmi, racizmi (p.sh., epërsia e racës ariane) e deri tek komunizmi sa kohë mbeten në fushën e veprimit poli
tik, ideologjik etj., pa shkelur ligje të tjera si mbajtja e armëve pa leje, vrasjet, grabitjet,
rekrutimet e dhunshme etj. Ose mund të veprohet si në shumë vende të tjera demokratike ku ndalohen disa lloje ideologjish të cilësuara si ekstreme raciste. Por, edhe një herë, mbasi bëhet zgjedhja, parimi duhet zbatuar njëlloj për të gjithë. Përndryshe jo vetëm nuk ka shoqëri demokratike, por nuk ka as politikë veç banditizmit.
3. Krijimi i individëve dhe madje grupeve sociale që përjashtohen nga veprimi i ligjit dhe që qëndrojnë mbi ligjin bëhet për të mbajtur në jetë gjendjen e rrëmujës politike e sociale në Shqipëri, dhe jo nga mosbesimi tek zbatimi i ligjit dhe korrektësia e gjykatës. Kur vihen mbi ligjin individë, grupe sociale, politike, profesionale, fetare etj., argumentohet se fjala nuk është që vërtetë të përballen me ligjin mbasi gjyktat në Shqipëri janë të korruptuara, të njëanshme politikisht dhe nën ndikimm politik e monetar. Por edhe pse është kështu, një politikë serioze, e shqetësuar për vendin dhe popullin, e shqetësuar për demokracinë bën presion që gjykatat të zbatojnë ligjin me korrektësi dhe jo që të shpallen aktorë mbi ligjin. Një po
litikë serioze dhe demokratike do të vinte në qendër gjykatën, do të kërkonte dënimin e gjykatësve
që japin vendime të padretja gjyqësore si p.sh., gjykatësit që zhvilluan procesin gjyqësor kundër Baletës dhe tek të cilët shkelja e ligjit është lehtësisht e konstatueshme, e jo të kërkojë që njerëzit të mos i nështrohen ballafaqimit me ligjin. Por rregullimi i gjykatave do të pakësonte rrëmujën politike e sociale në Shqipëri dhe kështu mundësitë për përfitime të kundraligjshme të aktorëve të rëndësishëm politik, social, mediatik e të shoqërisë civile.
Si përfundim, duket qartë se krijimi i të mbiligjshmëve në Shqipëri është interes i forcave të rëndësishme politike, sociale e kulturore që sa kohë të kenë mbështetje politike në popullsi do të pengojnë çdo fillim (e jo më arritjen) të ndërtimit të një shoqërie demokratike dhe të mirëqenies.
Tiranë, 26.10.2004 Hysamedin Feraj
HAKMARRJA PA KUPTIM E ?ZP? KUNDËR MOISIUT
Faqja e parë e gazetës ?ZP? më 17 Mars 2004 ishte mbushur me titujt e nëntituj të mëdhenj gjithë mllef të shkarkuar kuturu kundër Presidentit Alfred Moisiu: ?President! Ja si na i nxjerrin të hurit e të litarit nga burgu?, ?President shkundu! Merr përgjegjësinë tënde për gjykatat e korruptuara deri në palcë?.
Jepen fakte e të dhëna sesi lehtësohen e shpëtohen nga burgu ata që kryejnë krime të rënda në rrethe të ndryshme. Pasi numëron mëkatet e gjykatave gazeta e Partisë Socialiste, praktikisht dhe gazetë qeveritare, me dëshpërim lëshon klithmën e pafuqisë së pushtetit: ?Ky është kulmi?. Faqe të tëra të gazetës janë mbushur me episode që mbështesin këtë protestë të ?ZP-së? kundër presidentit.
Në pamje të parë duket sikur ?ZP? ka bërë një punë shumë të mirë; më në fund e ka kapur demin për brirësh në një sektor jetik të jetës shtetërore e shoqërore në Shqipëri, në fushën e dhënies së drejtësisë e të luftës kundër kriminalitetit. Në fakt ?ZP? me klithmat e saj ka bërë vetëm një vrimë në ujë. E kush nuk i di ato që ka shkruar ?ZP-ja?. Pse është lodhur kot gazeta të vejë në sëkëlldi Kryetarin e Shtetit. Ai të tëra këto i di, madje ia ka thënë popullit shqiptar edhe më parë se ?ZP-ja?. Të gjithë i mbajmë mend konferencat e organeve të drejtëisë ku Moisiu ka qenë i pranishën dhe ka mbajtur plot fjalime. ?Reforma në drejtësi-sfida jonë? ishte titulli me të cilin botoheshin në një gazetë porositë e Moisiut në ?Konferencën me rastin e 90 vjetorit të Ditës Kombëtare të Drejtëisë?. Në fjalimin e mbajtur
në Konferencën ?Për një pushtet të përgjegjëshëm ? (shih gazeta ?55?, 16 Prill 2003) Moisiu theksonte: ?Vemendja kryesore kërkohet të drejtohet sidomos në intitucionet e drejtësisë?. Disa herë Moisiu është betuar se do t?i reformojë e ndreqë këto organe. Kurse gjendja po bëhet keq e më keq.
?ZP? është alarmuar së tepërmi tani jo për shkak të keqësimit të gjendjes, por sepse Moisiu ka bërë disa kritika për t?ua hedhur fajin mekanizmave të pushtetit ekzekutiv, pra qeverisë së Nanos, për dobësitë në luftë kundër kriminalitetit. Prandaj dhe ?ZP? hakmerret ndaj Presidentit. Nuk ka asgjë të keqe që ?ZP? u kujtua të lëshojë qortime të rënda kundër Moisiut sepse me të vërtetë ky ka përgjegjësi të madhe që gjendja është e vajtueshme në sektorin e drejtësisë. Por tashmë e ka marrë ferra uratën. Presidenti e qeveria do të luajnë lojën e kungulleshkave dhe asgjë nuk do të ndryshojë. Sa herë e kemi dëgjuar presidentin Moisiu të caktojë detyra për shtetin në këtë apo atë drejtim. Dhe gjithmonë harron se ai vet është kryetari i shtetit dhe ka përgjegjësi
në e parë.
Me këtë ?trepushtet? që është krijuar në Shqipëri (presidenti Moisiu-kryeministri zyrtar Nano-i vetkonsdiruari kryeministër informal Berisha) asgjë nuk do të shkojë mbarë në asnjë fushë, sepse secila palë përpiqet të pengojë tjetrën, secili çirret për të fajsuar tjetrin. Në Shqipëri ?trepushteti? ka mbytur veprimtarinë normale të ?tre pushteteve të ndara? që i reklamon teoria e demokracisë. Tani vendin e bashkërendimit të punës midis tre pushteteve e ka zënë futja e shkopinjëve në rrota dhe fajsimi midis tre pushteteve. Është e domosdoshme të mendohet seriozisht për një përqendrim më të madh të pushttetit, përndryshe papërgjegjshmëria do të rrënojë dhe më keq Shqipërinë. Dhe duhet filluar nga zgjedhja e presidentit drejtpërsëdrejti nga populli.
17 Mars 2004 Abdi Baleta
A I DI BESNIKU ARSYET PËR TË MOS QENË BERISHA KRYEMINISTËR?
Më 17 Tetor në gazetën ?Albania? binin në sy titujt intrigues ?Tri arsye që Berisha të jetë kryeministër?, ?Flet Besnik Mustafaj, diplomati i selisë blu?.
Arsyeja e parë intriguese ishte: përse dëshirën e Berishës për të qenë kryeministër e shpall ?diplomati i selisë blu?? Caktimi i kryeministrit nuk është punë e diplomacisë, por e forumeve ose politikanëve që merren me çështjet e politikës së brendshme. Prandaj do të kishte më shumë kuptim që këtë dëshirë ose vendim të Berishës ta shpallte njëri nga nënkryetarët e partisë, Jozefina Topalli, Bamir Topi, sekretari i përgjithshëm, Ritvan Bode, sekretari për marrëdhëniet me publikun, Spartak Ngjela, ose një udhëheqës partiak si Pjetër Arbnori. Nuk ka asnjë motiv të shëndoshë politik e partiak që këtë dëshirë ose vendim të Berishës ta shpallë ?diplomati i partisë?. Nëse ka ndodhur pikërisht kështu kjo do të thotë se vet Berisha ka çmuar se këtë nder duhet t?i
a bënte ?Besnikut të partisë? dhe ?kanakarit të Salisë?, zotëri Mustafajt, i cili është dhe
personi i përzgjedhur në PD për të vepruar nëpërmjet gazetash që nuk njihen si të rrjetit salist.
Por konsideratat e mësipërme nuk kanë rëndësi aq të madhe. Me rëndësi janë mendimet e Mustafajt që ?Albania? i nxjerr më në pah: ?Berisha ka tri cilësi të domosdoshme për të qenë lider i Shqipërisë: aftësinë vetkorrigjuese, moralin e lartë dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë. Është punëtor dhe i del zot punës. Nuk është hajdut, nuk shitet për para, nuk ndot duart për para. Shqipëria ka nevojë për një lider të ndershëm, për një njeri që vë interesat e Shqipërisë përmbi interesat personale?.
Nga ky paragraf ende nuk kuptohet pse gazeta ?Albania? ka vënë titullin ?Tri arsyet që Berisha të jetë kryeministër?. Besniku në këtë paragraf e rekomandon Berishën për lider të Shqipërisë. Nëse flitet për liderin numër një, atëherë duhet të jetë president, nëse flitet për një nga liderët, mund të jetë dhe kryetar i Akademisë së Shkencave, kryetar i Shoqatës së Atlantikut Verior etj.
Por pasaktësinë më të madhe gazeta e ka kur numëron arsyet. Besnik Mustafaj ka përmendur të paktën 8 arsye në paragrafin e cituar. Pastaj shtohet dhe një arsye tjetër në mestitullin ?Perëndimorët do të mbështesin Berishën kryeministër?. Kjo ndoshta e ka bërë ?Albanian? të jetë e sigurt se Mustafaj Berishën e propozon pikërisht për kryeministër dhe Berisha tashmë ka vendosur që t?ia presë shpresat Godos që i bëri thirrje të deklarojë se Saliu nuk do të jetë kryeministër e të caktojë një tjetër për këtë post.
Të gjithë e dinë atë historinë kur një njeri me pushtet shkoi për vizitë në një fshat dhe u zemërua që mbrritja e tij nuk u përshëndet më rënien e këmbanave të kishës. Zemërimin e tij ia shprehu priftit, i cili duke belëbzuar nisi justifikimin: ?Zotëri kishte 36 arsye që nuk u ramë këmbanave. E para është se nuk kemi këmbana?. Zotëria i lartë e ndëpreu: ?Po ç?më flet atëherë për 36 arsye, kur e para i shpjegon të gjitha?. Si qytetarë të vendit ku Besnik Mustafaj propozon Berishën për kryeministër duke dhënë disa arsye në mbështetje të këtij propozimi kemi të drejtën të themi nëse pranojmë apo jo sugjerimin. Ta themi troç ka shumë aryse, më shumë se 36, për të cilat propozimi i Besnik Mustafajt na duket i pa vend dhe i papranueshëm. Për t?i rënë shkurt m
und të përmendim një arsye të parë ?Nuk e duam Berishën kryeministër që të mos bëhet Besnik
Mustafaj ministër i jashtëm?.
Mirëpo meqenëse puna e kryeministrit të Shqipërisë është shumë më e koklavitur dhe më shqetësuese se puna e vizitës së një zotërie të lartë në një fshat nuk mund ta nisim nga kjo arsye e ta mbyllim shpejt muhabetin. Prandaj po e lëmë për numrin tjetër të debatojmë pakëz me Besnik Mustafajn përse Sali Berisha nuk duhet të jetë kryeministër i Shqipërisë. Nuk e dimë nëse Besniku i di apo i merr me mend disa nga arsyet përse mendojmë kështu. Por do të përpiqemi që në mos për Besnikun të jemi sa më të qartë për lexuesit.
E themi qysh tani se do të jetë shumë keq për Shqipërinë në qoftë se kryeministër bëhet Sali Berisha. Cilësitë e mira që numëron Besniku, edhe sikur t?i marrim të mirëqena, mund të na bindnin nëse emrin e Sali Berishës e dëgjonim për herë të parë, por jo kur kemi parasysh përvojën me Sali Berishën si president i Republikës dhe si kryetar i PD-së. Besnik Mustafaj ose nuk do ta mbajë parasysh këtë përvojë negative, ose pastaj ajo i duket normale, çka është dhe më keq për ?diplomatin e selisë blu?.
17 Mars 2004 Abdi Baleta
DIKUSH DUHET TË PËRGJIGJET PËR "SKANDALIN KLOSI"
Para disa ditësh në shtyp është njoftuar se Gjykata e Apelit, ashtu si gjykata e shkallës së parë e Tiranës, ka shpallur të pafajshëm ish kreun e Shërbimit Informartiv Shtetëror, Fatos Klosi. Ky ishte akuzuar nga Prokuroria për shpërdorim detyre në bazë të një denoncimi penal të bërë kundër tij nga vet kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano.
Edhe pse tashmë kanë kaluar dy vjet shumë shqiptarë duhet t'a kenë parasysh atë gjykimin politik skandaloz që iu bë Fatos Klosit në Komisionin e posaçëm parlamentar të kryesuar nga deputeti i PD-së, Spartak Ngjela. Nuk mund të harrohet lehtë "skandali Klosi" (më saktë Nano-Berisha-Ngjela) kur para kamerave televizive telendisej e denigrohej vet Shërbimi Informativ Kombëtar. Nuk hiqen lehtë nga kujtesa ato skenat e gjestet histerike që bënte Spartak Ngjela kur mallkonte e kërcënonte Klosin dhe e kthente në institucion qesharak të urryer SHISH-in. Nuk harrohet se si pushtetarë dhe opozitaë në euforinë e përqafimit midis Nanos e Berishës nxirrnin në bangon e të akuzuarve vet kreun e Shërbimit Informativ Kombëtar me hamendësime herë për
mënyrën e shpenzimit të fondeve herë për krime të rënda të karakterit politik sipas trillimesh
gazetareske. Mbahet mend mirë se si hakërrohej Spartak Ngjela se pas përfundimit të hetimit në Komisionin e tij Fatos Klosi do ta kishte vendin vetëm në burg.
Tani Fatos Klosi e ka kaluar procesin hetimor e gjyqsor dhe nga gjykatat e dy shkallëve është shpallur i pafajshëm. A duhet të mbajë përgjegjësi ndokush për denigrimin që iu bë në sytë e gjithë agjenturave të huaja Shërbimit Informativ Shtetëror. A ndjen ndonjë përgjegjësi politike dhe qytetare Spartak Ngjela që ato hakërrimet e tij dolën tërësisht bllof? A ndjen përgjegjësi politike dhe qytetare Fatos Nano që denoncimi i tij përfundoi si fluskë sapuni? Fatos Nano që ankohet vazhdimisht për "dënimin e tij të padrejtë" për shpërdorim detyre në administrimine fondeve të ndihmave italiane kur ishte kryeministër në vitin 1991 duhej të ishte personi më i përmbajtur për të akuzuar për shpërdorim detyre gjatë administrimit të fondeve kreun e shërbimit sekret shtetëror.
Po a ndjen përgjegjësi politike edhe kreu i PD-së Sali Berisha që tërë të këqijat që kishin ndodhur në Shqipëri ia ngarkoi Fatos Klosit dhe ky doli i pafajshëm?!
Pas vendimit të pafajsisë që dhanë dy gjykata për Fatos Klosin çfarë mund të thotë tani Sali Berisha që u paraqit dhe si akuzator publik e politik e në Komisionin Ngjela duke i dhënë përmasa të veçanta "skandalit Klosi"?! Fjala e Berishës para "Komisionit Ngjela" është botuar në "Korrieri" të datës 23 Tetor 2002 nën titullin domethënës për atëherë e për sot " Berisha: Klosi pengoi pajtimin PS-PD". Nuk shkoi shumë kohë pas këtij zbulimi mashtrues berishian dhe miqësia e madhe Nano-Berisha hyri në një periudhë tjetër të acaruar me sharje edhe më të rënda se kur Klosi ishte shef i SHISH-it.
Më 23 tetor 2002 gazeta "Albania" mendimet e Berishës i botonte nën titullin "Berisha: Klosi punonte prapa krahëve të Fatos Nanos". Ishtë një deklaratë e pabesueshme për një "armik" të Nanos. Por edhe kjo ndodhi. Nuk shkoi shumë kohë dhe po ky Sali Berishë filloi ta sulmonte përsëri Nanon edhe më keq se më parë, madje vuri në lëvizje më shpifarakët nga "vrasësit me pagesë në publicistkë" që mban në shërbim të tij për të gozhduar e nxirë sa më shumë Nanon. Po nuk e kemi dëgjuar të japë ndonjë shpjegim se përse në vitin 2002 Nanon e paraqiste si "viktimë naïve" të Fatos Klosit.
"Gazeta Shqiptare" e datës 23 tetor 2002 shkruante " Berisha: Klosi solli krizën". Tani Berisha ulërin kundër krizëbërësit të madh Fatos Nano të cilin më 2002 e shkarkonte nga çdo përgjegjësi për krizat politike në Shqipëri. Përsëri Berisha nuk jep shpjegime se përse bën akrobacira të tilla mashtruese që të pështirosin. Gazetat kanë nxjerrë në pah thënie të tilla të Berishës: "Klosi ka qenë pa diskutim një shtyllë kryesore e krimit të organizuar dhe e krimit politik në Shqipëri, por kupola drejtuese e kësaj veprimtarie ka qenë gjetiu" ("Albania" 17 Tetor 2002). E ku mund të ketë qenë vallë përderisa Berisha Nanon e paraqiste si
një fatkeq prapa kurrizit të të cilit punonte Fatos Klosi? Nëse Nano edhe atëherë ka qenë
kryekupolari i krimeve që bënte Klosi, siç thotë Berisha përsëri tani, përse Saliu i ka gënjyer shqiptarët para dy vitesh?
Më 23 Tetor 2002 gazeta "Albania" nxirrte më në pah këto fjalë të Berishës: "Klosi e përdori Shërbimin Sekret për të sulmuar opozitën, për të eliminuar drejtuesit e saj, për të destabilizuar vendin për qëllimin e vetëm: kontrollin e pushtetit nga një kupolë më e lartë se qeveria dhe për rizgjedhjen e Meidanit në krye të Presidencës". Pra, shfajsonte qeverinë e Nanos dhe fajsonte klanin e Meidanit. Tani fajson vetëm qeverinë e Nanos dhe ka harruar klanin e Meidanit (se Saliu është bërë ortak me Ilir Metën). Kur do flasë ndonjëherë sinqerisht e me përgjegjësi Sal
i Berisha para shqiptarëve?!
Për shkak të këtyre pelivanllëqeve të neveritshme Berisha është bërë tërësisht i pabesueshëm në ato që thotë edhe kur i prek problemet therrëse me njëfarë arsyeje. Berisha e ka humbur ekulibrin politk plotësisht. Berisha bëri atë që thoshte i ndjeri Nafiz Bezhani "ktheu Nanon në politikë" ("Panorama" 18 Shtator 2003). Në vitin 2002 Berisha Nanon e ktheu edhe në postin e kryeministrit që vet të dukej si bashkëkryeministër informal. Prandaj tërë sulmet i drejtoi kudër Fatos Klosit. Kur hesapet nuk i dolën si i kishte bërë në kokën e tij u rikthye tek sulmet kundër Fatos Nanos dhe harroi Klosin. Por nëse Berisha e Ngjela heshtin për skandalet që bënë në "çështjen Klosi" para dy vitesh ka shumë shqiptarë që i mbajë mend ato.<
/FONT>
Tani që u shpall i pafajshëm Fatos Klosi ka jo vetëm të drejtën morale por edhe detyrimin politik e qytetar që të kërkojë llogari nga ata që e telendisën SHISH-in në gjyqet politike speciale kundër tij. Në një intervistë të botuar më 3 Nëntor 2002 në gazetën "Albania" Fatos Klosi i ka quajtur Nanon e Berishën "njerëz të mbrapshtë" dhe ka thënë se "qëllimet e tyre janë të mbrapshta e antikombëtare" kur sulmuan atë dhe SHISH. Në një tjetër intervistë në gazetën "Albania" të datës 8 Shtator 2004 Klosi është shprehur: "?jam i bindur se Shqipëria nuk është bërë deri tani sepse në krye të saj kanë qenë njerëz që nuk kanë pasur si qëllim të bënin Shqipërinë, ose e kanë pasur si qëllim por nuk ka
në ditur?". Për detyrat që ka ushtruar ai duhet të ndihmojë që shqiptarët të kuptojnë se cilët
janë ata që nuk kanë pasur për qëllim të bënin Shqipërinë dhe si kanë dalë në drejtim të saj.
Tani që kreu i shërbimit sekret është çliruar nga akuzat penale që iu bënë e ka për detyrë të jetë më konkret në denoncimin e asaj dukurie që përmend në "Albania" më 8 Shtator 2004 se "shteti shqiptar më shumë ka penguar se ka ndihmuar në dërgimin e armëve në Kosovë (kur atje bëhej luftë)". Mos vallë pikërisht pse Fatos Klosi gjatë luftës në Kosovë ka vënë re një dukuri të tillë antikombëtare u bë objekt sulmesh të tërbuara në vitin 2002, sepse kishin mbetur të pakënaqur prej tij shërbime të spiunazheve të huaja?! Këtë hipotezë e kemi ngritur edhe para dy vitesh kur në ekranet televizive vlonte "inkuizicioni Ngjela" kundër Klosit. Tani një hipotezë e tillë na duket edhe më e besueshme se atëherë.
Me politikanë që e keqpërdorën paturpësisht "çështjen Klosi" për qëllimet e tyre politke brenda në Shqipëri dhe për makinacione ndërkombëtare ku mund të jenë përfshirë nuk mund të bëhet as shtet shqiptar, as demokraci në Shqipëri. Janë këta politikanë që nuk lënë poshtërsi pa bërë që të mbajnë monopolin mbi politikën shqiptare. Prandaj për "skandalin Klosi" dikush duhet të vihet para përgjegjësisë sikurse dhe për shumë çështje të tjera që kanë mbetur pezull para politikës e drejtësisë shqiptare.
17 Tetor 2004 Abdi Baleta.
KADERI NGA PERËNDIA NUK ËSHTË SI KRIMET NGA SERBIA
Bashkohemi me të githë shqiptarët për të shprehur ngushëllimet më të thella familjarëve të gjmnazistëve të Malishevës që humbën jetën në aksidentin e rëndë rrugor në Fushë Arrës të Pukës. U urojmë shërim sa më të shpejtë të lënduarve në këtë ngjarje të rëndë.
Është kurdoherë e dhimbshme të dëgjosh për ngjarje të tilla trishtuese si aksidentet që marrin jetë njerëzish kudo në botë. Bëhet dhe më e rëndë dhimbja kur fatkeqësia aksidentale të godet në vatrën tënde, në popullin tënd siç ndodhi me fatkeqësinë e madhe në Fushë Arrës me gjimnazistët nga Malisheva e Kosovës që kishin ardhur të njiheshin me pjesë të tjera të Shqipërisë .
Shtohen dhe më tej tronditja e brenga shpirtërore kur mendon se edhe aksidentet e fatkeqësitë e kësaj natyre që janë "kadere nga Perëndia" sjellin trishtim në atë proces afrimi, njohjeje, përqafimi midis pjesëve të ndara të kombit shqiptar. Nuk qenka e thënë që ky proces i shumëpritur, fare i ri, vetëm pesëvjeçar, të rrjedhë pa çaste të tilla hidhërimi e trishtimi. E në të tilla raste fatkeqësia më e madhe bëhet ligështimi para ndodhive të fatit, nga e cila shqiptarët i ruan tradita e njohur shqiptare e përballimit me stoicizëm edhe të ndëshkimeve nga fati.
Fatkeqësia e të rinjëve shqiptarë nga Kosova do të lejë plagë në zemrat e njerëzve të tyre dhe të gjithë shqiptarëve. Ajo u përjetua në një mënyrë shumë dinjitoze si këndej dhe andej kufirit të nëmur. Shqiptarët e përjetuan dhimbjen si njerëz e si komb. Këto ditë dhimbje e zije nuk kanë qenë as rasti, as nevoja të flitej për këtë ngjarje tragjike jashtë frymës e kornizave të traditës shqiptare të shprehjes së dhimbjes,e të ngushëllimit. Nuk ka qenë rasti e nevoja të flitej as për gjendjene njohur të rrugëve, as për rregullat e qarkullimit rrugor, as për pakujdesitë as për faktorë të tjerë të qenë e të imagjinuar që mund të kenë pasur ndikimin e vet në tragjedinë që ndodhi. Kryesore është që askush nga ata që kishin detyrë e mundësi
të bënin diçka për të lehtësuar dhimbjen e përballuar pasojat nuk u
kursye.
Pati dhe shkrime e komente që dhimbjen për atë që ndodhi e trazuan me një dozë të tepruar gjykimi e arsyetimi politik, madje e kaluan dhe në një dozë spekulimi politik. Edhe kjo do të ishte më mirë të mos vihej re, të kapërcehej duke çmuar se ndoshta kështu e kanë disa mënyrën e shprehjes së dhimbjes, sidomos kur humbasin jetën kaq shumë të rinj shqiptarë njëherësh. Por për fat të keq ka dhe raste kur edhe kufinjtë e spekulimit të rëndomtë politik janë kapërcyer, kur tragjedia që goditi shqiptarët është përdorur për provokim të mirëfilltë politik.
Ishte vështirë t'u besoje fillimisht syve kur më 17 Tetor 2004 në gazetën "Tema" të Mero Bazes lexoje një titull shkrimi "Një "Reçak shqiptar" për Kosovën". Autor i shkrimit është përsëri njeriu i caktuar për provokimet më të ndyra kundër ndërgjegjes shqiptare në propagandën bazeberishiste, pikërisht Kastriot m? ithtari i deklaruar i politikës së Koshtunicës në Shqipëri. Por fajin më të madh e ka natyrisht botuesi i gazetës që një tragjedi në aksident automobilistik që u ndodhi shqiptarëve nga Kosova në një rrugë malore në Pukë e emërton "Reçak shqiptar" për Kosovën. Fjalët "Reçak shqiptar" vërtetë janë vënë në thonjëza, por ky është një maskim prej struci i mendësisë dhe i ndjesive që kanë pasur në këtë rast ata që kanë shkruar e b
otuar këtë shkrim.
Nuk do të merreshim fare me marrëzitë e cinizmin që janë ngjeshur në këtë artikull që nis me "polemikë" me "ZP" për ngjarjet e 17-18 Marsit 2004 në Kosovë, për të shpallur më pas qeverinë e Shqipërisë si "vrasëse e të rinjëve kosovarë" se ka lënë rrugën në gjendje të vështirë etj. etj. Nuk ia vlente të merreshim as për thirrjen idioteske drejtuar në shkrim banorëve të zonave të Pukës që të falënderojnë Musolinin që paska bëë atë rrugë. Le ta shfrytëzonin me kënaqësi rastin e fatkeqësisë bazeberishistët për të bërë propagandën e tyre bajate në favor të Sali Berishës e kundër Fatos Nanos. Le ta shfrytëzonin sa të ngopeshin bazeberishistët rastin e fatkeqësisë për të lavdëruar Berishën e mir
ë, ndonëse edhe ky kur ishte President rrugën e pat lënë në gjendje më të keqe se sot. Le të
thurnin të dalldisurit e provokimit sa të donin fraza e fjali tuafe për politikat ballkanike edhe në këtë rast dhimbjeje e zije për fatkeqësinë aksidentale.
Por nuk mund të heshtet kur shkrimi nis me titullin "Një Reçak i ri për Kosovën" dhe mbyllet me vlerësimin idiotesk "Aksidenti ose më saktë vrasja e 14 tetorit qe një "Reçak" i ri për Kosovën". Nuk mund të heshtet sepse autorët që kanë shkruar e botuar këtë palo-shkrim ua kanë kaluar edhe serbëve në cinizmin antishqiptar, përderisa masakrën e Reçakut që bënë serbët në fillim të fushatës genocidale në Kosovë e krahasojnë me një aksident automobilistik që u ndodhi të rinjëve kosovarë në Shqipëri. Duket sheshit që pikërisht për të bërë një krahasim të tillë e ka shkruar artikullin personi që publikisht mburret si ithtar i Koshtunicës.
Qëllimi i tij është t'u thotë lexuesve shqiptarë se Reçaku duhet harruar dhe pikëllimi duhet të jetë vetëm për aksidentin e Fushë-Arrësit, që sipas tij dhe botuesit të "Temës" qenkan e njëjta gjë.. Ato pallavrat e tjera për të sulmuar Nanon e lavdëruar Berishën janë thjesht garniturë shoqëruese për provokimin e qelbur anti-shqiptar. Mero Baze me gazetën e tij po i thyen njërin pas tjetrit rekordet e provokimit kundër shqiptarëve, herë si duan grekët e herë si u pëlqen serbëve. Prandaj e ka marrë në shërbim ithtarin e Koshtunicës.
Ajo që ndodhi para disa ditësh në Fushë Arrës është një ngjarje që filozofia e urtë popullore shqiptare prej shekujsh e quan "kader nga Perëndia", kurse ajo që ndodhi para disa vitesh në Reçak të Kosovës ishte krim i rëndë e barbar nga Serbia. Vetëm gazeta e Mero Bazes mund të vejë shenjën e barazimit midis tyre.
17 Tetor 2004 Abdi Baleta
Do you Yahoo!?vote.yahoo.com - Register online to vote today!
Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...
Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:
shqiperia-subscribe@xxxxxxxxxxxxxxx
Per ta lene listen e-mailo:
shqiperia-unsubscribe@xxxxxxxxxxxxxxx
==================================================================
Yahoo! Groups Links
To visit your group on the web, go to:http://groups.yahoo.com/group/shqiperia/
To unsubscribe from this group, send an email to:shqiperia-unsubscribe@xxxxxxxxxxxxxxx
Your use of Yahoo! Groups is subject to the Yahoo! Terms of Service.
Next Message by Date:
click to view message preview
Re: The Center of the World
The Center of the World
The Double Eagle - Its Origin as The Symbol of the Illyr-Albanian People?
by James Wm. Pandeli
(Written for the 'Seminar on Illyrians' held at Prishtina, Kosova in the summer of 2004)
If one understands the Illyrian story, a story of the pre-historic era as presented in 'Oh Albania, My Poor Albania' (1980) by this writer, many aspects of the ancient world will be revealed and understood. The simple 'omphalos' stone is just one of many examples of the fragments in our past that is probably connected to this story.
'Omphalos' in Greek means 'navel', 'Kerthize' in Albanian. It was a common type of religious artifact. According to the ancient Greeks, Zeus sent out two eagles to fly across the world and they met at its center, the 'navel' of the world. Many records indicated that the omphalos stone was the holiest object at various oracle centers in all the lands bordering the Mediterranean Sea - the most well known being at Delphi... The main characteristic of the omphalos stone of splendor was its ability to allow 'direct communication with the gods'.
Avenues for analysis will often times present themselves when on reviews various possibilities when conceptualizing different ideas about history. The more accurate the ideas, the easier the analysis becomes because not only has a puzzle been revealed but the pieces begin putting themselves into place - it is then that the theories move ever closer to facts and we begin to appreciatie the possibilities of ancient truths.
And so it has become a story in itself, the Illyrian story wherein a 'Beginning' was discovered, and an understanding of a 'Birth', a connection to Mother-Earth, was realized. For thousands of years we have had the written stories and now we are made aware of a narration that is slowly emerging about the Illyrians and their world - opening the door to a spiritual awareness and understanding heretofore not available to man - something which might help humankind to better understand his world. The importance of the 'Seminar on Illyrians' held in the Albanian nation of Kosova (Dardhania) cannot be overstated because the Western World will eventually take notice that the story of its spiritual birth had been discovered. For the Albanians, the written stories, especially the religious stories of other culture
s has had the effect of diminishing their capacity to appreciate and comprehend the paramount worth of their own religious story and spiritual identity. Perhaps this is true of others.
The Hellenes lighted upon the Balkans thousands of years ago, probably from the Middle East or perhaps North Africa only to be met by an existing Illyrian World, that, in their attempt to comprehend and emulate, gave the impetus to the creation of their own Hellenic society, albeit with all the misinterpretations and misunderstandings and lack of appreciation that any foreigners might experience in a new, already occupied land with already hallowed traditions. But in this new, creative, evolving experience, a truth became overshadowed, then disappeared except for fragments, pieces of a puzzle, an unwritten story that could only come together when a missing link was conceptualized and then established. The civilizations with the writings survived and until now only their stories were told. Is that 'omphalos', the story of the two eagles sent by Z
eus one fragment?
(Is 'Parthenon', 'P Ardhen Oun', 'from where I come', another fragment?)
The Kosovar, (the Dardhanian) Julian, Emporer of Rome, nephew of Constantine the Great (of Emathia - Rome's more inclusive geographic/ethnic area for parts of Illyria) knew only parts of a religious tradition, and even then he knew it to be Hellenism. The spiritual sense of coming from a place where the world began, the center of the world at its birth eluded even him. That fragment of two eagles being sent to find the center of the world, the fragment of the Genusus River (Shkumbini), the concepts of Birth, Dawn, 'Afer Dite', of Love and Beauty, of Harmony on and all around the Mother-Earth, of West, 'Perendim', God, 'Perendia', 'Zephyr' (Greek) 'west wind', Ze fare (Albanian), 'voice of the ancestors', 'plehu', 'fertilize', the concept 'Ou Ra' (the name of the first Illyrian god 'Ou', 'falling' to Earth, 'Ra'), the names of the four principal
Albanian divisions, Geg, Tosk, Lab, Cham, that evolved in the earliest of traditons and revealed as a result of a new interpretation of 'Genesis of the Gods' by the Greek writer Hesiod (c. 700 B.C.) and exposed in 'Oh Albania...' , these all combining to form a new picture from fragments, a new idea of the ancients and their truths. Even the simple 'navel' on the human body has opened an avenue for thought as it may apply to the earliest culture in the Balkans and the connection to the concept of birth. It is this unwritten knowledge, because of its universality - stories created by man from his perceptions of nature and translated by the earliest Albanian language - that is revealed and should be understood.
What early Illyrian story had it been that inspired the Greeks to reveal the eagles flight? Is the Albanian symbol, the Double Headed Eagle, really two Eagles, silhouetting, one over the other, with the two heads distinct symbolizing the search and symbolizing the spirit of the people of the place where the Eagles met - the center of the world, the land of the Illyr-Albanian people?
Let us be aware that the Illyrian story, the Illyrian traditions should become common knowledge so that Western Man can appreciate the roots of his spiritual beginnings and understand his world and the motivating religious forces that continue to plague his existence as the result of the incomprehensions of the ancient Greek society, the lack of knowledge of the Illyrian world and the subsequent stories from the seeds of Abraham, the Eastern peoples, that took paramount notice as a result. Let us see if this concept of the 'omphalos' ('kerthize') the navel stone, will permit a more universal understanding of the gods rather than a 'communication with the gods', or the one true 'God' that has emerged above others in the written form in our evolution. Will the unwritten story, compatible with nature and reality emerge? Will the '
politics' of the written word - something that has failed to inspire a universal message, a universal understanding, a universal truth that has as its component an understanding of the human capacity - be realized? Many thinkers in the Western World are now writing about possibilities, codes, other stories, ideas of history, new narrations that expose a missing link, but few are brave enough here to go against the 'politics' that brought about the failures...and even fewer want to admit to an Illyrian connection. The time is coming where choice will leave no alternative, no other option, and the two eagles will again seek the center of the world... to find the balance. Illyrianism (i.e. Albanianism) will be understood someday and it will mean a 'beautiful nature, a powerful human spirit for goodness' . Afterall, it is the spirit that complements the intellect, a
nd after the thousands of lost years, turmoil and survival it is time to learn about the unwritten stories of the pre-historic era of the evolving human being and apply them to our world, to our understanding and to our evolution.

Previous Message by Thread:

Next Message by Thread: